https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Projekti në Sazan dhe Zvërnec/ Rama: Nuk kam asnjë marrëdhënie biznesi me Kushnerin, ka treguar interes për vendin tonë (VIDEO)
Gjatë një prononcimi për mediat në Samitin e 9-të të Komunitetit Politik Evropian, Rama bëri të ditur se aktualisht po zhvillohen bisedime me grupin e Kushnerit, të cilin e cilësoi si një grup të madh me qëllime shumë të mira.
12 November 2026, 13:51Nga E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë marrëdhënie biznesi me Jared Kushnerin, duke theksuar se ai është një prej investitorëve të shumtë që kanë shfaqur interes për të investuar në Shqipëri. Gjatë një prononcimi për mediat në Samitin e 9-të të Komunitetit Politik Evropian, Rama bëri të ditur se aktualisht po zhvillohen bisedime me grupin e Kushnerit, të cilin e cilësoi si një grup të madh me qëllime shumë të mira.
Më tej, lideri i qeverisë hodhi poshtë pretendimet e mediave ndërkombëtare se një ishull në Shqipëri i është dhënë Kushnerit, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Në fund, ai tha se nuk ka një kërkesë për blerjen e ishullit, duke theksuar se ai është pronë e Republikës së Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë dhe Republika e Shqipërisë.
Edi Rama: Unë nuk kam marrëdhënie pune me të. Ai është një prej shumë investuesve që ka treguar interes për vendin tonë. Po ndodh një bisedë aktuale me grupin e tij që është i madh dhe një grup me qëllime shumë të mira dhe pa gjejeni, po tu pyesja çfarë dini për të, do më thonit që ka një ishull në Shqipëri që i është dhënë atij. Kjo iu është thënë nga media globale, që është gënjeshtër sepse ndërsa flasim nuk ka asnjë marrëveshje ende. Nuk ka një marrëveshje biznesi sepse jemi në negociata qysh prej tre vjetësh tashmë. Pra nuk ka ishull të shitur. Nuk ka kërkesë për blerjen e ishullit. Ishulli është pronë e Republikës së Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë dhe Republika e Shqipërisë po kërkon të jetë aksionare në këtë investim. Kjo është e vërteta, por nuk ka shumë hapësirë për të vërteten sot në median globale apo atë lokale./Dosja.al