28 October 2026, 23:11
Nga DOSJA
ANGLI - “Qytetarët” vuajnë përballë Brightonit, barazojnë 2-2 në kohën e rregullt dhe sigurojnë çerekfinalet vetëm pas goditjeve nga pika e bardhë, ku heroi bëhet portieri Gerónimo Rulli.
Manchester City ka kaluar me shumë vështirësi në çerekfinalet e Kupës së Ligës angleze, pasi mposhti Brightonin 4-3 me penallti, pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt në “Etihad Stadium”.
Miqtë befasuan vendasit në minutën e 30-të, kur Malick Yalcouyé kaloi Brightonin në avantazh. Reagimi i Cityt erdhi në minutën e 40-të, me Mateo Kovačić që riktheu baraspeshën dhe mbylli pjesën e parë në shifrat 1-1.
Fillimi i fraksionit të dytë ishte sërish i vështirë për skuadrën e Manchesterit. Georginio Rutter shënoi në minutën e 47-të, duke i dhënë sërish epërsinë Brightonit. City u detyrua të ndiqte rezultatin dhe arriti të barazonte në minutën e 72-të, kur Vitor Reis dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje të Rayan Cherkit.
Me rezultatin 2-2 pas 90 minutash, fati i kualifikimit u vendos nga pika e bardhë. Në këtë moment vendimtar, protagonist u bë portieri Gerónimo Rulli, i cili priti dy penallti, duke ndalur Yasin Ayarin dhe Lewis Dunk.
Rayan Cherki shënoi penalltinë vendimtare për Manchester Cityn, që fitoi 4-3 dhe shmangu eliminimin, duke siguruar një vend mes tetë skuadrave më të mira të kompeticionit. Brighton ishte pranë surprizës së madhe, por në fund u dorëzua në lotarinë e 11-metërshave.
B.T (Dosja.al)
Sport
28 October 2026, 21:38
GJERMANI - Pas frikës së krijuar nga problemi shëndetësor që e detyroi të shtrohej në spital, trajneri belg ka dalë nga ...
Sport
28 October 2026, 21:34
ANGLI - Cristiano Ronaldo fiton një tjetër vlerësim prestigjioz, këtë herë për sezonin e tij të jashtëzakonshë...
Sport
28 October 2026, 21:02
ITALI - Skuadra e Cristian Chivu mposht Venezian 2-0 në transfertë, falë dy golave të shënuar nga mbrojtësit kundërshtarë...
Sport
28 October 2026, 20:55
ITALI - Kuqezinjtë kalojnë në avantazh pas dy golave të Cissé, por shembja në pjesën e dytë i kushton shtrenjtë s...
Sport
28 October 2026, 20:43
ELBASAN - Java e nëntë e Abissnet Superiore dhuroi emocione dhe tension në sfidën mes Elbasanit dhe Partizanit, ku verdheblutë arrit&eu...
Sport
28 October 2026, 15:29
VORE - Vora ka mposhtur Vllazninë në ndeshjen hapëse të javës së 9-të të Kategorisë Superiore, në një p&e...
Sport
28 October 2026, 14:30
Kai Rooney (16 vjeç), djali i Wayne Rooney
ANGLI - Talenti duket se është i trashëguar. Kai Rooney, djali 16-vjeçar i legjen...
Sport
28 October 2026, 14:00
SHBA - Hugo Lloris ka vlerësuar Harry Kane pas shpalljes së sulmuesit anglez fitues të “Topit të Artë” për vitin 2026....
Sport
28 October 2026, 13:30
SPANJE - Gavi kërkon të rikthehet në planet kryesore të Hansi Flick, pasi deri më tani ka pasur shumë pak minuta në dispozici...
Sport
28 October 2026, 13:00
SPANJE - Dani Carvajal po mësohet me jetën e re te Getafe, por Real Madridi vazhdon të jetë pjesë e përditshmërisë s&eum...