17 November 2026, 08:08
Nga E.d
Foto ilustruse
GUATEMALA- Guatemala ka shpallur gjendjen e rrethimit në dy rajone të vendit pas një vale të përgjakshme dhune, që u atribuohet karteleve të drogës. Të paktën 17 persona kanë humbur jetën nga sulmet e armatosura, ndërsa qeveria ka mobilizuar qindra ushtarë dhe forca policore për të rikthyer kontrollin në zonat e prekura. Sipas mediave, forcat ushtarake janë vendosur në departamentet Zacapa dhe Izabal, në lindje të vendit. Operacioni përfshin ushtarë të armatosur, automjete të blinduara dhe helikopterë, ndërsa janë ngritur edhe pika kontrolli përgjatë kufirit me Hondurasin.
Gjendja e rrethimit, e shpallur nga presidenti Bernardo Arevalo, fillimisht do të zgjasë 30 ditë. Ajo u jep autoriteteve kompetenca të zgjeruara për kontrolle dhe bastisje pa urdhër gjykate, si dhe kufizon të drejtën e grumbullimeve publike.
Operacioni vjen pas një serie sulmesh të armatosura që kanë shkaktuar të paktën 17 viktima në rajonin e Zacapës gjatë tre javëve të fundit. Autoritetet guatemalase dyshojnë se në këto zona veprojnë dy organizata të fuqishme kriminale: karteli i familjes Lorenzana, që lidhet me kartelin meksikan Sinaloa, dhe grupi Los Mendoza, i cili dyshohet se ka ndikim në rajonin e Izabalit.
Ministri i Brendshëm, Marco Antonio Villeda, deklaroi se forcat shtetërore do të qëndrojnë në zonat e prekura për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Henry Saenz, bëri të ditur se operacioni synon shkatërrimin e aktiviteteve të paligjshme, arrestimin e drejtuesve të organizatave kriminale dhe rimarrjen e kontrollit territorial.
Vendosja e forcave ushtarake u përshpejtua edhe pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për t'i shpallur dy kartelet organizata terroriste. Qeveria e Guatemalës synon përmes këtij operacioni të frenojë zgjerimin e rrjeteve kriminale dhe të rikthejë sigurinë në rajonet ku trafiku i drogës dhe aktivitetet e paligjshme kanë rritur ndjeshëm dhunën./Dosja.al
Guatemalë 17 të vrarë kartele
Bota
17 November 2026, 08:02
E.d
Pamje
PALESTINA- Pesë palestinezë kanë mbetur të plagosur pasi një kolon izraelit përplasi automjetin e tij me një grup nje...
Bota
17 November 2026, 07:54
E.d
Foto ilustruse
SHBA- United Airlines ka përjetuar një ndërprerje të gjerë teknike në sistemet e saj informatike, duke shkaktuar ...
Bota
17 November 2026, 07:49
E.d
Pamje
RUSI- Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka shënuar një tjetër përshkallëzim, pasi autoritetet ruse kanë raportuar nj...
Bota
17 November 2026, 07:44
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jenë duke zhvilluar një bombë të re bërthamore, të p...
Bota
17 November 2026, 07:29
E.d
Jeffrey Epstein
SHBA- Një ekspert i mjekësisë ligjore ka ngritur dyshime të reja lidhur me vdekjen e financierit amerikan Jeffrey Epstein,...
Bota
17 November 2026, 07:24
E.d
Phil Collins
SHBA- Legjenda e muzikës Phil Collins është përlotur gjatë ceremonisë së pranimit në Rock & Roll Hall...
Bota
16 November 2026, 22:58
SERBI- Me seancën konstituive, Asambleja Kombëtare e Serbisë po ashtu po mirëpret një forcë të re politike. Lista Stude...
Bota
16 November 2026, 22:40
E. D
Ajatollahu Alireza A’rafi, i cili vizitoi Bosnjën
IRAN- Një klerik i lartë iranian, i cili për një periudhë të s...
Bota
16 November 2026, 22:30
E.M
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Evropën në lidhje me kërcënimin që paraqet Irani gjatë ta...
Bota
16 November 2026, 22:07
E.M
SHBA- OpenAI ka zbuluar këtë të hënë një mjet të ri nëpërmjet inteligjencës artificiale, i cili ësht&eum...