12 November 2026, 13:26
Nga E.d
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka denoncuar kontratat e lidhura nga AKSHI për sistemin e fiskalizimit, duke pretenduar se vlera totale e tyre arrin në rreth 40 milionë euro nga paratë publike. Sipas saj, në këto procedura shfaqen vazhdimisht të njëjtat kompani, mes tyre Primus Albania, Datech dhe HORIZON, ndërsa ngre pikëpyetje edhe për konkurrencën në tendera.
Vangjeli ndalet te tri kontrata të viteve 2018, 2023 dhe 2026, përkatësisht me vlera rreth 22 milionë, 8 milionë dhe 9 milionë euro. Ajo pretendon se gjatë zbatimit të kontratës së dytë, HORIZON ndryshoi pronësinë, duke kaluar 100% në emër të Ermal Beqirit, për të cilin thotë se është nën hetim nga SPAK në dosjen e AKSHI-t.
Në deklaratën e saj, përfaqësuesja e PD-së citon edhe raportet e KLSH-së, të cilat, sipas saj, kanë evidentuar 368 problematika në sistem gjatë viteve 2021–2022, mangësi në dokumentimin e mirëmbajtjes dhe parregullsi në administrimin financiar të projektit. Ajo thekson gjithashtu se kostoja e mirëmbajtjes është rritur me rreth 57% nga kontrata e vitit 2018 në atë të vitit 2023.
Në përfundim, Genta Vangjeli i kërkon SPAK-ut të hetojë procedurat e tenderimit, kompanitë përfituese dhe shërbimin e marrë në këmbim të miliona eurove. Deri më tani, këto janë pretendime të përfaqësueses së PD-së dhe kërkohet verifikimi i tyre nga organet kompetente.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Edhe pse është në proces hetimi, pak ditë më parë AKSHI njoftoi kontratën e radhës të lidhur për fiskalizimin. Shqiptarët duhet të dinë se deri tani janë rreth 40 milionë euro nga paratë e tyre që shkojnë për kontrata problematike, me gara fiktive, operatorë të njëjtë me pronësi kroate, Ermal Beqirin etj.
Kontrata fillestare e vitit 2018: AKSHI i dha konsorciumit Jehona Software (sot Primus Albania), Neos dhe Datech kontratën nr. 6756, datë 27.11.2018, me vlerë 1.86 miliardë lekë pa TVSH (rreth 22 milionë euro me TVSH). Primus Albania zotërohet nga Primus Adriatic, ku, sipas mediave kroate, raportohen si pronarë ortakë Hrvoje Čabrajić dhe Dinko Novoselec, persona të lidhur me presidentin kroat, mik dhe këshilltar i kryeministrit Edi Rama për periudhën 2017–2019.
Prova: Ekstraktet e regjistrave tregtarë; raportimet e Jutarnji List dhe Imperijal.
– Kontrata e dytë, e lidhur në shkurt 2023 për mirëmbajtjen e sistemit, u nënshkrua me Primus Albania dhe HORIZON, me vlerë rreth 8 milionë euro me TVSH (705.4 milionë lekë pa TVSH), për 24 muaj.
Prova: Tenderi REF-47789-10-28-2022 dhe kontrata nr. 51, datë 28.02.2023.
– Gjatë zbatimit të kontratës, në prill 2024, HORIZON sh.p.k. ndryshon pronësinë, e cila prej asaj kohe e deri tani rezulton 100% në emrin e Ermal Beqirit, i cili është gjithashtu nën hetim nga SPAK në dosjen e AKSHI-t.
Prova: Ekstrakti historik i QKB-së dhe njoftimi i SPAK, 16.12.2025.
– Kontratën e tretë të vitit 2026, me të njëjtin objekt, e fiton me 98% të fondit limit BOE Primus Albania, Datech dhe ADM, me vlerë rreth 9 milionë euro (paraqiti ofertë 757 milionë lekë pa TVSH).
Prova: Tenderi REF-46383-04-28-2025.
Po çfarë produkti kanë marrë shqiptarët për gjithë këto para?
Sistemi i fiskalizimit u krijua për:
– Lëshimin dhe fiskalizimin elektronik të faturave.
– Transmetimin e të dhënave drejt administratës tatimore.
– Kontrollin e transaksioneve të bizneseve.
– Monitorimin e pagesave dhe reduktimin e informalitetit.
– Përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave tatimore.
Megjithatë, gjatë viteve të zbatimit, KLSH evidentoi qindra problematika teknike dhe mangësi në administrimin e mirëmbajtjes, konkretisht:
Projekti u financua përpara dorëzimit të plotë të dokumentacionit të investimit.
Kontrata u regjistrua fillimisht në Thesar vetëm për 170,025,887 lekë, jo për vlerën e plotë. U pranua një garanci me afat vetëm njëvjeçar, megjithëse kontrata ishte katërvjeçare. Më 5 dhjetor 2019, paradhënia e pambuluar nga garancia arriti në 141,688,239 lekë. 170,025,887 lekë u kontabilizuan gabimisht si investim kapital, duke deformuar artificialisht investimet e vitit 2018.
Prova: Raporti i KLSH-së për DPT, gjetja nr. 17, f. 33–36.
– Kontrata e dytë, e lidhur në shkurt 2023 për mirëmbajtjen e sistemit, u nënshkrua me Primus Albania dhe HORIZON, me vlerë rreth 8 milionë euro me TVSH (705.4 milionë lekë pa TVSH), për 24 muaj.
Prova: Tenderi REF-47789-10-28-2022 dhe kontrata nr. 51, datë 28.02.2023.
– Gjatë zbatimit të kontratës, në prill 2024, HORIZON sh.p.k. ndryshon pronësinë, e cila prej asaj kohe e deri tani rezulton 100% në emrin e Ermal Beqirit, i cili është gjithashtu nën hetim nga SPAK në dosjen e AKSHI-t.
Prova: Ekstrakti historik i QKB-së dhe njoftimi i SPAK, 16.12.2025.
– Kontratën e tretë të vitit 2026, me të njëjtin objekt, e fiton me 98% të fondit limit BOE Primus Albania, Datech dhe ADM, me vlerë rreth 9 milionë euro (paraqiti ofertë 757 milionë lekë pa TVSH).
Prova: Tenderi REF-46383-04-28-2025.
Po çfarë produkti kanë marrë shqiptarët për gjithë këto para?
Sistemi i fiskalizimit u krijua për:
– Lëshimin dhe fiskalizimin elektronik të faturave.
– Transmetimin e të dhënave drejt administratës tatimore.
– Kontrollin e transaksioneve të bizneseve.
– Monitorimin e pagesave dhe reduktimin e informalitetit.
– Përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave tatimore.
Megjithatë, gjatë viteve të zbatimit, KLSH evidentoi qindra problematika teknike dhe mangësi në administrimin e mirëmbajtjes, konkretisht:
Projekti u financua përpara dorëzimit të plotë të dokumentacionit të investimit.
Kontrata u regjistrua fillimisht në Thesar vetëm për 170,025,887 lekë, jo për vlerën e plotë.
U pranua një garanci me afat vetëm njëvjeçar, megjithëse kontrata ishte katërvjeçare.
Më 5 dhjetor 2019, paradhënia e pambuluar nga garancia arriti në 141,688,239 lekë.
170,025,887 lekë u kontabilizuan gabimisht si investim kapital, duke deformuar artificialisht investimet e vitit 2018.
Prova: Raporti i KLSH-së për DPT, gjetja nr. 17, f. 33–36
– Sistemi dhe mirëmbajtja: KLSH evidentoi 368 probleme të sistemit gjatë viteve 2021–2022, mangësi në ndjekjen e ankesave dhe mungesë dokumentimi të plotë për zgjidhjen e tyre.
KLSH krahasoi mirëmbajtjen e kontratës së vitit 2018 me kontratën e vitit 2023.
– Mirëmbajtja në kontratën e vitit 2018 ishte 447,016,416 lekë pa TVSH.
– Mirëmbajtja e kontratës së vitit 2023 ishte 705,428,160 lekë pa TVSH, duke u rritur kështu me 258,411,744 lekë, ose rreth 57%.
Prova: Raporti i auditimit IT për DPT, f. 47–53; raporti i KLSH-së për mirëmbajtjen.
A ka funksionuar produkti për të cilin janë paguar miliona euro?
Nga auditimi i KLSH-së u evidentuan probleme të pazgjidhura në administrimin dhe kontrollin e shërbimit, ndërsa, për më tepër, vetë Administrata Tatimore ka njoftuar edhe ndërprerje të aksesit në platformën qendrore gjatë vitit 2026.
– Sistemi dhe mirëmbajtja: KLSH evidentoi 368 probleme të sistemit gjatë viteve 2021–2022, mangësi në ndjekjen e ankesave dhe mungesë dokumentimi të plotë për zgjidhjen e tyre.
KLSH krahasoi mirëmbajtjen e kontratës së vitit 2018 me kontratën e vitit 2023.
– Mirëmbajtja në kontratën e vitit 2018 ishte 447,016,416 lekë pa TVSH.
– Mirëmbajtja e kontratës së vitit 2023 ishte 705,428,160 lekë pa TVSH, duke u rritur kështu me 258,411,744 lekë, ose rreth 57%.
Prova: Raporti i auditimit IT për DPT, f. 47–53;
raporti i KLSH-së për mirëmbajtjen. Ndaj është përgjegjësia e Prokurorisë së Posaçme të zbardhë zhvillimin e këtyre procedurave, që në total shkojnë rreth 40 milionë euro, para të shqiptarëve, të analizojë shërbimin e marrë në këmbim dhe përfshirjen e emrave të përfituesve të këtyre miliona eurove./Dosja.al
Genta Vangjeli
Dokumenta bashkëngjitur
Politike
12 November 2026, 13:12
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka ngritur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme, gjate seances gjyqësore...
Politike
12 November 2026, 11:43
E.d
Kristjan Shkreli
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli rrezikon të dënohet me 1 vit heqje lirie, ...
Politike
12 November 2026, 11:25
I.A
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri shprehet se vendimi i Strasburgut për çështjen e arrestimit të tij para zgjedhjeve vendore të...
Politike
12 November 2026, 11:20
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë detaje pas paraqitjes së tij në SPAK, ku u pyet në ...
Politike
12 November 2026, 11:17
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Një moment tensioni është regjistruar sot para ambienteve të SPAK, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Beri...
Politike
12 November 2026, 11:02
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se gjyqtarja Irena Gjoka ka arritu të burgosë n&e...
Politike
12 November 2026, 10:55
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kallëzimi i tij ndaj gjyqtares Irena Gjoka synon nd...
Politike
12 November 2026, 10:31
E.d
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në GJKKO
TIRANA- Gjykata e Posaçme zhvillon sot seancën e radhës në procesin gjyqësor ndaj Ilir...
Politike
12 November 2026, 10:13
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme...
Politike
12 November 2026, 09:36
E.d
Esmeralda Hasani
TIRANA- Esmeralda Hasani është emri i propozuar nga Kryeministri dhe i dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj në krye të...