Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
Kurti dhe liderët e rajonit mblidhen në Bruksel/ Kreu i Parlamentit serb nuk pritet të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani perëndimor
Kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, nuk do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili pritet të mbahet javën e ardhshme në Bruksel
21 November 2026, 16:00Nga E.M
BRUKSEL- Kryetari i ri i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, nuk do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, i cili pritet të mbahet javën e ardhshme në Bruksel. Lajmi u njoftua pas një takimi që Çupiç pati me të ngarkuarin me punë të delegacionit të BE-së në Beograd, Julian Vassallo.
Ky ishte takimi i parë i zhvilluar nga Çupiç me përfaqësues të BE pas mori mandatin si i pari i Kuvendit. Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Europian do ta shfrytëzojnë samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor për të paralajmëruar se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit vazhdon t’i pengojë të dyja palët në rrugën drejt integrimit evropian.
Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të theksojnë se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE-ja, thuhet në një draft-deklaratë. Dokumenti pritet të miratohet në përfundim të samitit që pritet të mbahet më 25 nëntor në Bruksel./Dosja.al