5 November 2026, 15:46
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin, të cilët akuzohen për sigurimin e kushteve për kryerjen e dy vrasjeve. SPAK kërkon 10 vite burg për Leonard Dukën dhe 6 vite burg për Drianto Bardhin.
Sipas akuzës, dy të pandehurit dyshohet se kanë siguruar kushtet për eliminimin e Ervis Martinajt, i cili vijon të rezultojë i zhdukur, si dhe të Erigers Mihasit, i cili u vra në një atentat.
Dosja në fjalë është pjesë e hetimeve të njohura si “Revanshi”, ku hetuesit zbardhën mijëra komunikime të shkëmbyera përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC.
Ndërkohë, Leonard Duka është dënuar më herët me 30 vite burg. Ai është shpallur fajtor si drejtues i grupit kriminal përgjegjës për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko, i konsideruar krahu i djathtë i Ervis Martinajt.
Operacioni "Revanshi"
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK në maj 2024 janë goditur 7 grupe të strukturuara kriminale dhe u firmosën 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë 4.5 milionë euro, ku përfshihen bizhuteri dhe ora të shtrenjta, flori, euro cash, armë zjarri, automjete luksoze të blinduara, sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.
Sipas SPAK, në qendër të grupeve kriminale ishte ai i të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, i cili ishte në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga ish-deputet Arben Ndoka. Bëhet me dije se në zonën e Fushë-Krujës vepronte grupi i Durim Bamit i cili ishte në konflikt të hapur me grupin e Martinajt dhe Ndokës. Grupi i Bamit bëri aleancë me një grup kundërshtar të Martinajt që drejtohet nga Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Martinajt dhe Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.
Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë edhe shtetasit Emiljano Shullazi dhe A.Avdylaj, që edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë në realizimin e vrasjes së Durim Bamit. Hetimet kanë evidentuar ekzistencën edhe të një grupi tjetër kriminal të drejtuar nga Edison Reçi. Ky shtetas me qëllim hakmarrje ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit. Nga njoftimi i SPAK është evidentuar dhe përfshirja në ngjarjet kriminale edhe një ish-deputeti, Arben Ndoka, katër punonjës policie; drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, efektivët e RENEA-S, Altin Morina dhe efektivi me iniciale A.P,.
Sipas SPAK, Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Gjithashtu së bashku me Preng Gjinin, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të GJKKO janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit i njohur ndryshe me pseudonimin Visi i Pojës./Dosja.al
Ervis Martinaj
Aktualitet
5 November 2026, 15:07
E.M
VLORË- Pas aksidentit të ditës së djeshme në aksin Levan-Vlorë ku humbi jetën këmbësori 72-vjeçar Batjar Sh...
Aktualitet
5 November 2026, 14:51
E. D
RUSI- Një numër gjithnjë e më i madh shtetesh po bëhen bashkë kundër një vendimi të një gjykate që i lej...
Aktualitet
5 November 2026, 14:39
E. D
EUROPË- Një valë e re kërcënimesh me bomba përfshiu fluturimet e pasagjerëve në Evropë të enjten në...
Aktualitet
5 November 2026, 14:35
E. D
TIRANË- Studentët e grupimeve “Studentët n’ Protestë” dhe “Revolucioni Studentor”, së bashku me kat...
Aktualitet
5 November 2026, 13:59
E. D
MITORVICË- Kolegji i Rektorit të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, i cili vepron sipas sistemit të Serbisë, ka th&...
Aktualitet
5 November 2026, 13:38
I.A
Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni
TIRANË- Detaje të reja dalin nga dosja penale e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, ...
Aktualitet
5 November 2026, 13:02
E.M
TIRANË- “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Qytetarët protestojnë para SPAK ...
Aktualitet
5 November 2026, 12:24
E. D
DIBËR- Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Vasije të Kalasë s...
Aktualitet
5 November 2026, 12:23
E.M
TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 3245 gjoba gjatë 48 orëve të fundit për shkelje të rregullave të qarkulli...
Aktualitet
5 November 2026, 12:09
E. D
pamjet
ELBASAN- Janë publikuar pamjet ku ishte vendosur bombola që shpërtheu dhe la pas dy viktima në Elbasan. Siç shihe...