Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
"Isha në tavolinë me kryeministrin e Finlandës"/ Rama pas fitores së Kombëtares: Festova me Melonin edhe fitoren e Italisë ndaj Francës
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tregoi se lajmin e fitores e kishte përjetuar gjatë darkës së Komunitetit Politik Europian, ku ishte ulur në një tavolinë me kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin e Finlandës dhe disa përfaqësues të tjerë, ndërsa pranë tyre ndodhej edhe presidenti i Francës.
12 November 2026, 22:57Nga E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores 2-0 të Shqipërisë ndaj Finlandës, në ndeshjen e zhvilluar sot në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tregoi se lajmin e fitores e kishte përjetuar gjatë darkës së Komunitetit Politik Europian, ku ishte ulur në një tavolinë me kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin e Finlandës dhe disa përfaqësues të tjerë, ndërsa pranë tyre ndodhej edhe presidenti i Francës.
Duke folur nga makina, Kreu i qeverisë përgëzoi ekipin kuq e zi për rezultatin ndaj Finlandës. Rama theksoi ndër të tjera se bashkë me Melonin e mbyllën darkën me fitore, pasi edhe Italia fitoi me Francën.
“Nuk rrija dot pa ndërhyrë këtu, jam në makinë, por ishim në darkën e komunitetit politik europian. Ishim në një tavolinë me Giorgia Meloni dhe kryeministrin e Finlandës, e me disa të tjerë. Ngjitur ishte presidenti i Francës. Nuk kam fjalë për t’i përshëndetur lojtarët kuqezi, se na dhanë një fitore fantastike me Finlandën. Italia fitoi me Francën, dihet si shkoi muhabeti, Ishte super, Shqipëria fitoi, Italia fitoi. Bashkë me motrën e mbyllëm me fitore darkën sot”, tha Rama./Dosja.al