19 November 2026, 17:44
Nga G.M
pamje
BRUKSEL- Një incident i pazakontë ka ndodhur në Bruksel, ku dy aktivistë kanë hedhur një substancë gri, që ngjante me hirin, mbi komisionerin europian për Shëndetësinë, Olivér Várhelyi, në shenjë proteste kundër përdorimit të pesticideve. Ngjarja ndodhi teksa zyrtari po përgatitej të mbante një fjalim në një samit kundër kancerit.
Dy protestueset u ngjitën në skenë dhe i hodhën pluhurin, duke ndërprerë aktivitetin. Aktivistet, pjesë e organizatës franceze “Cancer Colère”, kundërshtojnë propozimet e reja europiane për ndryshimin e rregullave të përdorimit dhe autorizimit të pesticideve.
“Ky është hiri i njerëzve që do të vrisni me pesticide”, i tha njëra prej tyre komisionerit, ndërsa tjetra deklaroi se ishte paciente me kancer dhe po protestonte kundër ligjit Omnibus.
Várhelyi reagoi i habitur ndaj veprimit, largoi pluhurin nga rrobat dhe vijoi fjalimin. Ai kritikoi protestueset për përdorimin e hirit në emër të viktimave të kancerit. Protesta lidhet me shqetësimet e organizatave mjedisore dhe shëndetësore se ndryshimet e propozuara mund të rrezikojnë shëndetin publik. Më shumë se 2 mijë shkencëtarë kanë kërkuar pezullimin e nismës deri në realizimin e një vlerësimi të pavarur, ndërsa mbi 300 organizata kanë paralajmëruar protesta të tjera më 24 nëntor, përpara Parlamentit Europian në Strasburg./Dosja.al
Olivér Várhelyi
Bota
19 November 2026, 17:43
E.M
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë muajit shtator ka blerë rreth 265,000 dollarë aksione të Nvidia-s sipas deklarimit t&e...
Bota
19 November 2026, 17:35
E. D
Vladimir Putin, Xi Jinping, Donald Trump
KINË- Ukraina dhe Irani ishin dy konfliktet për të cilat Donald Trump kishte thënë se ...
Bota
19 November 2026, 17:23
G.M
Gjykata Ndërkombëtare Penale
KINË- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sundimtari rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez ...
Bota
19 November 2026, 17:16
G.M
pamje
RIAD- Një sulm që u atribuohet rebelëve Huthi të Jemenit ka goditur një nga rrokaqiejt më të lartë të...
Bota
19 November 2026, 17:11
G.M
Hakera
BRUKSEL- Komisioni Evropian është goditur nga një sulm i madh kibernetik, i cili dyshohet se ka ekspozuar një sasi të konsider...
Bota
19 November 2026, 17:10
E. D
Vladimir Putin me zvpresidentin kinez
KINË- Nga pritja në aeroport te vendi në tryezë, Xi Jinping nuk i rezervoi Vladimir Putinit t&e...
Bota
19 November 2026, 17:07
G.M
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Një moment i pazakontë ka ndodhur në Parlamentin e Serbisë, ku Aleksandar Vuçiç...
Bota
19 November 2026, 17:03
E.M
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka konfiskuar ditën e sotme telefonat e përfaqësuesve të shtypit në bordin e aeroplanit presiden...
Bota
19 November 2026, 16:48
E.M
PALESTINË-Tre palestinezë janë vrarë këtë të enjte nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, mes tyre dy gra dhe nj&...
Bota
19 November 2026, 16:40
G.M
Donald Trump
SHBA- Një masë e pazakontë është ndërmarrë nga Shtëpia e Bardhë në bordin e avionit pres...