Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Studentët kanë ftuar qytetarët të mblidhen në Parkun e Pionierëve, për t’i përcjellë së bashku përfaqësuesit e Listës Studentore drejt Kuvendit
Seanca konstituive e Kuvendit të ri të Serbisë pritet të nisë në orën 10:00. Për herë të parë, në ulëset e tij do të jenë deputetët e Listës Studentore, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit.
Lista Studentore siguroi 140 mandate, ndërsa lista “Serbia e Bashkuar”, e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe (SNS), fitoi 103. Pas 14 vjetësh në pushtet, SNS-ja kalon në opozitë. Në Kuvend do të përfaqësohen edhe partitë e pakicave. Koalicioni Shqiptar dhe Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës kanë nga dy mandate, ndërsa nga një mandat kanë lista “Njerëzisht” e Rasim Lajiqit, “Lëvizja për Bashkim” e Usame Zukorliqit dhe “SDA – Ruajtësit e Sanxhakut”.
Në rendin e ditës janë gjashtë pika: verifikimi i mandateve të deputetëve, zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, emërimi i sekretarit të përgjithshëm, si dhe zgjedhja e anëtarëve të trupave punues të Kuvendit dhe e delegacioneve të përhershme parlamentare në institucionet ndërkombëtare. Emrat e kandidatëve për kryetar dhe nënkryetarë ende nuk janë bërë publikë.
Studentët kanë ftuar qytetarët të mblidhen në Parkun e Pionierëve, për t’i përcjellë së bashku përfaqësuesit e Listës Studentore drejt Kuvendit. Sipas studentëve, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ua ka refuzuar kërkesën për ta ndjekur seancën nga galeria e sallës. Ata kanë thënë se, megjithatë, do të qëndrojnë para ndërtesës së Kuvendit.
Kush e përbën Listën Studentore?
Lista Studentore ka në radhët e saj shumë profesorë universitarë dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Ajo doli nga lëvizja studentore që për dy vjet udhëhoqi protesta masive kundër pushtetit në Serbi, duke kërkuar llogaridhënie për shembjen e strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona.
Programi i saj përqendrohet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësinë e gjyqësorit dhe prokurorisë, si dhe lirinë e medias. Nebojsha Vladisavleviq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, i tha Radios Evropa e Lirë se përvoja profesionale e deputetëve të rinj do të ndikojë edhe në punën e Kuvendit.
“Lista Studentore është një listë e mbështetur te ekspertët, një lloj liste teknokratike, me shumë doktorë shkencash dhe profesorë universitarë”, tha ai.
Sipas tij, qytetarët ishin dukshëm të pakënaqur me mënyrën se si kishin vepruar politikanët me përvojë të opozitës. Politologu Dushko Radosavleviq vlerëson se ekspertiza e deputetëve të Listës Studentore mund të ndihmojë në hartimin e ligjeve më të mira.
“Kur të debatohen ligje me rëndësi, qoftë për arsimin, shëndetësinë apo bujqësinë, do të ketë shumë njerëz që i kuptojnë vërtet këto çështje”, tha ai./REL
Foto ilustruse GUATEMALA- Guatemala ka shpallur gjendjen e rrethimit në dy rajone të vendit pas një vale të përgjakshme dhune, q...
Pamje PALESTINA- Pesë palestinezë kanë mbetur të plagosur pasi një kolon izraelit përplasi automjetin e tij me një grup nje...
Foto ilustruse SHBA- United Airlines ka përjetuar një ndërprerje të gjerë teknike në sistemet e saj informatike, duke shkaktuar ...
Pamje RUSI- Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka shënuar një tjetër përshkallëzim, pasi autoritetet ruse kanë raportuar nj...
Foto ilustruse SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jenë duke zhvilluar një bombë të re bërthamore, të p...
Jeffrey Epstein SHBA- Një ekspert i mjekësisë ligjore ka ngritur dyshime të reja lidhur me vdekjen e financierit amerikan Jeffrey Epstein,...
Phil Collins SHBA- Legjenda e muzikës Phil Collins është përlotur gjatë ceremonisë së pranimit në Rock & Roll Hall...
SERBI- Me seancën konstituive, Asambleja Kombëtare e Serbisë po ashtu po mirëpret një forcë të re politike. Lista Stude...
Ajatollahu Alireza A’rafi, i cili vizitoi Bosnjën IRAN- Një klerik i lartë iranian, i cili për një periudhë të s...
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Evropën në lidhje me kërcënimin që paraqet Irani gjatë ta...