4 November 2026, 15:57
Nga E. D
Plarent Ndreca
TIRANË- Avokati Plarent Ndreca ka ndarë detaje nga takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili ndodhet në spitalin e burgut të Fierit për shkak të frakturës në këmbë. Përmes një reagimi, Ndreca deklaron se prej afro dy javësh kanë kërkuar zyrtarisht kryerjen e një ekzaminimi për të vlerësuar ecurinë e shërimit të frakturës, por deri më tani ai nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.
Avokati bëri të ditur gjithashtu se Veliaj i ka dorëzuar disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shënuar përgjigjet që i ka komunikuar Ministrit të Drejtësisë Toni Gogu lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Sipas Ndrecës, këto përgjigje do të bëhen publike.
Reagimi i plotë i avokatit Plarent Ndreca:
Dola nga takimi me Erionin.
1. Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.
2. Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike.
Pasditen e 28 tetorit Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Transferimi i tij ka shkaktuar reagime dhe polemika të shumta, si dhe një "luftë" brenda socialistëve. Transferimin nga qelia e Durrësit në Fier, Veliaj e cilësoi si një “rrëmbim policor” pasi nuk ishte njohur me aktin që urdhëronte transferimin dhe arsyet e lidhura me këtë vendim. Nga ana tjetër, Drejtoria e Burgjeve tha se urdhri i transferimit është firmosur sipas procedurave, por dokumenti është klasifikuar “sekret shtetëror”, ndaj nuk mund të bëhet publik jashtë kushteve të parashikuara në ligj.
Transferimi i Veliajt ka sjellë një "luftë" mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama. E gjitha u bë publike, pasi Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, pranoi se ka zhvilluar takim me Veliajn në burgun e Fierit në mënyrë të fshehtë, por mohoi që t'i ketë përcjellë mesazhe kërcënuese nga kryeministri Edi Rama, të cilat ishin raportuar në media. Gogu tha se takimi është zhvilluar të premten, në kuadër të përgjegjësive të tij si ministër i Drejtësisë. Sipas tij, vizita kishte për qëllim njohjen me kushtet e trajtimit të Veliajt dhe dëgjimin e ankesave të ngritura publikisht nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Por Veliaj tregoi një anë tjetër të takimit, duke konfirmuar mesazhet kërcënuese që ka marrë dy ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama nëpëmjet Ministrit Toni Gogu.
Sipas versionit të Veliajt, gjatë takimit të zhvilluar të premten në orën 22:30, Gogu i ka komunikuar disa kërkesa që lidhen me pranimin e përfshirjes në protestat, heqjen dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe delegimin te Arbër Hajdari, si dhe ndërprerjen e këshillimit me avokatin Plarent Ndreca. Në letrën e publikuar nga kryebashkiaku, thuhet gjithashtu se mospranimi i këtyre kërkesave mund të sillte rëndimin e pozitës së tij ligjore dhe përballjen me akuza të tjera. Po ashtu, Veliaj ka mohuar kategorikisht lidhjen me protestat dhe i ka kërkuar kryeministrit të paraqesë prova për këto pretendime. Ai ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga dinjiteti i tij, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet./Dosja.al
Plarent Ndreca erion veliaj
Politike
4 November 2026, 15:49
E. D
Andreas Schieder
BRUKSEL- Eurodeputeti Andreas Schieder, e ka cilësuar si historik procesin e zgjerimit të BE-së në vendet e Ballkani...
Politike
4 November 2026, 15:40
E. D
Ilaria Salis
BRUKSEL- Eurodeputetja Ilaria Salis ka bërë thirrje që zëri i protestuesve në Shqipëri të dëgjohet dhe ...
Politike
4 November 2026, 15:35
E. D
Tineke Strik
BRUKSEL- Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik, ka folur për protestat në Shqipëri, ku i bëri thirrje Marta Kos, se Bash...
Politike
4 November 2026, 15:12
I.A
Foto Ilustruese
STRASBURG- Komisioni Europian kërkon nga institucionet shqiptare përdorimin më të gjerë të masave alternative nd...
Politike
4 November 2026, 14:56
I.A
Media
STRASBURG- Komisioni Europian ngre shqetësime për situatën e lirisë së medias në Shqipëri, duke theksuar se vendi nuk...
Politike
4 November 2026, 14:50
Parlamenti
STRASBURG- Komisioni Europian kritikon funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë, duke evidentuar moszbatimin e disa vendimeve të G...
Politike
4 November 2026, 14:46
I.A
Kuti votimi
STRASBURG- Komisioni Europian kërkon një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore në Shqipëri, duke e cilë...
Politike
4 November 2026, 14:41
I.A
Policia
STRASBURG- Progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë ngre shqetësime për mënyrën se si Policia e Shtetit...
Politike
4 November 2026, 14:25
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, duke...
Politike
4 November 2026, 14:24
I.A
Komisioni Europian
STRASBURG- Komisioni Evropian e cilëson korrupsionin një sfidë reale për Shqipërinë dhe kërkon më s...