29 October 2026, 09:45
Nga E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Ergys Agasi pritet të transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit, pasi për lëvizjen e tij është firmosur urdhri përkatës nga Sadleva Bodo. Ndërkohë, forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë mbërritur në ambientet e paraburgimit, ku Agasi po mbahet aktualisht, për të kryer procedurat e nevojshme të transferimit.
Pritet që Agasi të transferohet drejt burgut të Fierit. Lëvizja e tij vjen pas transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit.
Si u arrestua Agasi?
I shumëkërkuari nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi, u arrestua nga policia në zonën e Plepave në Durrës, pasi u lokalizua fillimisht në Elbasan. Bashkë me të u prangos edhe ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku. Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn, i arrestuar pak javë më parë në Francë, krijoi një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve publikë përmes korrupsionit, dhunës dhe pengmarrjes.
Në kuadër të kësaj dosje, ish-drejtoreshës së AKSHI-t i është lehtësuar masa e sigurisë në "detyrim paraqitje". Pas arrestimit të Agasit dhe ish-efektivit Uljan Shpataraku në Plepa të Durrësit, policia ushtroi kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në banesën e Shpatarakut te “Liqeni i Thatë” për të sekuestruar prova elektronike e dokumente lidhur me dosjen e AKSHI-t./Dosja.al
Ergys Agasi
Aktualitet
29 October 2026, 09:39
E.d
Foto ilustruse
KAMËZ- Një sasi e dyshuar lënde plasëse është konstatuar në orët e para të mëngjesit të ...
Aktualitet
29 October 2026, 09:32
E.d
Pamje
TIRANA- Kuvendi është rrethuar nga masa të shtuara sigurie në prag të seancës plenare që pritet të nis&eum...
Aktualitet
29 October 2026, 09:19
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Nga 1 janari 2027, punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash, me diferenca sipa...
Aktualitet
29 October 2026, 09:09
G.M
GJERMANI- Ardit Gjokrosa, është 29-vjeçari i cili u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërki...
Aktualitet
29 October 2026, 08:48
E.d
Foto ilustruse
Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gr...
Aktualitet
29 October 2026, 08:45
E.d
Pamje
Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve...
Aktualitet
29 October 2026, 08:42
E.d
Foto ilustruse
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e re fiskale, e cila parashikon ndryshime në taksimin e bizneseve, pagave, produkteve ush...
Aktualitet
29 October 2026, 07:44
G.M
Foto ilustruse
TIRANË- Moti në Shqipëri gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranë...
Aktualitet
28 October 2026, 23:01
E. D
Financimi i kërkimit shkencor merr vetëm thërrime, përpos zotimeve ndër vite. Nga totali prej 103 milionë euro që kanë ...
Aktualitet
28 October 2026, 23:00
E. D
Ne kemi hulumtuar mbi tenderat pikërisht gjatë dy javëve të fundit që përkojnë me periudhën e protestave. Edhe pse stud...