LIVE UPDATES
Bota

“Ia vodha fëmijërinë djalit tim”, rrëfimi tronditës i francezes që çoi fëmijët në Siri te ISIS

Në qendër të gjyqit është Vanessa Berard, e akuzuar për bashkim me ISIS-in dhe për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortit të saj të atëhershëm.

22 October 2026, 19:51 Nga G.M
“Ia vodha fëmijërinë djalit tim”, rrëfimi
ISIS

 

FRANCË-  Një proces gjyqësor në Francë ka nxjerrë në dritë vuajtjet e fëmijëve të dërguar në territoret e kontrolluara nga organizata terroriste Shteti Islamik (ISIS), ku ata u përballën me dhunë, keqtrajtim dhe ekspozim ndaj ekzekutimeve. Në qendër të gjyqit është Vanessa Berard, e akuzuar për bashkim me ISIS-in dhe për tentativë vrasjeje ndaj bashkëshortit të saj të atëhershëm.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, dëshmia më e rëndë vjen nga djali i saj, i cili ishte vetëm pesë vjeç kur, në fund të vitit 2013, nëna e mori me vete në Siri. Ai u kthye në Francë në tetor të vitit 2022, pasi kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë në zonat e kontrolluara nga ISIS-i dhe më pas në kampet Al Hol dhe Roj. Motra e tij e vogël humbi jetën në vitin 2017, kur banesa e familjes u godit nga bombardimet, së bashku me një motër tjetër të lindur në Siri.

Gjatë procesit, u paraqitën dëshmi për kushtet e rënda në të cilat u rritën fëmijët e luftëtarëve të huaj. Sipas të dhënave të përmendura në gjykatë, nga rreth 500 deri në 550 fëmijë të shtetasve francezë që jetuan në territorin e të ashtuquajturit kalifat, 153 humbën jetën. Djali i Berard rrëfeu se kishte parë skena ekzekutimesh publike në qytetin e Rakës, ku njerëzve u priteshin gjymtyrët dhe çiftet e akuzuara për shkelje të rregullave të ISIS-it hidheshin nga ndërtesat.

 Ai pranoi se, në disa raste, ishte detyruar të merrte pjesë edhe në hedhjen e gurëve ndaj viktimave. Vuajtjet e tij nuk përfunduan me ekspozimin ndaj dhunës publike. Adoleshenti tregoi se ishte rrahur vazhdimisht nga bashkëshorti i parë i nënës së tij, Mohamed Scalab, ndërsa në një periudhë tetëmujore në Irak, kur ishte vetëm shtatë vjeç, një luftëtar e kishte mësuar të përdorte një armë raketore.

Prokuroria dyshon se Berard synonte ta përgatiste të birin për t'u bërë luftëtar i ISIS-it. Ajo, nga ana tjetër, pretendon se përpjekjet e saj për ta mbajtur djalin larg rrezikut lidheshin me dhunën që ushtronte bashkëshorti i saj i dytë, Hamza Bedayeb. Hetimi nuk ka vërtetuar se djali ishte përfshirë në kampet e stërvitjes ushtarake të fëmijëve të organizatës.

Gjatë dëshmisë, u përshkruan edhe episode të rënda dhune brenda familjes. Në një rast të vitit 2015, Berard plagosi me armë ajrore bashkëshortin e saj, pasi, sipas versionit të saj, ai e kishte dhunuar. Djali tregoi se kishte tentuar të mbronte nënën, por ishte rrëzuar përtokë nga i ati. Scalab e kundërshton këtë version dhe pretendon se gruaja e qëlloi pasi ai vendosi të largohej nga ISIS-i. E përballur me dëshmitë për fëmijërinë e të birit, Berard pranoi përgjegjësinë për vuajtjet që ai kishte kaluar, duke deklaruar se i kishte marrë fëmijës vitet më të rëndësishme të jetës. 

Vanessa Berard po gjykohet për lidhjet e saj me Shtetin Islamik dhe për tentativën e vrasjes së Mohamed Scalab. Nëse shpallet fajtore, ajo rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. Çështja ka rikthyer vëmendjen te fati i fëmijëve që u rritën në territoret e kontrolluara nga ISIS-i, ku shumë prej tyre u privuan nga arsimi, kujdesi shëndetësor dhe një fëmijëri normale, duke u ekspozuar ndaj dhunës dhe ideologjisë ekstremiste që në moshë të vogël./Dosja.al

ISIS siri france

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...