Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Bardhi ka theksuar se këto problematika janë ndër arsyet e protestave të qytetarëve dhe të rinjve.
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2026, duke renditur një sërë problematikash që, sipas tij, lidhen me funksionimin e Parlamentit, korrupsionin, cenimin e të drejtave të opozitës dhe politizimin e institucioneve të pavarura.
Bardhi ka theksuar se këto problematika janë ndër arsyet e protestave të qytetarëve dhe të rinjve. Ai ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare që do të përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe përmbushjen e kushteve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Raporti i Komisionit Europian 2026 për Shqipërinë, në mënyrë të përmbledhur:
1. Evidenton mosfunksionimin demokratik të Parlamentit dhe cenimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.
2. Evidenton se korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë reale për Shqipërinë.
3. Evidenton shkeljen e parimit të barazisë përpara ligjit në çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
4. Evidenton moszbatimin nga shumica parlamentare të disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
5. Evidenton nevojën për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, që është urgjentisht e nevojshme, veçanërisht në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.
6. Evidenton se reforma territoriale dhe administrative në zhvillim, e shoqëruar me një tendencë drejt ricentralizimit, ka krijuar pasiguri për njësitë e vetëqeverisjes vendore.
7. Evidenton kapjen e shtetit nga partia në pushtet, përmes politizimit të të gjitha emërimeve në institucioneve e pavarura kushtetuese dhe ligjore.
8. Evidenton se Avokati i Popullit u zgjodh vetëm me votat e shumicës qeverisëse, duke thyer traditën e konsoliduar të konsensusit ndërpartiak.
9. Evidenton që Qeveria ka ndërmarrë nisma ligjore që nuk përputhen me acquis-in e BE-së dhe standardet europiane, përfshirë miratimin e një ndryshimi në ligjin për portet turistike.
10. Evidenton nevojën për forcimin e integritetit dhe llogaridhënies së Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Të gjitha këto janë arsye për të cilat studentët, të rinjtë, qytetarët shqiptarë, protestojnë prej ditësh e muajsh tashme. Këto problematika nuk i zgjidh dot Edi Rama, që është shkaku i tyre. Prandaj zëri i të rinjve duhet të dëgjohet. Shqipëria ka nevojë për largimin e Edi Ramën, ka nevojë për një qeveri kujdestare që përgatit vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe për plotësimin e kushteve të anëtarësimit në BE.
Plarent Ndreca TIRANË- Avokati Plarent Ndreca ka ndarë detaje nga takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ndodhet në spitalin e bur...
Andreas Schieder BRUKSEL- Eurodeputeti Andreas Schieder, e ka cilësuar si historik procesin e zgjerimit të BE-së në vendet e Ballkani...
Ilaria Salis BRUKSEL- Eurodeputetja Ilaria Salis ka bërë thirrje që zëri i protestuesve në Shqipëri të dëgjohet dhe ...
Tineke Strik BRUKSEL- Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik, ka folur për protestat në Shqipëri, ku i bëri thirrje Marta Kos, se Bash...
Foto Ilustruese STRASBURG- Komisioni Europian kërkon nga institucionet shqiptare përdorimin më të gjerë të masave alternative nd...
Media STRASBURG- Komisioni Europian ngre shqetësime për situatën e lirisë së medias në Shqipëri, duke theksuar se vendi nuk...
Parlamenti STRASBURG- Komisioni Europian kritikon funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë, duke evidentuar moszbatimin e disa vendimeve të G...
Kuti votimi STRASBURG- Komisioni Europian kërkon një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore në Shqipëri, duke e cilë...
Policia STRASBURG- Progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë ngre shqetësime për mënyrën se si Policia e Shtetit...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, duke...