11 November 2026, 07:50
Nga E.d
Foto ilustruse
SHBA- Prodhuesit e disa prej ilaçeve më të përdorura për rënien në peshë dhe trajtimin e diabetit duhet të shtojnë paralajmërime në etiketat e produkteve të tyre për një sëmundje të rrallë të syrit, e cila mund të shkaktojë humbje të papritur të shikimit.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) u ka kërkuar prodhuesve të Ozempic, Wegovy, Mounjaro dhe Zepbound të përfshijnë paralajmërime për neuropatinë optike ishemike anteriore jo-arteritike (NAION). Kjo sëmundje shfaqet kur enët e gjakut që furnizojnë nervin optik bllokohen, duke e privuar atë nga oksigjeni.
Sipas FDA-së, gjendja mund të shkaktojë ulje të shikimit në njërin sy, pa shoqëruar me dhimbje, dhe në disa raste humbja e shikimit mund të jetë e përhershme. Në një deklaratë për BBC-në, Akademia Amerikane e Oftalmologjisë tha se çdo rritje e mundshme e rrezikut duket e vogël dhe ende nuk është vërtetuar se këto medikamente shkaktojnë NAION.
“Medikamentet GLP-1 ofrojnë përfitime të rëndësishme për personat me diabet, obezitet dhe sëmundje të zemrës. Mesazhi ynë për pacientët është i thjeshtë: mos e ndërprisni mjekimin pa u konsultuar me mjekun dhe, nëse vëreni humbje të papritur dhe pa dhimbje të shikimit në njërin sy, drejtojuni menjëherë një okulisti”, deklaroi organizata.
Aktualisht nuk ekziston një trajtim i njohur që mund të rikthejë humbjen e shikimit të shkaktuar nga NAION. Sipas Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë, kjo është shkaku më i zakonshëm i dëmtimit akut të nervit optik te personat mbi 50 vjeç.
FDA tha se, pas një shqyrtimi të detajuar të raportimeve për raste të NAION te përdoruesit e barnave GLP-1, si dhe analizimit të studimeve të tjera, arriti në përfundimin se ekziston një “rritje e rrezikut për raste të rralla të NAION” te personat që marrin këto medikamente. Në një deklaratë, Novo Nordisk, prodhuesi i Wegovy, një prej medikamenteve më të përdorura për rënien në peshë, tha se të dhënat e disponueshme “nuk vërtetojnë një marrëdhënie shkak-pasojë”.
“Ne e kuptojmë se NAION mund të ketë pasoja të thella për pacientët dhe familjet e tyre. Siguria e pacientëve është përparësia jonë kryesore dhe ne vazhdojmë të monitorojmë sigurinë e barnave tona”, deklaroi kompania.
Sipas autoritetit amerikan, disa nga studimet kanë qenë të vështira për t'u vlerësuar, pasi personat që përdorin GLP-1 për obezitetin dhe diabetin e tipit 2 mund të kenë edhe faktorë të tjerë rreziku për zhvillimin e NAION, të cilët nuk lidhen domosdoshmërisht me përdorimin e medikamenteve. FDA shtoi se ende nuk dihet përse personat që marrin këto barna mund të jenë më të rrezikuar nga kjo sëmundje e syrit.
Këto medikamente kanë tashmë paralajmërime për disa gjendje të tjera shëndetësore, përfshirë pankreatitin dhe sëmundjet e tëmthit. Ndër efektet anësore më të zakonshme të semaglutidit, një nga përbërësit kryesorë të shumë barnave GLP-1, janë të përzierat, të vjellat dhe dhimbjet e stomakut.
Vitin e kaluar, një komitet i sigurisë pranë Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), pjesë e Bashkimit Evropian, deklaroi se deri në një në 10 mijë persona që përdorin semaglutid mund të preken nga NAION. Ndërkohë, një studim i publikuar dy vite më parë, i cili analizoi rreth 17 mijë pacientë, zbuloi se personat që merrnin semaglutid kishin katër herë më shumë gjasa të diagnostikoheshin me NAION krahasuar me ata që nuk e përdornin këtë medikament.
Megjithatë, një nga autorët e studimit, Dr. Joseph Rizzo, profesor i oftalmologjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, tha se rezultatet ishin “domethënëse, por ende paraprake”, duke theksuar se nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar më mirë lidhjen mes këtyre barnave dhe sëmundjes, në një grup më të larmishëm pacientësh./Dosja.al
FDA sëmundje shba
Bota
11 November 2026, 07:45
E.d
Pete Hegseth
SHBA- Shtëpia e Bardhë dhe udhëheqja republikane në Dhomën e Përfaqësuesve po intensifikojnë përpjek...
Bota
11 November 2026, 07:35
E.d
Ambasada amerikane në Kosovë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, nominoi Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të Shteteve të B...
Bota
11 November 2026, 07:27
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Udhëheqësit e Sllovakisë, Çekisë, Hungarisë dhe Bullgarisë kanë kundërshtuar ultimatum...
Bota
10 November 2026, 22:57
E.M
GAZA- Sulmet Izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën gjashtë palestinezë mes tyre një baba dhe djali i tij 13-vje&c...
Bota
10 November 2026, 22:56
E. D
SHBA- Negociatorët ukrainas dhe rusë e përfunduan ditën e parë të bisedimeve dyditore, të ndërmjetësuara nga ...
Bota
10 November 2026, 22:45
E. D
SERBI- Kompania serbe, Grindex, ka furnizuar me makineri kompani ruse në vitet pas pushtimit rus të Ukrainës, të cilat më pas i kan&eu...
Bota
10 November 2026, 22:14
E.M
IZRAEL- Një patrullë e forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara (UNIFIL) ka shkaktuar një alarm në kufirin mes Izra...
Bota
10 November 2026, 22:06
E.M
BRAZIL- Në jugperëndimin e shtetit Para në Brazil një stuhi e fuqishme ka shkaktuar një fenomen të pazakontë në lumin T...
Bota
10 November 2026, 21:36
E.M
AUSTRALI- Në Melbourne të Australisë është regjistruar një aksident i pazakontë, ku një avion i vogël ës...
Bota
10 November 2026, 21:26
E.M
GJERMANI- Gjatë 15 viteve të ardhshme rrezikojnë të zhduken rreth 800 mijë vende pune në Gjermani si pasojë e përh...