Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, Kurti komentoi edhe zhvillimet politike në Serbi dhe Listën Studentore, e cila pritet të formojë qeverinë e re.
FRANCA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua në Paris me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, me të cilin diskutoi perspektivat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus njohjen reciproke.
Siç njoftuan Kurti dhe Sorensen, takimi u zhvillua në margjinat e Forumit të Paqes në Paris. Gjatë takimit u bisedua edhe për stabilitetin institucional në Kosovë dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, megjithëse Kosova ende nuk e gëzon statusin e vendit kandidat.
"Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së Presidentes, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, njoftoi Kurti.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe emisari i BE-së, Peter Sorensen, i cili tha se "me institucionet tashmë të konsoliduara në Prishtinë, biseduam për hapat e mëtejmë në dialogun Beograd-Prishtinë dhe për aspekte të ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat janë të rëndësishme për qytetarët në terren dhe për rajonin”.
Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris, Kurti komentoi edhe zhvillimet politike në Serbi dhe Listën Studentore, e cila pritet të formojë qeverinë e re. Ai tha se pret që udhëheqja e re serbe ta njohë realitetin e ri politik në rajon.
"Ky duhet të jetë gjithashtu një proces përmes të cilit qeveria e Serbisë, e cila së fundmi ka kaluar nëpër një ndryshim të udhëheqjes, të arrijë ta njohë realitetin e shekullit XXI, ku Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete”, tha Kurti.
Serbia duhet të praktisë fushatën agresive
Kryeministri shtoi se pret nga Serbia që "ta braktisë fushatën e saj agresive kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës”.
Pas zgjedhjeve në Serbi dhe fitores së saj, një delegacion i Listës Studentore vizitoi Kosovën tri ditë më parë. Gjatë qëndrimit, anëtarët e delegacionit u takuan me përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe dhe vizituan Manastirin e Graçanicës dhe Manastirin e Deçanit.
Kandidati i Listës Studentore, Fegja Dimoviq, shkroi në Facebook se "Kosova zë një vend të rëndësishëm në programin politik të kësaj liste”, duke përsëritur qëndrimin se ajo është "pjesë përbërëse e Serbisë”.
"Për njerëzit tanë po përcjellim një mesazh dashurie dhe solidariteti, me premtimin e qartë se nuk do të harrohen kurrë. Kosova dhe Metohia kanë një vend të rëndësishëm në programin e Listës Studentore, i cili konfirmon se 'KiM' është pjesë integrale e Serbisë dhe shtyllë e identitetit tonë shpirtëror dhe kulturor”, shkroi Dimoviq.
Edhe më herët, Lista Studentore kishte deklaruar se, sa i përket Kosovës, do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron Kosovën pjesë të territorit serb.
Vizita e delegacionit të kësaj liste në Kosovë nuk ishte paralajmëruar përmes një kërkese zyrtare. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës bëri të ditur se nuk kishte pranuar asnjë kërkesë për vizitë zyrtare nga përfaqësues të Listës Studentore.
Nuk është kërkuar leja për hyrje në Kosovë
Sipas ministrisë, përfaqësuesit në fjalë kanë hyrë në Kosovë në cilësinë e qytetarëve të zakonshëm dhe jo si zyrtarë shtetërorë.
"Duke qenë se përfaqësuesit në fjalë nuk mbajnë ende funksione zyrtare në institucionet shtetërore të Serbisë, hyrja dhe qëndrimi i tyre në Republikën e Kosovës janë realizuar në cilësinë e qytetarëve të zakonshëm, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përgjithshme për hyrjen dhe qëndrimin e shtetasve të Serbisë në Republikën e Kosovës. Për vizita të kësaj natyre nuk kërkohet miratim paraprak”, thuhet në reagimin e MPJD-së.
Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë zhvillohet që nga viti 2013. Ndonëse gjatë kësaj periudhe janë nënshkruar disa marrëveshje, normalizimi i plotë ende nuk duket në horizont. Takimi i fundit mes kryeministrit Albin Kurti dhe asokohe Presidentit serb Aleksandar Vuçiq u mbajt në shtator të vitit 2023. Që atëherë janë zhvilluar disa takime në nivel kryenegociatorësh.
Urimet nga Gjermania
Kosova, gjatë dy viteve të fundit, ka kaluar nëpër procese të njëpasnjëshme zgjedhore. Vetëm një muaj më parë vendi i dha fund krizës politike me formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentes.
Me rastin e zgjedhjes së saj, presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i dërgoi një letër urimi, në të cilën theksoi "rëndësinë e funksionalizimit të plotë të institucioneve të Kosovës”, që sipas tij, "përbën një lehtësim të madh edhe për Gjermaninë”.
"Prandaj tani është koha për të drejtuar vështrimin nga e ardhmja, për të avancuar reformat e nevojshme me një dinamikë të re dhe për të shtyrë përpara integrimin euroatlantik të Kosovës. Në këtë proces, rëndësi të madhe kanë respektimi i detyrimeve ndërkombëtare, ruajtja e pavarësisë së gjyqësorit, si dhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, shkroi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier./DW
Blendi Gonxhja TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet, një nismë që syno...
Sofia Moreira de Sousa dhe Ilirjan Celibashi TIRANA- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa është takua...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë marrëdhënie biznesi me Jared Kushnerin, duke theksuar se ai është nj&eu...
Edi Rama DUBLIN- Kryeministri Rama ka deklaruar ditën e sotme se populli shqiptar i ka dhënë një mandat shumë të fortë p&eu...
Edi Rama DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar pritjen me vezë nga disa shqiptarë në Dublin, duke e cilësuar incidentin si pjesë...
Edi Rama DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Samiti i NATO-s nuk do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027. Gjatë...
Genta Vangjeli TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka denoncuar kontratat e lidhura nga AKSHI për siste...
Ilir Meta TIRANA- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka ngritur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme, gjate seances gjyqësore...
Kristjan Shkreli TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli rrezikon të dënohet me 1 vit heqje lirie, ...
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri shprehet se vendimi i Strasburgut për çështjen e arrestimit të tij para zgjedhjeve vendore të...