https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
VIDEO/ Kuvendi nën masa të shtuara sigurie para seancës plenare, gardhi metalik dhe autobotët me ujë në gatishmëri për protestën
Seanca e kësaj të enjteje është e para pas incidenteve në sallën e Kuvendit. Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë 12 projektligje, një akt normativ dhe tri projektvendime.
29 October 2026, 09:32Nga E.d
Pamje
TIRANA- Kuvendi është rrethuar nga masa të shtuara sigurie në prag të seancës plenare që pritet të nisë në orën 10:00. Pranë godinës së Parlamentit është vendosur gardhi metalik i policisë, ndërsa në zonë ka shtim të forcave policore dhe prani të autobotëve me ujë, në pritje të protestuesve. Masat janë marrë në kuadër të situatës së krijuar pas përplasjeve fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës gjatë seancës së javës së kaluar, si dhe protestës së paralajmëruar për sot.
Seanca e kësaj të enjteje është e para pas incidenteve në sallën e Kuvendit. Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë 12 projektligje, një akt normativ dhe tri projektvendime. Gjithashtu, është parashikuar një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Në vëmendje janë edhe masat disiplinore të marra pas përplasjeve të fundit, ku gjashtë deputetë të PD-së u përjashtuan për 60 ditë nga punimet parlamentare./Dosja.al
Foto ilustruse
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e re fiskale, e cila parashikon ndryshime në taksimin e bizneseve, pagave, produkteve ush...