5 November 2026, 17:20
Nga E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Embro Sulejmani, i cili punonte si kryekamerier në një lokal pranë rezidencës qeveritare në Durrës, dyshohet se ka ndihmuar Ergys Agasin të qëndronte në arrati. Kjo duke e transportuar me automjet dhe duke koordinuar lëvizjet e tij. Bëhet me dije se pak ditë para arrestimit të Agasit, Sulejmani mbante kontakte me të për vendndodhjen, oraret dhe mënyrën e lëvizjes në qytetin e Durrësit.
Hetimet tregojnë se Sulejmani dyshohet se monitoronte edhe hyrjet dhe daljet në zonën e Vilave Qeveritare, ku Agasi disponon një vilë. Një zonë kjo që ruhet nga Garda e Republikës. Komunikimet mes tyre, tregojnë për një ndihmë që nuk ishte e rastësishme, por e organizuar dhe e vazhdueshme.
Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve lidhet me një bisedë të zhvilluar pak orë pas arrestimit të Agasit. Në këtë komunikim, Sulejmani shprehte lehtësim që nuk ishte kapur edhe ai bashkë me biznesmenin. Për hetuesit, kjo bisedë përbën një tregues se Sulejmani e kishte transportuar Agasin gjatë kohës që ai ishte në arrati. Për këtë arsye, ndaj tij është ngritur akuza për përkrahje të autorit të krimit./Dosja.al
Embro Sulejmani Durrës hetimet
Aktualitet
5 November 2026, 17:11
E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Detaje të reja nga hetimet e SPAK për Ergys Agasin janë bërë publike, ku në fokus janë komunikimet e ti...
Aktualitet
5 November 2026, 16:36
E.d
Ndërtesa e Kongresit amerikan në Uashington.
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim q&...
Aktualitet
5 November 2026, 16:33
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë zhvilluar një takim me përfaqësinë e OSBE-së në Tiranë, ku kanë ngritur shqet&eum...
Aktualitet
5 November 2026, 16:15
E.d
Foto ilusturse
TIRANA- Një skemë e dyshuar mashtrimi me vlerat e mallrave dhe falsifikim dokumentesh është zbuluar nga Dogana Shqiptare n&...
Aktualitet
5 November 2026, 16:06
Elton Qyno
Foto ilustruse
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencor...
Aktualitet
5 November 2026, 16:02
E.d
Pamje
GREQI- Top Channel siguron pamjet ekskluzive të sulmeve që banda e Klodian Carës ka kryer në Athinë. Burime policore thanë...
Aktualitet
5 November 2026, 15:54
E.d
Pamje
PEQIN- Një konflikt mes dy të paraburgosurve ka përfunduar në përplasje fizike në ambientet e burgut të Peqinit. Prot...
Aktualitet
5 November 2026, 15:46
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin, të cilët akuzohen p&...
Aktualitet
5 November 2026, 15:07
E.M
VLORË- Pas aksidentit të ditës së djeshme në aksin Levan-Vlorë ku humbi jetën këmbësori 72-vjeçar Batjar Sh...
Aktualitet
5 November 2026, 14:51
E. D
RUSI- Një numër gjithnjë e më i madh shtetesh po bëhen bashkë kundër një vendimi të një gjykate që i lej...