LIVE UPDATES
Sport

Kush e sfidon Infantinon për kreun e FIFA-s? Tre kandidatë përballë presidentit aktual...

Philippe Diallo, Ramon Vega dhe Kozo Tashima janë emrat që kanë dalë në garë për zgjedhjet e 18 marsit në Rabat, ndërsa edhe kamerunasi Jean Crépin Nyamsi ka shpallur kandidaturën e tij.

17 November 2026, 10:00 Nga DOSJA
Kush e sfidon Infantinon për kreun e FIFA-s? Tre kandidatë
Ramon Vega (majtas) dhe Kozo Tashima, kandidatë të shpallur për president të FIFA-s

ZVICER - Gianni Infantino synon të vijojë qëndrimin në krye të FIFA-s, por në zgjedhjet e 18 marsit 2027 do të ketë disa kandidatë përballë. Pas hyrjes në garë të presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, me mbështetjen e UEFA-s, janë rikthyer në vëmendje edhe emra të tjerë që kanë shpallur kandidaturat e tyre për drejtimin e institucionit më të lartë të futbollit botëror.

Ramon Vega, kandidat për herë të katërt

Ish-mbrojtësi i kombëtares së Zvicrës, Ramon Vega, 55 vjeç, njoftoi kandidaturën më 7 tetor. Ish-futbollisti i Tottenhamit dhe Cagliarit po tenton për herë të katërt të bëhet president i FIFA-s, pas përpjekjeve të viteve 2015, 2019 dhe 2022.

Vega, i cili pas karrierës sportive është angazhuar në biznes në Londër, premton reforma, modernizim të FIFA-s dhe rikthimin e besueshmërisë në institucion.

Ai pretendon se ka siguruar të paktën pesë mbështetje nga federata kombëtare, një kusht për të vijuar procesin e kandidimit. Megjithatë, njoftimi i kandidaturës së Philippe Diallo-s, me mbështetjen e UEFA-s, ka shkaktuar reagimin e tij të ashpër.

“Çfarë farse! Një turp për futbollin evropian! Jo të gjitha federatat e mbështesin këtë iniciativë. Evropa është thellësisht e ndarë, por drejtuesit e saj vazhdojnë të krijojnë iluzionin e unitetit. Futbolli evropian meriton më shumë”, shkroi Vega.

Kozo Tashima kërkon një FIFA më transparente

Një tjetër kandidat është japonezi Kozo Tashima, 68 vjeç, ish-president i Federatës Japoneze të Futbollit në periudhën 2016-2024 dhe ish-futbollist i kombëtares.

Me përvojë të gjatë në strukturat drejtuese të futbollit aziatik dhe në Këshillin e FIFA-s, Tashima kërkon që institucioni të rikthejë standardet e etikës dhe integritetit.

“Dua t'i përcjell botës etikën, rigorozitetin dhe integritetin që karakterizojnë futbollin japonez. FIFA duhet të bëhet sërish një organizatë e drejtë dhe e barabartë”, është shprehur ai.

Megjithatë, mbështetja e Konfederatës Aziatike për Infantinon mund t'i vështirësojë ndjeshëm rrugën drejt presidencës.

Edhe një kandidat nga Kameruni

Në garë është deklaruar edhe Jean Crépin Nyamsi nga Kameruni, i cili njoftoi kandidaturën më 28 tetor në Paris. Profili i tij mbetet më pak i njohur në arenën ndërkombëtare dhe shanset për të sfiduar realisht Infantinon konsiderohen të kufizuara.

Zgjedhjet për presidentin e FIFA-s do të zhvillohen më 18 mars 2027 në Rabat të Marokut. Infantino mbetet favoriti kryesor, por gara pritet të shoqërohet me përplasje politike mes konfederatave dhe federatave kombëtare për mbështetjen e kandidatëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin