28 October 2026, 23:00
Nga E. D

Ne kemi hulumtuar mbi tenderat pikërisht gjatë dy javëve të fundit që përkojnë me periudhën e protestave. Edhe pse studentët janë sot në rrugë, disa shpenzime tërheqin mjaft vëmendje dhe duken të fryra, në mos të pakuptimta.
Universiteti i Tiranës, shpenzon plot 34 milionë lekë të reja për mirëmbajtje ndërtese dhe ambienti rrethues. Për të mos mjaftuar këto, duhej një tjetër tender me vlerë 4.4 milionë lekë të reja, për mirëmbajtje orendish dhe zyrash. Edhe Universiteti i Elbasanit, aty ku pak kohë më parë u arrestuan pedagogë për korrupsion, ka shpenzuar një fond prej 26 milionë lekësh ose rreth 280 mijë euro për mirëmbajtje.
Universiteti i Shkodrës ka shpenzuar afro 10 milionë lekë të reja vetëm për rikonstruksionin e çatisë. Në një tjetër tender, bie në sy shuma prej 4.5 milionë lekë të reja për blerje automjeti, pra, një mjet luksi në një kohë krizash. Ky universitet shpenzon 4.2 milionë për pajisje inventari ekonomik që nuk dihet çfarë funksioni kryen dhe 2 milionë të tjera për veshje apo vegla pune… Edhe Universiteti Politeknik ka tenderuar 4 milionë lekë për blerje veture.
Ndërkohë, Universiteti Bujqësor shpenzon afro 5 milionë lekë për përmirësimin e rrjetit të internetit. Universiteti i Vlorës, ka shpenzuar plot 6 milionë lekë të reja për lyerjen e ambienteve.
Edhe blerjet për kancelaritë vijojnë të vjelin miliona ku në tenederat e fundit, kampion shfaqet Universiteti Politeknik me plot 7.3 milionë lekë për bojë dhe letra printimi.
Pas kritikave të lakuara së fundi, bie në sy fakti se universitetet kanë zhvilluar edhe disa tendera për laboratorë, pajisje laboratorike, pajisje kompjuterike etj. Por, në raport me luksin që zbuluam dhe tenderat që s’kanë lidhje me akademinë, duket se ato zënë një pjesë më të vogël./Top Channel
Aktualitet
28 October 2026, 22:39
TIRANË- Në Shqipëri ka nisur qarkullimi i virusit të gripit A(H1N1), ndërsa paralelisht vijon prania e COVID-19. Instituti i Shën...
Aktualitet
28 October 2026, 22:17
E. D
TIRANË- Në Shqipëri, operojnë 40 institucione të arsimit të lartë, nga të cilat 14 publike dhe 26 private. Kë...
Aktualitet
28 October 2026, 22:12
E. D
TIRANË- Ky është normaliteti i ri që po jeton Tirana prej 13 tetorit 2026: protestë, përplasje, dhunë, zjarrvënie,...
Aktualitet
28 October 2026, 22:10
E. D
TIRANË- Episodet e ditës së parë të protestës, vetëm sa acaruan më tej protestuesit në ditën e dytë, e m...
Aktualitet
28 October 2026, 21:28
E. D
ITALI- Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar, u zbulua brenda një pusete për kullimin e ujërave, fare pranë disa banesave ...
Aktualitet
28 October 2026, 20:42
E.M
KAKAVIJË- Një autostradë e cila pritet të lidhë Janinën me pikën kufitare të Kakavijës pritet të shkurtoj&eum...
Aktualitet
28 October 2026, 20:40
E. D
Igor Vujcic
EKUADOR- Qyteti bregdetar turistik i Montanitës, në gadishullin Santa Elena të Ekuadorit, tërheq entuziastë t&eum...
Aktualitet
28 October 2026, 19:42
E. D
TIRANË- Partia e Demokratëve Evropianë (PDE/EDP) ka reaguar lidhur me pamjet e dhunës ndaj protestuesve në Tiranë, duke publ...
Aktualitet
28 October 2026, 19:11
E. D
TIRANË- Ardit Gjokrosa është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, ku do të përballet me disa akuza penale, mes t...
Aktualitet
28 October 2026, 18:56
E.M
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e regjistrit elektronik për personat nën hetim për vepra penale kundër shtetit...