Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Raportimet e fundit nga mediat iraniane vijnë një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kishin kryer sulme të kufizuara ndaj një sistemi ajror iranian më 6 nëntor.
Media shtetërore iraniane ka raportuar për shpërthime në disa lokacione në provincën jugore të Hormozganit. Shpërthime u raportuan në ishullin Keshm, në Sirik, Jask dhe Bandar Abas, teksa ka njoftime kundërthënëse lidhur me atë se kush është përgjegjës për shpërthimet. Televizioni shtetëror iranian tha se origjina e shpërthimeve mbetet e paqartë, duke sugjeruar se ato mund të jenë të lidhura me aktivitetin ushtarak iranian që synojnë mbrojtjen e Ngushticës së Hormuzit.
Ndërkaq, agjencia shtetërore e lajmeve IRNA fillimisht raportoi për dy shpërthime në lindje të ishullit Keshm, teksa banorë lokalë raportuan për shpërthime afër Jaskut. Megjithatë, Tasnim më herët kishte raportuar se dy raketa e kishin goditur ishullin, pa dhënë detaje për dëmet e mundshme. Edhe agjencia iraniane, Fars raportoi për shpërthime, por shtoi se nuk dihet se ku kanë ndodhur apo arsyet.
Raportimet e fundit nga mediat iraniane vijnë një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kishin kryer sulme të kufizuara ndaj një sistemi ajror iranian më 6 nëntor. Trump nuk tregoi se ku ishin kryer sulmet, por mediat iraniane pretenduan paraprakisht se mbrojtja iraniane kishte shkatërruar një dron amerikan mbi ishullin Keshm. Ishulli strategjik Keshm ndodhet në hyrje të Ngushticës së Hormuzit, që është një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e energjisë.
Në këtë ishull ndodhen një objekt i madh nëntokësor për raketa, një bazë detare dhe një impiant i madh për shkripëzimin e ujit, sipas gazetës The Wall Street Journal. Ishulli ka qenë në shënjestër të forcave amerikane në fazat e mëhershme të luftimeve, teksa zyrtarët amerikanë kanë diskutuar edhe mundësinë e marrjes së kontrollit të tij. Presidenti Trump tha po ashtu se Uashingtoni po vazhdon kontaktet me Teheranin.
“Ne po bisedojmë me Iranin. Kemi qenë në kontakt. Ata, me dëshpërim, duan një marrëveshje”, tha ai.
SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit në fund të shkurtit. Presidenti Trump vazhdimisht ka përsëritur se qëllimi kryesor i fushatës ushtarake amerikane është që Iranit t’i pamundësohet që të posedojë armë bërthamore./REL
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë një ofertë të pazakontë Dana White, drejtuesit të orga...
TIK TOK Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së...
pamje RIAD- Një sulm me raketa ka shënjestruar qendrën financiare të kryeqytetit saudit, Riad, duke shkaktuar dëme në një n...
foto ilustruese Më herët gjatë këtij viti, hetuesit nga Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) kërkuan qasje t&eu...
foto ilustruese SPANJA- Një zbulim tronditës është bërë në qytetin Allariz, në provincën e Ourense, në...
pamje LITUANI- Mbi 6 mijë ushtarë të NATO-s do të marrin pjesë në dy stërvitje të mëdha ushtarake në ...
Pedro Sánchez SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka ashpërsuar retorikën politike në prag të zgjedhjeve...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po përgatitet të kundërshtojë në gjykatë r...
foto ilustruese SHBA- Tregu amerikan i punës ka regjistruar një ecuri më të mirë se pritshmëritë gjatë muajit tetor, m...
raketa 'Patriot' GJERMANI- Gjermania nuk do të dërgojë sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, pasi...