11 November 2026, 08:30
Nga G.M
Scott Bessent
SHBA- Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, ka marrë masa të veçanta sigurie duke u zhvendosur nga banesa e tij private në Uashington drejt një baze ushtarake amerikane, pas kërcënimeve të dyshuara nga Irani ndaj jetës së tij.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, vendimi vjen në një kohë kur autoritetet amerikane kanë shtuar vigjilencën për shkak të informacioneve të inteligjencës mbi planet e mundshme të Teheranit për të shënjestruar personelin ushtarak dhe zyrtarët qeveritarë amerikanë. Mësohet se, planet e dyshuara për sulme ndaj qytetarëve amerikanë kanë arritur në faza të avancuara. Megjithatë, niveli konkret i kërcënimit ndaj Bessent nuk është bërë i ditur.
Bessent, në qendër të presionit ekonomik ndaj Iranit
Sekretari i Thesarit është një prej figurave kryesore të administratës së Donald Trump në zbatimin e politikës së presionit ekonomik ndaj Iranit. Ai ka drejtuar fushatën e sanksioneve amerikane, e cila synon të kufizojë të ardhurat financiare të Teheranit dhe të dobësojë kapacitetet e tij ekonomike.
Një zëdhënës i Departamentit të Thesarit ka deklaruar se Bessent nuk do të tërhiqet përballë kërcënimeve dhe do të vazhdojë punën për zbatimin e politikës amerikane ndaj Iranit. Shqetësimet për sigurinë e tij janë shtuar edhe pas publikimit në media të një fotografie ajrore të banesës së tij në Georgetown, në Uashington, e cila mundësonte identifikimin e vendndodhjes së pronës.
Irani mohon planet për sulme në territorin amerikan
Teherani ka mohuar vazhdimisht se ka plane për të sulmuar zyrtarë apo qytetarë amerikanë në territorin e Shteteve të Bashkuara. Nga ana tjetër, zyrtarët amerikanë vlerësojnë se kapacitetet e Iranit për të organizuar sulme në shkallë të gjerë në territorin amerikan ose në vende të tjera jashtë rajonit mbeten të kufizuara.
Zhvendosja e Bessent vjen në një periudhë përshkallëzimi të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, ku përveç përballjes ushtarake, lufta ekonomike dhe sanksionet janë kthyer në një tjetër front të rëndësishëm të përplasjes mes palëve./Dosja.al
Scott Bessent
Bota
11 November 2026, 08:19
G.M
Mohsen Rezaei.
Mohsen Rezaei, ish-komandant i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), është rikthy...
Bota
11 November 2026, 08:14
E.d
Foto ilustrruse
Prodhuesit çekë të armëve kanë përjetuar zhvillim të hovshëm nga lufta në Ukrainë. Pë...
Bota
11 November 2026, 08:11
G.M
pamje
SHBA- Një ngjarje tragjike është regjistruar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, ku tre persona kanë humbur jet&...
Bota
11 November 2026, 08:07
G.M
pamje
SHBA- Rreth 100 emigrantë nga Amerika Qendrore u bllokuan nga forcat meksikane të sigurisë teksa përpiqeshin të vazhdoni...
Bota
11 November 2026, 07:58
E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Franca ka thirrur ambasadorin e Iranit në Paris për t'i paraqitur një protestë të fortë diplomatike, pasi...
Bota
11 November 2026, 07:56
G.M
pamje
RUSI- Një sulm masiv me dronë ukrainas ka goditur rajonin e Leningradit në veriperëndim të Rusisë, duke shkak...
Bota
11 November 2026, 07:52
G.M
Donald Trump
SHBA- Nëntë anëtarë të familjes së ish-presidentit amerikan John F. Kennedy kanë ndërmarrë ve...
Bota
11 November 2026, 07:50
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Prodhuesit e disa prej ilaçeve më të përdorura për rënien në peshë dhe trajtimin e diabetit duh...
Bota
11 November 2026, 07:45
E.d
Pete Hegseth
SHBA- Shtëpia e Bardhë dhe udhëheqja republikane në Dhomën e Përfaqësuesve po intensifikojnë përpjek...
Bota
11 November 2026, 07:35
E.d
Ambasada amerikane në Kosovë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, nominoi Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të Shteteve të B...