22 October 2026, 20:09
Nga G.M
Mark Carney dhe Recep Tayyip Erdogan.
KANADA- Kanadaja dhe Turqia kanë rënë dakord të thellojnë bashkëpunimin dypalësh, duke e ngritur marrëdhënien mes tyre në nivelin e një partneriteti strategjik. Marrëveshja u arrit gjatë vizitës së kryeministrit kanadez Mark Carney në Ankara, ku ai u takua me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, bashkëpunimi do të përqendrohet në tregti, investime, mbrojtje, siguri dhe energji, me synimin për të krijuar vende të reja pune dhe për të rritur mundësitë ekonomike për të dyja vendet. Gjatë takimit u nënshkruan gjithashtu marrëveshje në fushat e energjisë, mbrojtjes dhe transportit ajror.
Një nga objektivat kryesore të partneritetit është rritja e tregtisë dypalëshe nga rreth 3 miliardë dollarë aktualisht në 5 miliardë dollarë në fazën e parë dhe më pas në 10 miliardë dollarë. Të dyja palët pritet të nisin muajin e ardhshëm bisedimet për një marrëveshje të tregtisë së lirë.
Për Kanadanë, afrimi me Turqinë është pjesë e strategjisë për të zgjeruar partneritetet ndërkombëtare dhe për të ulur varësinë ekonomike nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Ankaraja synon të tërheqë investime të reja në industrinë e mbrojtjes, energjinë bërthamore dhe sektorin e mineraleve kritike. Pavarësisht mundësive të reja ekonomike, bashkëpunimi pritet të zhvillohet në një kontekst sfidash gjeopolitike dhe dallimesh mbi çështjet e të drejtave të njeriut./Dosja.al
Mark Carney Recep Tayyip Erdogan
Bota
22 October 2026, 20:01
G.M
Mark Zuckerberg
SHBA- Mark Zuckerberg mund të largohet nga Kalifornia nëse miratohet propozimi për vendosjen e një takse të po...
Bota
22 October 2026, 19:53
G.M
Donald Trump
SHBA- Një gjykatë federale në SHBA ka urdhëruar presidentin amerikan Donald Trump të japë dëshmi nën beti...
Bota
22 October 2026, 19:51
G.M
ISIS
FRANCË- Një proces gjyqësor në Francë ka nxjerrë në dritë vuajtjet e fëmijëve të d&eu...
Bota
22 October 2026, 19:21
G.M
Një punëtor punon me eskavator në një minierë të mineraleve të rralla të tokës në Kinë. Fotografi ilustr...
Bota
22 October 2026, 18:40
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Iranin se po përpiqet të rrisë çmimet e naftës në prag të...
Bota
22 October 2026, 18:12
G.M
Amy Acton
SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance ka dalë në mbrojtje të reklamës së diskutueshme të kand...
Bota
22 October 2026, 17:58
G.M
Volodymyr Zelensky
KIEV- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar homologut të tij amerikan, Donald Trump, të mos lehtësoj&eu...
Bota
22 October 2026, 17:52
G.M
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar masa të reja për kufizimin e demonstratave, pas episode...
Bota
22 October 2026, 17:40
G.M
Ilhan Omar
SHBA- Kongresmenia amerikane Ilhan Omar ka deklaruar se nuk ndihet më e sigurt të jetojë në shtëpinë e saj n&e...
Bota
22 October 2026, 17:38
G.M
Ndërtesa e Kongresit amerikan, në Uashington. Foto arkivi.
Sipas letrës së 14 tetorit, në të cilën Radio Evropa e Lirë...