LIVE UPDATES
Aktualitet

Krimi i organizuar shqiptar shtrin rrjetet në Amerikën Latine, nga trafiku i kokainës te pastrimi i parave

Ndryshe nga kartelet e mëdha, organizatat shqiptare nuk mbështeten te prania masive e njerëzve apo kontrolli i drejtpërdrejtë i territoreve.

23 November 2026, 21:08 Nga E.d
Krimi i organizuar shqiptar shtrin rrjetet në Amerikën Latine, nga
Foto ilustruse

AMERIKA LATINE-  Rrjetet kriminale shqiptare po forcojnë gjithnjë e më shumë ndikimin e tyre në Amerikën Latine, duke zgjeruar aktivitetin në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimin e parave. Prej më shumë se një dekade, organizatat shqiptare kanë kaluar nga roli i ndërmjetësve mes furnizuesve të Amerikës së Jugut dhe grupeve kriminale evropiane, në aktorë të rëndësishëm në disa hallka të këtij aktiviteti kriminal.

Sipas një analize të publikuar nga "Diálogo Américas", këto rrjete kanë ndërtuar lidhje me organizata kriminale në Ekuador, Kolumbi, Peru, Brazil, Paraguai dhe Meksikë, duke krijuar një strukturë bashkëpunimi që shtrihet nga sigurimi i drogës deri te transporti dhe shpërndarja e saj në tregjet evropiane.

Ndryshe nga kartelet e mëdha, organizatat shqiptare nuk mbështeten te prania masive e njerëzve apo kontrolli i drejtpërdrejtë i territoreve. Ato funksionojnë përmes grupeve të vogla të personave kyç, të cilët koordinojnë marrëveshje me partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë.

Fatjona Mejdini, drejtoreshë e Observatorit për Evropën Juglindore pranë Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, shpjegon se këto grupe veprojnë në mënyrë të pavarur dhe krijojnë partneritete sipas interesave të tyre, pa qenë struktura të nënshtruara ndaj karteleve latino-amerikane.

Ekuadori, një nga qendrat kryesore të aktivitetit

Ekuadori është kthyer në një nga pikat më të rëndësishme për rrjetet shqiptare, për shkak të pozicionit gjeografik mes Kolumbisë dhe Perusë, si dhe porteve të mëdha tregtare që shërbejnë si pika eksporti drejt Evropës.

Sipas analizës, organizatat shqiptare kanë krijuar marrëdhënie me grupe kriminale vendase, përfshirë Los Lobos dhe Los Choneros, duke bashkëpunuar në sigurimin dhe transportin e kokainës.

Një prej rasteve të përmendura lidhet me portin e Mantës, ku një kompani eksportuese toni dyshohet se është përdorur nga rrjete kriminale të Ballkanit për të transportuar rreth 11 tonë kokainë drejt Evropës gjatë periudhës 2020-2025.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu përdorimin e kompanive që operojnë në sektorët e bananeve, peshkimit dhe logjistikës për të maskuar aktivitetet e paligjshme brenda tregtisë së zakonshme.

Rrjetet shqiptare në Brazil, Paraguai dhe Kili

Prania e organizatave shqiptare nuk kufizohet vetëm në Ekuador. Në Brazil, rasti i Ervin Matës përmendet si një shembull i lidhjeve mes operatorëve të Amerikës së Jugut dhe rrjeteve kriminale evropiane.

Mata u arrestua në prill në Ilhabela, në shtetin e Sao Paulos, me kërkesë të autoriteteve shqiptare. Ai lidhet me disa sekuestrime të mëdha kokaine në Holandë dhe Brazil, ndërsa ndaj tij ka pasur edhe dyshime për përfshirje në planifikimin e vrasjeve në Shqipëri.

Një tjetër rast i rëndësishëm është ai i Franc Çopjas në Paraguai, i cili, sipas hetimeve, negocionte sasi të mëdha droge përmes një rrjeti partnerësh në Amerikën Latine. Organizata e lidhur me të dyshohet se qëndronte pas trafikut të rreth 28 tonëve kokainë gjatë vitit 2020. Një pjesë e ngarkesave u sekuestruan në porte evropiane, përfshirë Hamburgun dhe Antverpin.

Ndërkohë, në Kili përmendet rasti i Viktor Gjinit, shtetas shqiptar i lindur në Kosovë, i cili në vitin 2023 dyshohet se shqyrtoi mundësinë e përdorimit të porteve kiliane për transportimin e kokainës drejt Roterdamit. Operacioni përfundoi me sekuestrimin e rreth 98 kilogramëve drogë dhe arrestimin e tij.

Pastrimi i parave, një tjetër hallkë e rrjeteve kriminale

Përveç trafikut të kokainës, një rëndësi të veçantë ka edhe mënyra se si organizatat kriminale menaxhojnë dhe pastrojnë fitimet e përfituara nga aktivitetet e paligjshme.

Në Meksikë, në nëntor 2025, Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi sanksione ndaj grupit kriminal Hysa Organized Crime Group (HOCG), i njohur edhe si grupi ISA, duke e akuzuar për përdorimin e kazinove dhe restoranteve për pastrimin e parave të siguruara nga trafiku i drogës. Sipas autoriteteve amerikane, grupi dyshohet se vepronte me miratimin e Kartelit të Sinaloas.

Ndërkohë, në Evropë, rrjetet shqiptare kanë krijuar marrëdhënie bashkëpunimi me organizata të njohura kriminale, si 'Ndrangheta italiane dhe Mocro Mafia. Këto bashkëpunime zhvillohen kryesisht përmes marrëveshjeve të veçanta dhe projekteve individuale.

Autoritetet përballë një rrjeti që kapërcen kufijtë

Zgjerimi i aktivitetit kriminal në disa kontinente e bën më të vështirë punën e autoriteteve, pasi grupet mund të ndryshojnë partnerët dhe rrugët e transportit në varësi të rrethanave.

Për këtë arsye, ekspertët vlerësojnë se lufta kundër këtyre organizatave kërkon bashkëpunim të koordinuar mes vendeve të Amerikës Latine dhe atyre evropiane, shkëmbim informacioni dhe hetime të përbashkëta financiare. Shqipëria bashkëpunon me Eurojust-in që prej vitit 2018, ndërsa në vitin 2026 u mbështetën edhe ekipet e para të përbashkëta hetimore mes Shqipërisë dhe Kolumbisë.

Sipas ekspertëve, sfida nuk qëndron vetëm në kapjen e ngarkesave të drogës apo arrestimin e personave të përfshirë, por edhe në identifikimin e kompanive, ndërmjetësve dhe burimeve financiare që mbajnë në funksion këto organizata Analiza nënvizon se krimi i organizuar shqiptar ka fituar një dimension gjithnjë e më ndërkombëtar, duke u përshtatur me tregjet dhe partneritetet e reja dhe duke e shndërruar Amerikën Latine në një pikë strategjike për aktivitetin e tij kriminal./Dosja.al

amerika latine krimi i organizuar pastrim parash

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit