1 November 2026, 12:35
Nga G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se në rast se PD vjen në pushtet, asnjë taksë nuk do të jetë më e lartë se 12.5%, përfshirë TVSH-në. Gjatë fjalës së tij në një bashkëbisedim 'live' me ndjekësit, ai u shpreh se profesionet e lira do të përjashtohen plotësisht nga taksimi. Kreu i demokratëve u ndal edhe te çmimi i karburanteve, duke thënë se nafta në Shqipëri nuk do të shitet më shtrenjtë se në vendet fqinje. Në fund të fjalës së tij, ai deklaroi se taksa e qarkullimit nuk do të paguhet më në makinë.
BERISHA: Unë garantoj çdo qytetar shqiptar, së pari në republikën e Shqipërisë për PD në pushtet nuk do ketë asnjë taksë mbi 12.5 përqind, përfshi TVSH-në. Nën këtë nivel do ketë një seri taksash, mbi të, asnjë.
As sigurimet shoqërore për punëdhënësin, as sigurimet shoqërore për punëmarrin. Asnjë lloj takse. Së dyti, profesionet e lira totalisht të përjashtuara apo zbritja e taksës së tyre në 12.5 përqind. Së treti, nafta që si sharlatan u ankua dhe u tha qytetarëve se e blini më shtrenjtë në pompë, tani do ua nxjerr unë tek makina, i papërgjegjshëm, se ua merr tek pompa, ua merr ta makina, ua vjedh ato.
Nuk merr kush një taksë të atillë as më pompë, as në makinë. Shiko sa merr Kosova dhe Maqedonia. Ndaj dhe garantoj qytetarët se në pompë në Shqipëri nuk do shitet kurrë një litër naftë më shtrenjtë se në vendet përreth.
Kurse taksa e qarkullimit nuk do paguhet në makinë./Dosja.al
sali berisha
Politike
1 November 2026, 12:27
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kritikuar paketën e re fiskale të qeverisë, duke e cilësuar si ...
Politike
1 November 2026, 12:12
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi 'live' me ndjekësit është ...
Politike
1 November 2026, 08:52
G.M
Pjerin Ndreu
LEZHË- Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, ka njoftuar se do të garojë sërish për drejtimin e bashkisë...
Politike
31 October 2026, 21:55
E.d
Erald Kapri
TIRANA- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar nga protesta se sot policia ka kryer shkelje të lirive dhe të ...
Politike
31 October 2026, 20:36
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka tentuar të përçajë protestu...
Politike
31 October 2026, 20:26
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sërish lidhur me protestën studentore dhe përplasjet e regjis...
Politike
31 October 2026, 19:54
E.d
Plarent Ndreca
FIER- Avokati Plarent Ndreca ka paralajmëruar kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj punonjësve përgjegj&eum...
Politike
31 October 2026, 17:11
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar protestat studentore në Tiranë, duke vënë në dukje rë...
Politike
31 October 2026, 17:01
E.d
Pamje
TIRANA- Deputetët e Partisë Demokratike iu bashkuan protestës së studentëve, e cila vijon për të 19-ën ditë...
Politike
31 October 2026, 15:45
E.d
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se shpreson që Serbia do ta n...