LIVE UPDATES
Bota

Familja Kennedy padit Trumpin për harkun gjigant në Uashington: Do të hedhë hije mbi varret tona

Ata paralajmërojnë se monumenti do të cenojë pamjen dhe rëndësinë historike të memorialit të familjes Kennedy në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

11 November 2026, 07:52 Nga G.M
Familja Kennedy padit Trumpin për harkun gjigant në Uashington: Do
Donald Trump

 

SHBA- Nëntë anëtarë të familjes së ish-presidentit amerikan John F. Kennedy kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër projektit të Donald Trump për ndërtimin e një harku monumental në kryeqytetin amerikan. Ata paralajmërojnë se monumenti do të cenojë pamjen dhe rëndësinë historike të memorialit të familjes Kennedy në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, familja Kennedy i është kundërvënë projektit të presidentit amerikan Donald Trump për ndërtimin e një harku gjigant në Uashington, duke ngritur një padi për të ndaluar realizimin e tij. Në dokumentet ligjore, të nënshkruara nga nëntë pjesëtarë të familjes, pretendohet se ndërtimi i monumentit do të dëmtojë pamjen e varreve të familjes Kennedy dhe të flakës së përjetshme që ndodhet pranë memorialit të ish-presidentit John F. Kennedy.

Në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit prehen John F. Kennedy, bashkëshortja e tij Jacqueline Kennedy dhe dy fëmijët e tyre. Aty ndodhen gjithashtu varret e vëllezërve të tij, Robert dhe Edward Kennedy, si dhe të Ethel Kennedy, bashkëshortes së Robertit.

Sipas familjarëve, harku i planifikuar nga Trump do të pengojë pamjen e memorialit nga Ura Përkujtimore e Arlingtonit dhe do të ndryshojë peizazhin historik të zonës. Ata pretendojnë gjithashtu se përmasat e monumentit do të krijojnë një hije të përhershme mbi varret e familjes Kennedy dhe zonat përreth.

Projekti është përballur edhe me pengesa ligjore. Një gjykatë federale në Uashington ka vendosur pezullimin e përkohshëm të ndërtimit për të paktën dy javë, ndërsa shqyrtohen kundërshtimet lidhur me ligjshmërinë e tij. Harku monumental, i cili ende nuk ka nisur të ndërtohet, pritet të ketë përmasa të tilla që mund të ndikojnë edhe në pamjen e Memorialit të Abraham Lincoln dhe të Varrezave Kombëtare të Arlingtonit.

Përplasjet mes Trump dhe trashëgimisë Kennedy

Kundërshtimi i familjes Kennedy vjen pas një sërë zhvillimesh që kanë përfshirë emrin dhe trashëgiminë e ish-presidentit demokrat. Në fund të vitit 2025, administrata Trump vendosi emrin e presidentit republikan përpara atij të John F. Kennedy në Qendrën Kennedy, institucionin kulturor në Uashington që mban emrin e ish-presidentit të vrarë në vitin 1963.

Ndërkohë, administrata Trump ka njoftuar mbylljen e përkohshme të Qendrës Kennedy për punime riparimi dhe restaurimi, duke lënë të hapur edhe mundësinë e ndërhyrjeve më të mëdha në ndërtesë. Padia e re e familjes Kennedy shton një tjetër përplasje ligjore dhe simbolike rreth projekteve monumentale të Donald Trump në kryeqytetin amerikan./Dosja.al

John F. Kennedy donald trump

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin