21 November 2026, 10:45
Nga DOSJA
SHBA - Ferrari ka përjetuar një tjetër zhgënjim në Formula 1. Kualifikueset e Çmimit të Madh të Las Vegasit rezultuan një makth për skuderinë italiane, me Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton që nuk arritën të shfaqnin potencialin e makinës. Të dy fituan nga një pozicion në nisje falë penalizimit të Oscar Piastrit, por kjo nuk e ndryshoi panoramën e një sesioni shumë të vështirë.
Më i revoltuari ishte Leclerc, i cili nuk i kurseu kritikat pas përfundimit të kualifikueseve. Piloti nga Monako pranoi se kishte bërë një gabim, por theksoi se problemet me makinën, trafiku në pistë dhe mungesa e komunikimit në radio e kishin vështirësuar maksimalisht paraqitjen e tij.
"Jam shumë i inatosur. Sot asgjë nuk shkoi siç duhet. Isha gjithmonë në vendin e gabuar, në momentin e gabuar", u shpreh Leclerc.
Edhe Lewis Hamilton pati problemet e tij, pasi dëmtoi dyshemenë e makinës në Q1, duke humbur disa të dhjeta të rëndësishme të sekondës në forcën aerodinamike.
Ndërkohë, drejtori i Ferrarit, Frederic Vasseur, u përpoq të ulte tensionet, duke pranuar zhgënjimin e Leclerc, por pa dashur ta kthente situatën në një dramë më të madhe.
"Frustrimin e Charles e kuptoj, por nuk ka nevojë ta bëjmë një problem të madh. Kishim potencialin për të arritur në Q3, por nuk arritëm ta shfrytëzonim. Tani duhet të përqendrohemi te gara dhe të provojmë të rikuperojmë", deklaroi Vasseur.
Ferrari tashmë shpreson që gara në Las Vegas të sjellë një histori krejt tjetër, pas një prej paraqitjeve më zhgënjyese të sezonit në provat zyrtare.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 November 2026, 10:30
Edin Terzic përshëndet Eder Sarabia para fillimit të ndeshjes në San Mamés
SPANJE - Edin Terzic doli i zhgënjyer nga humbja nd...
Sport
21 November 2026, 10:15
SHBA - Kimi Antonelli vendosi kohën më të shpejtë prej 1 minutë e 33.893 sekondash në kualifikimet për Çmimin e ...
Sport
21 November 2026, 10:00
FRANCE - Paris Saint-Germain po lë pas problemet me dëmtimet dhe Luis Enrique më në fund mund të punojë me një grup pothuajse...
Sport
21 November 2026, 09:30
PARAGUAJI - Gianni Infantino merr një mbështetje të rëndësishme në garën për rizgjedhjen në krye të FIFA-s. K&...
Sport
21 November 2026, 09:00
GJERMANI - Karl-Heinz Rummenigge ka lëshuar një sinjal të fortë për Jamal Musialën. Anëtari i bordit mbikëqyrës t&e...
Sport
21 November 2026, 08:30
ANGLI - E ardhmja e Virgil van Dijk mbetet e paqartë. Mbrojtësi holandez i Liverpoolit ka pranuar se nuk ka marrë ende një vendim për r...
Sport
21 November 2026, 08:00
ITALI - Milani ka nisur të mendojë për merkaton e janarit. Pronari i kuqezinjve, Gerry Cardinale, ka zhvilluar një takim në selinë...
Sport
21 November 2026, 07:30
GJERMANI - Mbrëmje e hidhur për Bayern Munich. Skuadra e Vincent Kompanyt nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Kolnit...
Sport
20 November 2026, 22:54
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje me ulje-ngritje në transfertën ndaj Al-Ahli-t. Portugezi gjeti rrugën e rrj...
Sport
20 November 2026, 22:40
GJERMANI - Bavarezët ndalen në shtëpi nga Këlni, ndërsa Olise dhe Kane largohen të dëmtuar. Dortmundi ka mundësinë ...