LIVE UPDATES
Bota

Kasparov: Bisedimet me Putinin janë të kota, lufta është “baza ideologjike” e pushtetit të tij

Në një intervistë për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë (REL), Kasparov tha se përpjekjet ndërkombëtare duhet të përqendrohen për ta ndihmuar Ukrainën që ta fitojë këtë luftë. Sipas tij, kjo mund të çojë në rënien e Putinit dhe të krijojë një mundësi të re për demokracinë në Rusi.

18 October 2026, 10:00 Nga G.M
Kasparov: Bisedimet me Putinin janë të kota, lufta është
Ish-kampioni botëror i shahut, Garry Kasparov, flet me Mumin Shakirovin e REL-it, në Varshavë, më 11 tetor.

Në një intervistë për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë (REL), Kasparov tha se përpjekjet ndërkombëtare duhet të përqendrohen për ta ndihmuar Ukrainën që ta fitojë këtë luftë. Sipas tij, kjo mund të çojë në rënien e Putinit dhe të krijojë një mundësi të re për demokracinë në Rusi.

“Është ndryshe nëse bisedimet kanë mundësi ta zgjidhin një problem përmes lëshimeve të ndërsjella. Planet e Putinit nuk kanë ndryshuar. Ai ia ka vënë vetes si synim ta zhdukë Ukrainën si shtet të pavarur dhe nuk ka hequr dorë nga ky synim”, tha Kasparov.

Në mbështetje të Ukrainës

Pas tërheqjes nga shahu, Kasparov u bë një nga figurat e njohura të opozitës ruse, para se të largohej në mërgim më 2013. Ai jeton në Shtetet e Bashkuara dhe aktualisht drejton Forumin për Rusinë e Lirë, të cilin e themeloi më 2016. Kasparov ka thënë se së fundmi autoritetet amerikane e kanë paralajmëruar për një komplot të Kremlinit për ta vrarë.

Duke folur për REL-in në Varshavë, më 11 tetor, Kasparov tha se forcat politike ruse në mërgim duhet të përqendrohen tërësisht në mbështetjen e Ukrainës që ta fitojë luftën. Për këtë qëllim, organizata që ai drejton ka mbledhur rreth 15 milionë dollarë për projekte të ndryshme në Ukrainë.

“Ne kemi kontakte të drejtpërdrejta me Legjionin e Rusisë së Lirë dhe Korpusin Vullnetar Rus (RDK)”, tha ai, duke iu referuar dy grupeve të armatosura ruse që kanë luftuar në krah të Ukrainës. “Ne mbledhim fonde për këtë qëllim”.

Kasparov vuri në pah gjithashtu punën e tij për të lobuar në Kongresin amerikan në mbështetje të kauzave ukrainase. Ai tha se në një rast, grupi i tij kishte arritur t’i bindte 15 republikanë ta ndryshonin votën e tyre. Ky pretendim nuk u verifikua në mënyrë të pavarur.

Përveç kundërshtimit të Putinit, ai njihet edhe për kritikat e tij të vazhdueshme ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, përfshirë përpjekjet e këtij të fundit për të krijuar marrëdhënie më të ngushta me Putinin. Kasparov e kritikoi ashpër marrëveshjen e njoftuar së fundmi nga Trumpi për blerjen e naftës dizel nga Rusia.

“Ai vazhdon të veprojë në interes të Putinit. Deklaratat e tij të fundit përbëjnë shkeljen më flagrante të ligjeve amerikane, përfshirë legjislacionin për sanksionet, të cilin Trumpi e ka nënshkruar vetë”, tha Kasparov.

“Përpjekja e tij për t’i bërë presion Ukrainës më duket e lidhur me pozitën e tij të dëshpëruar, tri javë para zgjedhjeve afatmesme”.

Trumpi ka thënë se marrëveshja për blerjen e naftës dizel ruse do të ndihmojë në lehtësimin e situatës në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare. Mungesa e naftës dizel, e shkaktuar nga konflikti me Iranin dhe e përkeqësuar nga sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës, ka çuar në rritjen e çmimeve.

“Ulja e çmimeve për amerikanët, veçanërisht për fermerët tanë të mëdhenj, blegtorët dhe shoferët e kamionëve, është prioriteti im më i madh”, shkroi Trumpi në rrjetet sociale më 9 tetor.

Marrëveshja për naftën dizel është kundërshtuar nga të dyja partitë në Kongresin amerikan. Demokratët dhe ish-zyrtarët kanë përmendur gjithashtu ligjin e vitit 2022 për t'i dhënë fund importit të naftës ruse, i cili ndalon importimin e naftës ruse në Shtetet e Bashkuara, përveç nëse presidenti vërteton se Rusia i ka përmbushur disa kushte të përcaktuara. Këto përfshijnë tërheqjen nga Ukraina, njohjen e sovranitetit ukrainas dhe mosparaqitjen e kërcënimit ndaj NATO-s.

Synimi për rrëzimin e Putinit

Kasparov iu bashkua shqetësimeve të shprehura së fundmi nga zyrtarë të lartë të vendeve evropiane anëtare të NATO-s se Rusia mund të jetë duke përgatitur një formë të përshkallëzimit të agresionit kundër aleancës. Këto shqetësime vijnë në një kohë kur, sipas vlerësimeve, Rusia po zhvillon një fushatë hibride ose një luftë në hije, e cila përfshin depërtime të dronëve në hapësirat e vendeve të tjera, sabotime dhe përpjekje për atentate. Kremlini ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në incidentet për të cilat zyrtarët perëndimorë e kanë fajësuar.

Kasparov tha gjithashtu se Putini është plotësisht i vendosur ta vazhdojë luftën kundër Ukrainës, duke e përshkruar atë si “bazën ideologjike të pushtetit të Putinit”. Sipas tij, kjo pasqyrohet në përmasat e buxhetit ushtarak rus dhe në propagandën zyrtare.

“Ose Ukraina do të thyhet nga sulmet kundër popullsisë së saj civile, ose do të qëndrojë e fortë dhe, në atë rast, regjimi [rus] do të shembet”, tha ai.

“Kjo nuk do të thotë se nesër gjithçka do të jetë mirë në Rusi. Por rënia e një regjimi gjithmonë krijon një dritare mundësie”.

Kasparov shtoi se lufta i ka dhënë “gjak të freskët” strukturës së pushtetit të Putinit. Si shembull, ai përmendi hyrjen e fundit të veteranëve të luftës në Dumën Shtetërore, dhomën e ulët të Parlamentit rus. Sipas tij, qindra ose mijëra veteranë të tjerë mund të jenë përfshirë në degë të tjera të hierarkisë shtetërore.

Megjithatë, sondazhet e opinionit të këtij viti kanë treguar rënie të mbështetjes për Putinin, ndërsa lufta vazhdon, numri i të vrarëve rritet dhe Ukraina shton sulmet ndaj rafinerive të naftës, depove dhe qendrave të të dhënave në Rusi. Këto sulme kanë ndikuar edhe në jetën e përditshme të qytetarëve rusë.

Kasparov tha se humbja e Rusisë në Ukrainë do ta ndryshonte rrënjësisht atmosferën në shoqërinë ruse.

“Madje, besoj se shumica dërrmuese [e rusëve] mund të jetë e gatshme ta pranojë demokracinë dhe sundimin e ligjit”, tha Kasparov.

“Më duket se dështimi në luftë do t’i detyrojë njerëzit, në mënyrë të pashmangshme, të mendojnë për alternativa më të mira”./REL

vladimir putin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin