5 November 2026, 16:15
Nga E.d
Foto ilusturse
TIRANA- Një skemë e dyshuar mashtrimi me vlerat e mallrave dhe falsifikim dokumentesh është zbuluar nga Dogana Shqiptare në bashkëpunim me autoritetet greke. Në njërin prej rasteve, një ngarkesë mallrash me vlerë reale 237,615 euro ishte deklaruar në doganë për vetëm 46,639 euro, duke krijuar një diferencë prej afro 191 mijë eurosh.
Nga verifikimet rezulton se për këtë rast detyrimi doganor i papaguar llogaritet në rreth 22.5 milionë lekë. Zbulimi u bë pas shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve doganore shqiptare dhe greke, të cilat konstatuan mospërputhje mes dokumentacionit të paraqitur nga subjektet importuese.
Në rastin e parë, faturat dhe dokumentet e tranzitit të dorëzuara në Shqipëri rezultuan të ndryshme nga ato që dispononin autoritetet greke. Mospërputhjet kishin të bënin me vlerën e mallrave dhe të dhënat e marrësve. Ndërsa në rastin e dytë, diferenca mes vlerës së deklaruar dhe asaj reale ishte 190,976 euro. Sipas Doganës, skemat dyshohet se ishin përdorur për të shmangur detyrimet tatimore dhe doganore ndaj shtetit.
Pas hetimeve paraprake, Drejtoria e Hetimit Doganor ka referuar materialet në Prokurorinë e Korçës për administratorët e subjekteve importuese, të dyshuar për kontrabandë me mallra të tjera dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare./Dosja.al
skemë Dogana Shqiptare faturat
Aktualitet
5 November 2026, 16:06
Elton Qyno
Foto ilustruse
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencor...
Aktualitet
5 November 2026, 16:02
E.d
Pamje
GREQI- Top Channel siguron pamjet ekskluzive të sulmeve që banda e Klodian Carës ka kryer në Athinë. Burime policore thanë...
Aktualitet
5 November 2026, 15:54
E.d
Pamje
PEQIN- Një konflikt mes dy të paraburgosurve ka përfunduar në përplasje fizike në ambientet e burgut të Peqinit. Prot...
Aktualitet
5 November 2026, 15:46
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin, të cilët akuzohen p&...
Aktualitet
5 November 2026, 15:07
E.M
VLORË- Pas aksidentit të ditës së djeshme në aksin Levan-Vlorë ku humbi jetën këmbësori 72-vjeçar Batjar Sh...
Aktualitet
5 November 2026, 14:51
E. D
RUSI- Një numër gjithnjë e më i madh shtetesh po bëhen bashkë kundër një vendimi të një gjykate që i lej...
Aktualitet
5 November 2026, 14:39
E. D
EUROPË- Një valë e re kërcënimesh me bomba përfshiu fluturimet e pasagjerëve në Evropë të enjten në...
Aktualitet
5 November 2026, 14:35
E. D
TIRANË- Studentët e grupimeve “Studentët n’ Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, së bashku me kat...
Aktualitet
5 November 2026, 13:59
E. D
MITORVICË- Kolegji i Rektorit të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, i cili vepron sipas sistemit të Serbisë, ka th&...
Aktualitet
5 November 2026, 13:38
I.A
Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni
TIRANË- Detaje të reja dalin nga dosja penale e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, ...