Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
"Kjo punë do durim strategjik"/ Shtyhet seanca në GJKKO, Kryemadhi: Mendoja që gjykatat e mbanin fjalën, kjo tregon ngërçin e sistemit
Më tej, ajo ngriti shqetësimin për një vendim të gjykatës, për të cilin tha se nuk u ishte bërë i njohur avokatëve.
29 October 2026, 14:08Nga E.d
Monika Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj saj dhe ish-presidentit Ilir Meta. Gjatë një prononcimi për mediat jashtë ambienteve të gjykatës, ajo u shpreh se gjykata nuk e ka mbajtur fjalën, pasi gjatë seancës së shkuar i ishte komunikuar se mbrojtja mund të bëhej edhe pa avokat.
Më tej, ajo ngriti shqetësimin për një vendim të gjykatës, për të cilin tha se nuk u ishte bërë i njohur avokatëve. Kryemadhi tha se kjo situatë krijon pasiguri jo vetëm ligjore, por edhe emocionale, duke e cilësuar si qesharake atë që po ndodh në proces.
Monika Kryemadhi: Mendoja që gjykatat e mbanin fjalën, por sot nuk e mban më fjalën njeri. Seancën e kaluar na u tha që mund të bënim mbrojtjen pa avokat. Jam në vijimin e parashtrimeve të mia. Megjithatë, edhe prezenca e avokatëve që ishin në sallë, edhe pse pa pelerinën, tregon ngërçin e sistemit. Gjykata pretendon se ka një vendim, por nuk i është bërë i njohur avokatëve. Kjo nuk më intereson. Më intereson që i gjithë procesi më shpërdoron të drejtën e votës. Më ke vendosur me ligj të më mbrojë një avokat, i cili, ngaqë nuk i do qejfi, nuk vjen në sallë dhe nuk më lejon as të vijoj të mbrohem vetë. Ne kemi një reformë në drejtësi që të mbrojmë qytetarët, por kjo nuk ndodh. Sa qesharake, aq e dhimbshme është kjo gjë. E kam thënë që në fillim të procesit se kjo punë do durim strategjik./Dosja.al
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur pwr transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Dur...