20 November 2026, 22:54
Nga DOSJA
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje me ulje-ngritje në transfertën ndaj Al-Ahli-t. Portugezi gjeti rrugën e rrjetës, por humbi një penallti dhe në fund pa skuadrën e tij të mposhtej 3-1, në ndeshjen e prapambetur të javës së 9-të të Saudi Pro League.
Al-Nassr e nisi takimin në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 14-të me Ronaldon. Ky ishte goli i 986-të në karrierën e 41-vjeçarit, i cili tashmë është vetëm 14 realizime larg shifrës historike prej 1000 golash. Megjithatë, katër minuta më vonë, CR7 pati mundësinë të dyfishonte rezultatin, por goditja e tij nga pika e bardhë u ndal nga shtylla.
Al-Ahli përfitoi nga ky moment dhe barazoi në shtesën e pjesës së parë me Galeno, pas asistit të Ivan Toney-t. Në fraksionin e dytë, vendasit përmbysën gjithçka brenda vetëm katër minutash. Fillimisht, Toney realizoi nga penalltia në minutën e 71-të, ndërsa në të 75-ën Roger Ibañez shënoi me kokë pas një goditjeje këndi, duke vulosur fitoren 3-1.
Një rezultat që i kushton Al-Nassr-it, pasi skuadra e Ronaldos mbetet në vendin e tretë me 28 pikë, dy më pak se kryesuesit e Al-Hilal, që kanë edhe një ndeshje më pak. Tashmë, vëmendja zhvendoset te sfida e radhës ndaj Al-Sadd në AFC Champions League Elite.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 November 2026, 22:40
GJERMANI - Bavarezët ndalen në shtëpi nga Këlni, ndërsa Olise dhe Kane largohen të dëmtuar. Dortmundi ka mundësinë ...
Sport
20 November 2026, 22:25
TIRANE - Humbja ndaj Elbasanit ka sjellë një reagim të ashpër në kampin blu. Presidenti i Dinamos nuk i ka kursyer kritikat ndaj skuadr...
Sport
20 November 2026, 20:39
ELBASAN - Epitaux vendos gjithçka në minutën e 85-të dhe i dhuron Elbasanit një fitore me shumë peshë ndaj Dinamo City-t. N...
Sport
20 November 2026, 17:57
KORCE - Korçarët triumfojnë 1-0 falë golit të Lagonidis që në minutën e dytë. Egnatia luan me një lojtar m&e...
Sport
20 November 2026, 17:00
FRANCE - Carlos Vicens ka nisur punën për të vendosur gjurmën e tij te Lyon. I emëruar më 9 nëntor si pasues i Paulo Fonsecas...
Sport
20 November 2026, 16:30
SPANJE - José Mourinho ka dërguar një mesazh të qartë përpara ndeshjes së Real Madridit kundër Celtës: në sk...
Sport
20 November 2026, 16:00
ITALI - Mike Maignan ka përfunduar në vendin e 19-të në renditjen e portierëve më të vlefshëm në botë, të...
Sport
20 November 2026, 15:30
JAPONI - Kozo Tashima nuk ka ndërmend të largohet nga gara për presidencën e FIFA-s. Ish-presidenti i Federatës Japoneze të Futbo...
Sport
20 November 2026, 15:00
FRANCE - Philippe Diallo ka nisur lëvizjet e para në garën për presidencën e FIFA-s. Presidenti i Federatës Franceze të Futbo...
Sport
20 November 2026, 14:30
ZVICER - Shorti i hedhur në Nyon ka përcaktuar përballjet çerekfinale të Ligës së Kombeve, ku vëmendjen kryesore e me...