LIVE UPDATES
Aktualitet

Kapet në Maqedoni, Bilal Kara dhe Geriana Arapi, 2 drejtuesit e spitalit 'Sante Plus'! Akuzohen për mashtrim

Operacioni për kapjen e Bilal Kara është raportuar dhe nga mediat maqedonase, të cilat informojnë se ndalimi i tij është kryer për qëllimi ekstradimi.

30 October 2026, 09:06 Nga Elton Qyno

Kapet në Maqedoni, Bilal Kara dhe Geriana Arapi, 2 drejtuesit e spitalit

Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, Bilal Kara, pronari i spitalit “International Medicare Hospital” alias “Sante Plus”, i cili është shpallur në kërkim nga prokuroria e Tiranës për akuzën e mashtrimit financiar dhe falsifikimit të dokumentave. Operacioni për kapjen e Bilal Kara është raportuar dhe nga mediat maqedonase, të cilat informojnë se ndalimi i tij është kryer për qëllimi ekstradimi.

Së bashku me biznesmenin Kara, në pranga është vënë dhe Geriana Arapi, ish-drejtuese e spitalit, e cila ishte shpallur gjithashtu në kërkim nga prokuroria e Tiranës, pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë, në shtator të vitit 2025. Arapi është motra e e Martin Arapit, ish-inspektorit të IMT-së në Sarandë, i cili qëndroi 15 muaj në kërkim me vendim të Gjykatës së Sarandës, pasi akuzohej për “Shpërdorim detyre” lidhur me ndërtimet pa leje në këtë qytet.

Sipas dosjes hetimore të nisur nga prokuroria e Tiranës, ka mjaftuar një indicie nga një shtetas portuges, për të kuptuar skemën e mashtrimit. Në dosjes thuhet se Carlos Santos, shtetas portugez, fillimisht pa një reklamë në rrjetet sociale të “International Medicare Hospital”, dhe pas një takimi në spital vendosi të bënte 3 shërbime, transplant flokësh në vlerë 980 euro, rregullim të qepallave të syve me 2200 euro dhe kirurgji për korrigjim të gushës për 2000 euro.

Shumat e parave i pagoi në 3 periudha të ndryshme, në tetor, nëntor dhe dhjetor 2024 zonjës me emrin Xhuana Liko, që sipas tij iu prezantua si drejtoresha e spitalit, para që i ka dhënë CASH dhe pa marrë kupon tatimor, përveç një mandati dore. Të gjitha këto Santos ia tha policisë në kallëzimin që bëri pasi kuptoi se mund të ishte para një mashtrimi.

Ditën që bëri pagesën e tretë portugezi priste të operohej por i është thënë se kjo ishte e pamundur pasi mjeku Aron që do të kryente ndërhyrjen, do largohej për në Turqi. Sipas spitalit operacioni zgjaste 3 deri në 6 orë dhe nuk ishte e mjaftueshme kohë, edhe për të mos rrezikuar.

Pas një periudhe rikthehet në klinikë, por këtë herë i thonë se mjeku Aron nuk punontë më aty, dhe i propozuan që operacioni të kryhej nga tjetër dorktoreshë me emrin Artiola, propozim të cilin e pranoi. Megjithatë, sipas portugezit, edhe ajo iku nga spitali dhe ndërhyrja sërish nuk u bë.

Në vijim klinika i propozoi një mjek që do të vinte nga Turqia enkas për operacionin e tij, por pasi pa foto të operacioneve që turku kishte kryer nuk i pëlqeu dhe nuk pranoi. I kërkoi gojarisht Xhuanës, së cilës i bëri pagesën, që shumën e parave t’ia kthenin mbrapsht, pasi sipas tij, pa që ambienti ishte jo serioz, edhe pse ajo tentoi ta bindte që të vijonin.

Denoncimi në polici

Kur kishin kaluar 16 muaj pasi kishte bërë pagesat dhe u paraqit për herë të parë në klinikë, Carlos Santos u rikthye në “International Medicare Hospital”.

Ishte fillimi i gushtit kur takoi sërish Xhuanën, së cilës i ka dorëzuar një letër të shkruar nga ai ku e njofton për të gjitha veprimet e kryera dhe të gjitha problematikat që ka hasur, si dhe vendimin për të mos e kryer operacionin, dhe i ka kërkuar të firmosë. Ajo e lexon por nuk pranon ta firmosë. Portugezi Santos këtë letër ia ka treguar kamerës aty dhe është larguar.

Në polici, Carlos Santos deklaroi se është mashtruar nga spitali, pasi i morën paratë dhe nuk i ofruan shërbimin duke përdorur justifikime të ndryshme. Në lidhje me rastin, policia mori në pyetje Xhuana Likon, e cila u tha hetuesve se ishte recepsioniste e klinikës dhe jo drejtoreshë, siç Santos thotë se i është prezantuar, ndërsa çështja me pacientin portugez kishte nisur që me ish-doktoreshën Eva Lleshi, e cila nuk punonte më aty.

Pacienti nuk arriti të kryente ndërhyrjen për shkak të largimit të mjekëve dhe refuzimit të tyre për ta realizuar sipas kërkesave të tij. Sipas saj ai kërkoi kthimin e shumës, por kjo nuk iu bë menjëherë pasi spitali kërkonte shqyrtim të rastit. Për kuponin tatimor, Liko tha se kishte dhënë mandat dore sipas udhëzimeve të drejtuesve, dhe subjekti nuk hartonte kontrata, vetëm kartela mjekësore.

Pas dëshmisë së Xhuana Likos, dhe përballë të dhënave për pagesa pa kupon tatimor, polici kreu kontroll në klinikë ku gjeti ilaçe të skaduara dhe të tjera të ndaluara për shitje, të lejuara vetëm për përdorim në spitale private, rreth 100 blloqe mandatesh të shkruara me dorë dhe 7 kompjuterë dhe dhoma e serverëve të kamerave të sigurisë. 

Kontrolli

Gjatë kontrollit në klinikë u gjetën 5 punonjës, të cilët u pyetën dhe rezultoi se të gjithë merrnin rrogat në dorë dhe jo në bankë, të padeklaruar. Në klinikë u gjet edhe Yusuf Kenan, mjek turk. I marrë në pyetje u tha hetuesve se profesionin e ushtronte prej 26 vitesh, por në Shqipëri nuk kishte kontratë të shkruar me “International Medicare Hospital”, dhe i paregjistruar në organet tatimore.

Sipas tij, nga qershori 2025 ka ardhur në Tiranë 5 ose 6 herë dhe ka kryer mbi 20 operacione, për të cilët, sipas kontratës që kishte bërë me gojë me pronarin e klinikës, turkun Bilal Kara, do të merrte nga 200 euro për ndërhyrje, por gjithmonë ka marrë me pak para CASH në dorë, pasi sipas tij i thoshin se do ia jepnin kur të vinte herën tjetër. Deri më tani 1 mijë euro akoma nuk i janë dhënë.

Kuzhinieri u bë administrator

Një tjetër skandal u zbulua gjatë hetimeve. Administratori Edmond Zaja ishte punësuar në vitin 2023 në klinikë si kuzhinier, dhe 1 vit më vonë pronari, sipas tij, ia kishte kërkuar si nder që të regjistrohej si administrator, por që të vijonte të kryente punën në kuzhinë, e gjitha sipas tij në mirëbesim.

Por i marrë në pyetje deklaron se nuk ka pasur asnjë dijeni për punonjës të padeklaruar, mungesë të kasës fiskale apo medikamente të skaduara apo kontrabandë. Në realitet nuk ka qenë kurrë administrator dhe praktikisht është paguar 40 mijë lekë në muaj si kuzhinier.

Në maj 2025 ka paraqitur dorëheqjen, por aksionerët Bilal Kara, Bexhet Kara dhe Gerjana Topi nuk ia pranuan. Sipas tij i është drejtuar QKB-së me kërkesë për heqjen e emrit, por deri më tani figuron administrator. Deklarimet e tij u konfirmuan edhe nga këqyrje e celularit, ku u gjetën bisedat me aksionerët ku u paraqet dorëheqjen.

Megjithatë, të gjitha këto Edmond Zajën nuk e shpëtuan nga prangat, të cilin gjykata e la në masë “arrest në burg”. Policia tashmë ka shpallur në kërkim 2 aksionerët, Bilal Kara dhe Gerjana Topi, të cilët rezultojnë të jenë jashtë territorit të vendit./Syri.net

Bilal Kara

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin