19 November 2026, 19:33
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar nga avioni presidencial “Air Force One” liderët evropianë të mbledhur në Berlin për samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”, duke i informuar për bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas mediave të huaja, Trump u ka thënë liderëve se takimi me Putinin në Shenzhen të Kinës shkoi mirë dhe se do të ndihmojë për arritjen e paqes në Ukrainë.
Gjithashtu mediat raportojnë se gjatë telefonatës Trump ka kritikuar fondet shtesë për Ukrainën. Po ashtu, Trump ka deklaruar se homologu i tij rus, Vladimir Putin, ishte jashtëzakonisht i zemëruar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për shkak të sulmit ndaj urës së Kerçit, që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar.
Gjatë bisedës, Trump e vlerësoi takimin me presidentin kinez Xi Jinping dhe Vladimir Putinin si një sukses të madh, duke e cilësuar atë me notën “12 nga 10”. Ai theksoi se çështja kryesore e diskutuar gjatë takimit ishte lufta në Ukrainë, ndërsa konflikti në Iran, sipas tij, mezi u përmend.
Trump komentoi edhe qëndrimin e presidentit ukrainas, i cili kishte shprehur shqetësimin se vendimet për të ardhmen e Ukrainës nuk duhet të merren pa pjesëmarrjen e tij. Zelenskyy kishte theksuar se nuk ishte i pranishëm në takimin mes Trumpit, Xi Jinpingut dhe Putinit dhe se asnjë marrëveshje që prek Ukrainën nuk duhet të arrihet pa përfshirjen e Kievit./Dosja.al
donald trump
Bota
19 November 2026, 18:50
G.M
Friedrich Merz dhe Zelenskyy
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kërkuar që çdo negociatë e ardhshme për përf...
Bota
19 November 2026, 18:23
E.M
SHBA- Rreth 13 vjet pas publikimit të Grand Theft Auto VI, GTA VI, ka bërë premierën e saj këtë të enjte. Miliona lojtar&eum...
Bota
19 November 2026, 18:14
E.M
FRANCË- Autoritetet në Francën veriore kanë aktivizuar një plan për përmbytjet e mëdha që prekën rreth 25 kom...
Bota
19 November 2026, 18:02
G.M
Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping
SHBA- Është në rregull që presidentët të takohen me udhëheqës t&eum...
Bota
19 November 2026, 17:44
G.M
pamje
BRUKSEL- Një incident i pazakontë ka ndodhur në Bruksel, ku dy aktivistë kanë hedhur një substancë gri, që...
Bota
19 November 2026, 17:43
E.M
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë muajit shtator ka blerë rreth 265,000 dollarë aksione të Nvidia-s sipas deklarimit t&e...
Bota
19 November 2026, 17:35
E. D
Vladimir Putin, Xi Jinping, Donald Trump
KINË- Ukraina dhe Irani ishin dy konfliktet për të cilat Donald Trump kishte thënë se ...
Bota
19 November 2026, 17:23
G.M
Gjykata Ndërkombëtare Penale
KINË- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sundimtari rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez ...
Bota
19 November 2026, 17:16
G.M
pamje
RIAD- Një sulm që u atribuohet rebelëve Huthi të Jemenit ka goditur një nga rrokaqiejt më të lartë të...
Bota
19 November 2026, 17:11
G.M
Hakera
BRUKSEL- Komisioni Evropian është goditur nga një sulm i madh kibernetik, i cili dyshohet se ka ekspozuar një sasi të konsider...