29 October 2026, 00:31
Nga DOSJA
ITALI - Juventusi zhgënjen sërish në Serie A, duke u mposhtur 2-0 nga Genoa në transfertë. Skuadra e Daniele De Rossit zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer dhe goditi dy herë brenda 28 minutave të para, duke i shkaktuar një tjetër rezultat negativ ekipit bardhezi.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 12-të, kur Kingsley Ehizibue përfitoi nga pasimi i Tommaso Baldanzit dhe dërgoi topin në rrjetë. Juventus u përpoq të reagonte, por Genoa vazhdoi të shfrytëzonte hapësirat në prapavijën kundërshtare.
Në minutën e 28-të erdhi edhe goli i dytë. Vitinha përfitoi nga një gabim i Pierre Kalulu dhe pas aksionit të krijuar, Tommaso Baldanzi mposhti portierin kundërshtar, duke dyfishuar shifrat për skuadrën e De Rossit.
Në pjesën e dytë, Juventusi u përpoq të rikthehej në lojë përmes ndryshimeve të trajnerit Luciano Spalletti, por pa sukses. Genoa u mbrojt me kujdes dhe rrezikoi edhe në kundërsulme, ndërsa bardhezinjtë nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Rasti më i mirë në fund ishte goditja e Teun Koopmeiners nga një goditje dënimi, e cila përfundoi në traversë.
Kështu, Genoa siguroi një fitore të rëndësishme 2-0, duke regjistruar suksesin e dytë radhazi në shtëpi. Për Juventusin, ndërkohë, kjo është një humbje që shton pikëpyetjet për vazhdimësinë e skuadrës, e cila nuk arriti të shfrytëzonte as këtë transfertë për të konfirmuar reagimin e kërkuar.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 October 2026, 23:29
ANGLI - Liverpooli ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Ligës angleze, pasi eliminoi Chelsean në një pë...
Sport
28 October 2026, 23:11
ANGLI - “Qytetarët” vuajnë përballë Brightonit, barazojnë 2-2 në kohën e rregullt dhe sigurojnë çerek...
Sport
28 October 2026, 21:38
GJERMANI - Pas frikës së krijuar nga problemi shëndetësor që e detyroi të shtrohej në spital, trajneri belg ka dalë nga ...
Sport
28 October 2026, 21:34
ANGLI - Cristiano Ronaldo fiton një tjetër vlerësim prestigjioz, këtë herë për sezonin e tij të jashtëzakonshë...
Sport
28 October 2026, 21:02
ITALI - Skuadra e Cristian Chivu mposht Venezian 2-0 në transfertë, falë dy golave të shënuar nga mbrojtësit kundërshtarë...
Sport
28 October 2026, 20:55
ITALI - Kuqezinjtë kalojnë në avantazh pas dy golave të Cissé, por shembja në pjesën e dytë i kushton shtrenjtë s...
Sport
28 October 2026, 20:43
ELBASAN - Java e nëntë e Abissnet Superiore dhuroi emocione dhe tension në sfidën mes Elbasanit dhe Partizanit, ku verdheblutë arrit&eu...
Sport
28 October 2026, 15:29
VORE - Vora ka mposhtur Vllazninë në ndeshjen hapëse të javës së 9-të të Kategorisë Superiore, në një p&e...
Sport
28 October 2026, 14:30
Kai Rooney (16 vjeç), djali i Wayne Rooney
ANGLI - Talenti duket se është i trashëguar. Kai Rooney, djali 16-vjeçar i legjen...
Sport
28 October 2026, 14:00
SHBA - Hugo Lloris ka vlerësuar Harry Kane pas shpalljes së sulmuesit anglez fitues të “Topit të Artë” për vitin 2026....