Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Lazio përmbys Cagliarin dhe merr arratinë në krye të Serisë A, Isaksen e Pinamonti vendimtarë…
ITALI - Lazio vazhdon ecurinë pozitive në Serie A, duke përmbysur Cagliarin me rezultatin 2-1 në javën e 10-të të kampionatit. Në “Olimpico”, vendasit reaguan pas golit të Nzolës dhe siguruan tri pikët falë realizimeve të Isaksen dhe Pinamontit.
Cagliari e nisi mirë sfidën dhe kaloi në avantazh në minutën e 20-të. Fadera përshkoi krahun dhe arriti të krosonte në zonë, ku Nzola përfitoi nga rasti për të dërguar topin në rrjetë. Megjithatë, avantazhi i miqve nuk zgjati deri në pushim.
Lazio rriti presionin dhe në minutën e 36-të gjeti golin e barazimit. Pas një prekjeje të Noslin, Isaksen mori iniciativën dhe me një goditje të shkëlqyer me të majtën e dërgoi topin në cepin e sipërm të portës, duke rikthyer baraspeshën.
Në pjesën e dytë, vendasit vijuan të kërkonin golin e fitores dhe iu afruan disa herë avantazhit, përfshirë me Taylorin, i cili provoi si nga goditja e dënimit, ashtu edhe me një gjuajtje nga brenda zonës.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 83-të. Pedraza krosoi nga krahu i majtë dhe Pinamonti u shkëput në zonë për të goditur me kokë, duke përmbysur rezultatin në 2-1 dhe duke ndezur festën në “Olimpico”.
Në fundin e takimit, Cagliari mbeti me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Obertit me karton të kuq. Lazio ruajti avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare dhe tashmë numëron 28 pikë, tri më shumë se Interi i vendit të dytë. Ndërkohë, Cagliari mbetet me 13 pikë, duke regjistruar humbjen e dytë radhazi, të dyja në “Olimpico” ndaj skuadrave të kryeqytetit.
B.T (Dosja.al)
MEKSIKE - Kimi Antonelli po ngjitet me shpejtësi drejt majave të historisë së Formula 1. Piloti italian ka arritur të thyejë rekor...
ANGLI - Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Liverpoolin 1-0 në Anfield dhe duke u r...
SPANJE - Real Madridi mori një fitore të pastër 3-0 në transfertë ndaj Racing Santander, në ndeshjen e vlefshme për javë...
ITALI - Juventusi rikthehet te fitorja në Serie A, duke mposhtur Napolin me rezultatin 2-0 në përballjen e vlefshme për javën e 10-t&eu...
MEKSIKE - Kimi Antonelli ka hyrë në historinë e Formula 1. Piloti italian i Mercedes është shpallur kampion bote, duke u bërë...
ITALI - Sfida Como–Venezia u shoqërua me polemika për një 11-metërsh të akorduar dhe më pas të anuluar pas ndërhyr...
TURQI - Ernest Muçi po kalon një moment të shkëlqyer te Trabzonspor. Futbollisti shqiptar ishte vendimtar në fitoren 2-0 ndaj Gazian...
TIRANE - AF Elbasani ka siguruar një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Laçit. Miqtë kaluan të parët në avantazh n&eu...
VORE- Egnatia ka dalë triumfuese nga transferta ndaj Tiranës, duke fituar 1-2 në një përballje të luftuar, ku gjithçka...
GJERMANI - Çfarë mund t'i mungojë një futbollisti që sapo ka fituar Topin e Artë? Harry Kane e ka një përgjigje, madje...