21 November 2026, 10:00
Nga DOSJA
FRANCE - Paris Saint-Germain po lë pas problemet me dëmtimet dhe Luis Enrique më në fund mund të punojë me një grup pothuajse të plotë futbollistësh. Përpara transfertës me Nice, këtë të shtunë në orën 17:15, trajneri spanjoll ka marrë lajme të mira, pasi disa prej titullarëve të rëndësishëm janë rikthyer në dispozicion.
Ousmane Dembélé, Marquinhos, Nuno Mendes dhe Désiré Doué janë gati për t'u bashkuar me skuadrën. Tre të parët kanë munguar për rreth një muaj, ndërsa Doué ka kaluar një periudhë të vështirë pas dëmtimit të pësuar gjatë grumbullimit me përfaqësuesen.
Megjithatë, rikthimi i tyre nuk do të thotë automatikisht një vend në formacion. Luis Enrique pritet të tregojë kujdes me minutat, duke ndjekur një proces gradual rikthimi në aktivitet të plotë.
"Është gjithmonë një periudhë e çuditshme kur lojtarët kthehen nga kombëtaret. Kur rikthehen futbollistët e dëmtuar, situata bëhet disi më e lehtë. Por është e rëndësishme të dimë sa minuta mund të luajë secili", u shpreh trajneri.
PSG e pret një kalendar shumë i ngjeshur, me tetë ndeshje brenda një muaji, mes kampionatit, Ligës së Kampionëve, Kupës Ndërkontinentale dhe Kupës së Francës. Rikthimi i titullarëve është një ndihmë e madhe, por njëkohësisht krijon konkurrencë të fortë për vendet në formacion.
Parizienët vijnë në këtë sfidë pas një serie prej 11 fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet dhe synojnë të ruajnë momentumin pozitiv. Përballë do të kenë një Nice që ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit.
Luis Enrique theksoi se emrat më të mëdhenj nuk garantojnë automatikisht një vend në formacion, pasi për të rëndësi ka motivimi dhe gjendja e secilit futbollist.
"Nuk është si FIFA Manager, ku vendos 11 lojtarët më të mirë dhe fiton. Duhet të zgjedhësh ata që janë më të motivuar për ndeshjen. Lojtarët janë gënjeshtarë, të gjithë do të të thonë se janë gati, por duhet ta tregojnë këtë në fushë", deklaroi me humor trajneri spanjoll.
Tashmë mbetet për t'u parë nëse rikthimet do të ndryshojnë hierarkinë e vendosur në javët e fundit, ku disa lojtarë, si Senny Mayulu dhe Lucas Hernandez, kanë përfituar nga mungesat për të fituar më shumë hapësira.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 November 2026, 09:30
PARAGUAJI - Gianni Infantino merr një mbështetje të rëndësishme në garën për rizgjedhjen në krye të FIFA-s. K&...
Sport
21 November 2026, 09:00
GJERMANI - Karl-Heinz Rummenigge ka lëshuar një sinjal të fortë për Jamal Musialën. Anëtari i bordit mbikëqyrës t&e...
Sport
21 November 2026, 08:30
ANGLI - E ardhmja e Virgil van Dijk mbetet e paqartë. Mbrojtësi holandez i Liverpoolit ka pranuar se nuk ka marrë ende një vendim për r...
Sport
21 November 2026, 08:00
ITALI - Milani ka nisur të mendojë për merkaton e janarit. Pronari i kuqezinjve, Gerry Cardinale, ka zhvilluar një takim në selinë...
Sport
21 November 2026, 07:30
GJERMANI - Mbrëmje e hidhur për Bayern Munich. Skuadra e Vincent Kompanyt nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Kolnit...
Sport
20 November 2026, 22:54
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje me ulje-ngritje në transfertën ndaj Al-Ahli-t. Portugezi gjeti rrugën e rrj...
Sport
20 November 2026, 22:40
GJERMANI - Bavarezët ndalen në shtëpi nga Këlni, ndërsa Olise dhe Kane largohen të dëmtuar. Dortmundi ka mundësinë ...
Sport
20 November 2026, 22:25
TIRANE - Humbja ndaj Elbasanit ka sjellë një reagim të ashpër në kampin blu. Presidenti i Dinamos nuk i ka kursyer kritikat ndaj skuadr...
Sport
20 November 2026, 20:39
ELBASAN - Epitaux vendos gjithçka në minutën e 85-të dhe i dhuron Elbasanit një fitore me shumë peshë ndaj Dinamo City-t. N...
Sport
20 November 2026, 17:57
KORCE - Korçarët triumfojnë 1-0 falë golit të Lagonidis që në minutën e dytë. Egnatia luan me një lojtar m&e...