Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Besart Xhaferri është larguar nga drejtimi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

TIRANË- Besart Xhaferri është larguar nga drejtimi i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Pas kësaj Xhaferri përmes një njoftimi në rrjetet sociale është shprehur se ka nisur procesi për ripërtëritjen e të gjitha strukturave të forumit, nga baza deri tek kryetari.
Grupi i punës për të ripërtëritje drejtohet nga sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Fatjon Bathorja, i cili merr përsipër drejtimin e procesit të strukturave të Forumit Rinor në mbarë Shqipërinë.
Reagimi i Besart Xhaferrit:
Një kapitull mbyllet, por rrugëtimi dhe beteja jonë vazhdojnë!
Sot, Forumi Rinor i Partisë Demokratike nis një etapë të re të organizimit dhe ripërtëritjes së tij!
Grupi i punës i ngritur nga FRPD, nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Fatjon Bathorja, merr përsipër organizimin dhe drejtimin e procesit të ripërtëritjes së të gjitha strukturave të Forumit Rinor në mbarë Shqipërinë, nga degët lokale te zgjedhja e Kryetarit Kombëtar, Këshillit Kombëtar, Kryesisë dhe departamenteve.
Nga dita e sotme, përfundon edhe detyra ime si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ndërsa drejtimi tranzicional i kalon Sekretarit të Përgjithshëm, Fatjon Bathorja.
I uroj Fatjonit dhe të gjithë grupit të punës suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme. Kam besim të plotë se me përkushtimin, energjinë dhe eksperiencën e tyre do të garantojnë një proces gjithëpërfshirës, demokratik dhe dinjitoz, që do ta bëjë FRPD-në edhe më të fortë dhe më të bashkuar.
Ka qenë një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime të jem pjesë e kësaj familjeje politike. Rrugëtimi im në FRPD nisi shkurtimisht në vitin 2006, kur isha ende gjimnazist, për të vijuar pas rikthimit nga studimet jashtë vendit në vitin 2015, e deri më sot.
Një falenderim të veçantë dhe të sinqertë dua t'i shpreh Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, Sekretarit të Përgjithshëm, z. Flamur Noka, paraardhësit dhe ish Kryetarin e FRPD z. Belind Këlliçi, drejtuesve politikë të qarqeve dhe të gjithë anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë këtyre katër viteve.
Respekti, besimi dhe mbështetja që drejtimi i Partisë Demokratike i ka dhënë Forumit Rinor gjatë kësaj periudhe kanë qenë në nivele edhe më të larta se në të shkuarën. Kjo mbështetje ka qenë thelbësore për punën, organizimin dhe aktivitetin tonë. Jam i bindur se kjo frymë bashkëpunimi dhe vlerësimi për të rinjtë do të vazhdojë e do të forcohet edhe më tej në të ardhmen.
Por nëse ka diçka që ky rrugëtim më ka dhuruar dhe që do ta ruaj si një nga pasuritë më të shtrenjta të jetës sime, janë njerëzit. Janë miqtë që kam pasur dhe do të kem në krah në këtë rrugëtim të vështirë, me sakrifica, përballje dhe sfida politike.
Dua të falënderoj nga zemra Fatjonin, Nikolinin, Armendin, Glaukun, Arvitin, Xhulianin, Jurgenin, Desadën, Enon, Laertin, Xhorxhian, Anxhelon, Mateon, Saimirin, Xhulian, Ajshen, Emiljanon, Arnoldin, Dorelin, Arditin, Fionën, Alesian, Jonin, Klausin, Klarisën, Genin, Rudin, Sevalgonin, Bonën, Yllhanin, Evën, Brunon, Dorin, Arbërin, Artiolën, Bledin, Andin, Sonin, Irakliun, Shyqon, Rein, Endrisonin, Eljanin, Elsidin, Gerin, Brikelin, Dardanin, Lisin, Adin, Vinin, Visin, Kristianin, Çajupin, Marion, Albin, Arlin, Arsenin, Linortin, Luisin, Geraldinën dhe mijëra të tjerë!
Falënderoj këdo që ka ngjitur qoftë edhe një poster, që ka shoqëruar kandidatët tanë në fushatë, që ka shpërndarë fletëpalosje, që ka shërbyer si vëzhgues, numërues apo komisioner dhe që ka dalë në dhjetëra protesta, në shi e në diell, duke sakrifikuar kohën, energjitë dhe shpesh interesat personale për një ideal të përbashkët!
Një familje kaq e madhe, që me përkushtim, guxim dhe sakrificë ka bërë të mundur gjithçka që Forumi Rinor ka arritur gjatë këtyre katër viteve jashtëzakonisht të vështira!
FRPD ka qenë zemra dhe motori i çdo proteste, i çdo fushate dhe i çdo aktiviteti të Partisë Demokratike.
Në ditët më të vështira, kur shumëkush mund të zgjidhte heshtjen apo dorëzimin, këta të rinj zgjodhën të qëndronin, të përballeshin, të sakrifikonin dhe të luftonin për atë që besojnë. Pa kërkuar asgjë në këmbim, përveç një Shqipërie më të mirë!
Kemi kaluar së bashku ditë të vështira, zhgënjime dhe padrejtësi, por edhe momente që do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë. Kemi ndarë lodhjen, sakrificat, shpresat dhe besimin se Shqipëria mund dhe duhet të ndryshojë.
Dhe pikërisht këta të rinj, që punojnë dhe sakrifikojnë për idealin, janë prova më e fortë se Partia Demokratike nuk vdes kurrë!
Sepse forca e një partie nuk qëndron vetëm te drejtuesit apo te strukturat e saj, por mbi të gjitha te njerëzit që besojnë tek ajo edhe në ditët më të vështira. Dhe FRPD ka mijëra të rinj të tillë, që nuk janë dorëzuar dhe nuk do të dorëzohen kurrë!
Sot largohem nga drejtimi i FRPD-së, por jo nga kjo familje, jo nga miqtë e mi dhe aq më pak nga beteja jonë e përbashkët. Do të jem gjithmonë në krah të tyre, ashtu siç ata kanë qenë në krahun tim.
Detyrat ndryshojnë, përgjegjësitë ndryshojnë, por idealet dhe miqësitë e vërteta mbeten përgjithmonë!
Sfidat që kemi përpara janë të mëdha. Por janë sfida që nuk kemi luksin t'i humbasim. Sepse nuk bëhet fjalë thjesht për fatin e një partie apo të një brezi politikanësh. Bëhet fjalë për të ardhmen e Shqipërisë, për lirinë, demokracinë dhe ëndrrën europiane për të cilën të parët tanë dhanë rininë, sakrificat dhe jetën e tyre!
Ne kemi detyrimin historik ta çojmë deri në fund atë ëndërr. T'u lëmë brezave që vijnë një Shqipëri ku të rinjtë nuk detyrohen të largohen për të ndërtuar të ardhmen, ku mundësitë nuk varen nga lidhjet politike dhe ku liria, meritokracia dhe dinjiteti njerëzor nuk janë privilegje, por të drejta të garantuara për çdo qytetar.
Është koha ta bëjmë realitet, me çdo kusht!
Faleminderit nga zemra secilit prej jush! Për besimin, për mbështetjen, për sakrificat dhe mbi të gjitha për miqësinë tuaj!
Ishte nderi dhe krenaria ime t'ju drejtoja këto katër vite!
Rroftë Forumi Rinor i Partisë Demokratike!
Rroftë Partia Demokratike!/Dosja.al
Visar Mehmeti SERBI- Shqiptarët do të përfaqësohen me dy deputetë në Parlamentin e Serbisë. Krahas Shaip Kamberit, i c...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën, më 21 nëntor, Asamblenë e Partisë Socialis...
BERLIN- Kryeministri Edi Rama, para nisjes së samitit të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, në një pronon...
Tedi Blushi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2027, duke e ci...
Albulena Haxhi KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vizitës në Kosovë të Jakup Krasniqi...
SERBI- Çështja e Kosovës riktheu tensionet në skenën politike serbe, këtë herë brenda Parlamentit të ri, ku...
Edi Rama dhe Friedrich Merz BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin, ku është pritur në Kancelarinë Federale n...
Ervin Demo TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, tha se projektbuxheti 2027 me mbi 10 miliardë euro, synon që rritja e...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar ditën e sotme se javën e ardhshme pritet të pranohet drafti i par&e...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka pasur një replikë të fortë me deputetin e opo...