12 November 2026, 14:32
Nga E.d
Blendi Gonxhja
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet, një nismë që synon të rrisë financimin e sportit, artit dhe kulturës në Shqipëri përmes përfshirjes së biznesit privat. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi këtë vendim si një reformë të rëndësishme, që synon të krijojë një partneritet të ri mes shtetit dhe biznesit dhe të nxisë investimet në këta sektorë.
Sipas Gonxhes, për herë të parë bizneset që sponsorizojnë sportin, artin dhe kulturën do të mund të zbresin vlerën e sponsorizimit direkt deri në 30% të tatimit mbi fitimin, sipas kushteve të përcaktuara në projektligj. Skema parashikon një fond deri në 2 miliardë lekë në vit, ose rreth 22 milionë euro, për financimin e aktiviteteve sportive, artistike dhe kulturore, përtej programeve të miratuara në buxhetin e shtetit.
Ministri theksoi gjithashtu se reforma parashikon krijimin e një regjistri elektronik kombëtar të sponsorizimeve, si dhe mekanizma auditimi dhe kontrolli për të garantuar transparencën e përdorimit të fondeve. Sipas tij, kjo nismë synon të krijojë më shumë mundësi për talentet shqiptare, të mbështesë industrinë kreative dhe komunitetet sportive, si dhe të rrisë prezencën e Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare
Blendi Gonxhja: Një vendim historik që pritet të revolucionarizojë financimin e aktiviteteve sportive, artistike e kulturore në Shqipëri. Këshilli i Ministrave miratoi sot Projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet, duke i hapur rrugë një mekanizmi të ri, të paparë më parë, për mbështetjen financiare të këtyre sektorëve që me këtë politikë të re I trajtojmë si prioritarë për vlerën e shtuar sociale, edukative dhe ekonomike që ato gjenerojnë.
Një reformë e rëndësishme e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit që synon të krijojë një partneritet të ri mes shtetit dhe biznesit, duke e kthyer sponsorizimin në një instrument real investimi për talentin shqiptar. Për herë të parë, bizneset që sponsorizojnë artin, kulturën dhe sportin, sipas dispozitave të reja, do të mund ta zbresin faturën e sponsorizimit, direkt deri në 30 përqind të tatimit mbi fitimin. Skema parashikon një tavan deri në 2 miliardë lekë të reja në vit ose rreth 22 milionë euro në dispozicion të financimit të sportit, artit dhe kulturës, përmbi programet e miratuara vjetore të buxhetit të shtetit.
Një nxitje kjo e fuqishme që do të sjellë një efekt zinxhir pozitiv rritës për eventet dhe bashkëfinancimet, për imazhin dhe prestigjin ndërkombëtar, për industrinë kreative dhe komunitetet sportive, duke rritur kohezionin dhe ulur kostot e shtetit në shëndetësi, siguri dhe çështje sociale.
Reforma sjell edhe një standard të ri transparence, përmes regjistrit elektronik kombëtar të sponsorizimeve dhe mekanizmave të auditit dhe të kontrollit. Një hap ky historik që synon t’i japë kulturës dhe sportit shqiptar më shumë jetë, më shumë mundësi dhe një perspektivë të re cilësie dhe zhvillimi. Një kapitull i ri për të rinjtë dhe të talentuarit. Një nismë e shumëpritur dhe e shumëkërkuar që sot jemi në gjendje ta guxojmë sepse sot Shqipëria ka potencial financiar e buxhetor, falë politikave e rritjes konkrete ekonomike./Dosja.al
Blendi Gonxhja donacione sponsorizime
Politike
12 November 2026, 14:12
E.d
Sofia Moreira de Sousa dhe Ilirjan Celibashi
TIRANA- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa është takua...
Politike
12 November 2026, 13:51
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë marrëdhënie biznesi me Jared Kushnerin, duke theksuar se ai është nj&eu...
Politike
12 November 2026, 13:43
E.d
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Rama ka deklaruar ditën e sotme se populli shqiptar i ka dhënë një mandat shumë të fortë p&eu...
Politike
12 November 2026, 13:36
E.d
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar pritjen me vezë nga disa shqiptarë në Dublin, duke e cilësuar incidentin si pjesë...
Politike
12 November 2026, 13:29
E.d
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Samiti i NATO-s nuk do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027. Gjatë...
Politike
12 November 2026, 13:26
E.d
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka denoncuar kontratat e lidhura nga AKSHI për siste...
Politike
12 November 2026, 13:12
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka ngritur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme, gjate seances gjyqësore...
Politike
12 November 2026, 11:43
E.d
Kristjan Shkreli
TIRANA- Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli rrezikon të dënohet me 1 vit heqje lirie, ...
Politike
12 November 2026, 11:25
I.A
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri shprehet se vendimi i Strasburgut për çështjen e arrestimit të tij para zgjedhjeve vendore të...
Politike
12 November 2026, 11:20
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë detaje pas paraqitjes së tij në SPAK, ku u pyet në ...