Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Tifozi i Newell’s Old Boys organizoi akte frikësimi për të penguar rikthimin e argjentinasit te rivali Rosario Central. Mes kërcënimeve kishte të shtëna me armë dhe një mesazh makabër që përmendte vajzën e futbollistit.
ARGJENTINE - Një ngjarje tronditëse që lidhet me rivalitetin e ashpër të futbollit argjentinas ka përfunduar me një dënim të rëndë me burg. Sergio Di Vanni, 45 vjeç, tifoz i Newell’s Old Boys, është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg për organizimin e akteve të frikësimit ndaj Angel Di Marias dhe familjes së tij në vitin 2024.
Sipas vendimit të gjykatës në Rosario, kërcënimet kishin si qëllim ta bindnin kampionin e botës me Argjentinën të mos rikthehej në vend për të luajtur me Rosario Central, klubin ku ishte formuar si futbollist. Në atë kohë, Di Maria aktivizohej te Benfica, por po shqyrtonte rikthimin në atdhe, që u realizua përfundimisht në vitin 2025.
Kërcënimet ishin veçanërisht të rënda. Në mars të vitit 2024, pranë zonës rezidenciale në Funes, ku futbollisti zotëron një banesë, u qëllua me armë zjarri dhe u lanë mesazhe kërcënuese. Një tjetër episod ndodhi përpara agjencisë imobiliare të drejtuar nga motra e tij, ku u vendos një kokë derri me një plumb në ballë.
Mesazhi shoqërues përmbante një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj vajzës së Di Marias, Pia, në rast se futbollisti do të rikthehej te Rosario Central. Ngjarja shkaktoi tronditje dhe e vendosi familjen përballë një situate të frikshme.
Rosario Central dhe Newell’s Old Boys janë rivalët historikë të qytetit të Rosario-s, ku përplasjet mes grupeve të tifozëve kanë qenë prej kohësh një problem serioz. Sipas prokurorisë, aktet e frikësimit lidhen edhe me luftën për pushtet brenda grupeve ultras të Newell’s.
Përveç Di Vannit, një grua 25-vjeçare e konsideruar bashkëpunëtore u dënua më herët me tre vjet e gjysmë burg, pasi pranoi fajësinë. Një person i tretë është gjithashtu në paraburgim. Sipas akuzës, personat e përfshirë ishin paguar me katër milionë peso argjentinase, rreth 2,300 euro sipas vlerësimit të raportuar.
Për shkak të kërcënimeve, Di Maria kishte hezituar fillimisht të rikthehej në Argjentinë, duke vendosur sigurinë e familjes mbi dëshirën për të luajtur në vendlindje. Megjithatë, në vitin 2025 ai u kthye te Rosario Central dhe u bë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, e cila e mbylli vitin me titullin kampion.
Dënimi i Di Vanni-t shënon një zhvillim të rëndësishëm në çështjen që tronditi futbollin argjentinas dhe tregoi se deri ku mund të shkojë dhuna e lidhur me rivalitetin mes tifozëve.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Një moment përkujtimor u mbajt në qendrën stërvitore të Real Madridit, ku lojtarët dhe stafi teknik respektuan nj&eu...
SPANJE - Luis de la Fuente po shijon momentin e tij në qendër të vëmendjes. Trajneri i kombëtares së Spanjës është ...
GJERMANI - Harry Kane përjetoi një moment të veçantë në Allianz Arena. Fituesi i ri i “Topit të Artë” u nd...
GJERMANI - Bayern Munich vazhdon të dominojë edhe në Kupën e Gjermanisë. Pavarësisht mungesës së Harry Kane, i cili u la...
ITALI - Interi dhe Milani janë gati të zbulojnë projektin e stadiumit të ri që do të ndryshojë të ardhmen e futbollit n&...
ITALI - Napoli rikthehet te fitorja dhe e bën këtë në mënyrë bindëse, duke mposhtur Monzën me rezultatin 4-1 në jav...
ITALI - Juventusi zhgënjen sërish në Serie A, duke u mposhtur 2-0 nga Genoa në transfertë. Skuadra e Daniele De Rossit zhvilloi një...
ANGLI - Liverpooli ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Ligës angleze, pasi eliminoi Chelsean në një pë...
ANGLI - “Qytetarët” vuajnë përballë Brightonit, barazojnë 2-2 në kohën e rregullt dhe sigurojnë çerek...
GJERMANI - Pas frikës së krijuar nga problemi shëndetësor që e detyroi të shtrohej në spital, trajneri belg ka dalë nga ...