Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Dimoviç, së bashku me pesë kandidatë të tjerë dhe përfaqësues të lëvizjes studentore, vizituan Kosovën gjatë fundjavës. Kjo ishte vizita e tyre e parë pas fitores në zgjedhjet në Serbi.

KOSOVË- Fegja Dimoviç, kandidat i Listës Studentore në Serbi, tha se Kosova zë një vend të rëndësishëm në programin politik të kësaj liste, e cila e konsideron atë “pjesë përbërëse të Serbisë” dhe “shtyllë të identitetit tonë shpirtëror dhe kulturor”. Dimoviç, së bashku me pesë kandidatë të tjerë dhe përfaqësues të lëvizjes studentore, vizituan Kosovën gjatë fundjavës. Kjo ishte vizita e tyre e parë pas fitores në zgjedhjet në Serbi.
“Nga kjo vizitë kthehemi me forcën që do të na nevojitet për ta çliruar vendin tonë nga kthetrat e krimit të organizuar. Bashkëkombësve tanë në Kosovë u përcjellim një mesazh dashurie dhe solidariteti, me premtimin e qartë se nuk do t’i harrojmë kurrë”, shkroi Dimoviç në Facebook.
Lista Studentore ka deklaruar se, sa i përket Kosovës, do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron atë pjesë të territorit të saj, ndonëse Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe është njohur nga shumë shtete. Siç shihet nga fotografitë, përveç Dimoviçit, në delegacionin e Listës Studentore ishin edhe Millena Petroviç, Emillija Markoviç, Jugosllav Gashiç, nga Universiteti i Prishtinës me seli në Mitrovicën e Veriut, si dhe Nemanja Karoviç.
Gjatë vizitës në Kosovë, ata u takuan vetëm me përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, njoftoi të dielën në mbrëmje Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit. Sipas njoftimit, kandidatët e Listës Studentore u takuan në Manastirin e Graçanicës me mitropolitin e Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, për t’u njohur nga afër me jetën e komunitetit serb dhe me sfidat me të cilat përballet Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë.
“Përfaqësuesit e Listës Studentore shprehën gatishmërinë që, përmes punës dhe angazhimit të tyre të ardhshëm në institucione, t’u kushtojnë vëmendje mbrojtjes së komunitetit serb, të drejtave të tij dhe objekteve të shenjta ortodokse, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm me banorët serbë të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Radio Evropa e Lirë iu drejtua lëvizjes studentore për më shumë hollësi rreth vizitës në Kosovë, qëllimit të saj dhe planeve të ardhshme, si dhe për të mësuar nëse parashihen takime me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës. Por, deri në publikimin e lajmit, nuk mori përgjigje.
Më 7 nëntor, kandidati i Listës Studentore nga Kosova, Jugosllav Gashiq, përsëriti se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, të cilën e bëri përgjegjëse për, siç tha, përkeqësimin e pozitës së serbëve në Kosovë. Lista Serbe është partia kryesore politike e serbëve të Kosovës, e cila deri më tani ka vepruar me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe dhe të ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ajo mban nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe udhëheq të gjitha komunat me shumicë serbe në vend. Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 25 tetor, Lista Serbe deklaroi se i “merr parasysh” rezultatet zgjedhore dhe shfaqi shpresën se bashkëpunimi institucional do të vazhdojë.
Fitorja e lëvizjes studentore i dha fund sundimit 14-vjeçar të Vuçiç, i cili e pranoi humbjen menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve. Pritet që Lista Studentore ta formojë e vetme Qeverinë e re të Serbisë. Megjithatë, nuk dihet ende se kë do ta propozojë për kryeministër, ndërsa nuk ka paraqitur ndonjë program të qartë politik./REL
TIRANË- Gjatë hetimit të kryer që prej muajit korrik 2026, Prokuroria e Posaçme SPAK ka provuar se 9 fletët me diagrama të...
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin përfundimtar të 8 tetorit 2026, duke rrëzuar kërkesën e 39 deputetëve ...
TIRANË- Rrjeti SafeJournalists (SJN) dhe partnerët e mekanizmit Media Freedom Rapid Response (MFRR) kanë dënuar ashpër shtimin e sulme...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve t&...
DURRËS- Nw rrugwn “Shkozet-Durrës” dhe nw aksin “Princ Topia” janw kapur dy shoferë të dehur në timon n&...
Erald Kapri, Skënder Hitaj TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, gjatë diskutimeve në Komisionin për &Cc...
, Skënder Hitaj TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka deklaruar se për mjetet ...
KOSOVË- Baltë, terren i paasfaltuar dhe vështirë i kalueshëm, mes pyjeve. Kështu duket një nga rrugët alterna...
Pamje nga arrestimi TIRANA- Robert Duka, autori i grabitjes së dy bankave të nivelit të dytë në Tiranë ka qenë në...
Vlora Hyseni TIRANA- Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hysenin. Bëhet me dij...