Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mbappé, Bellingham dhe Diomande vendosin gjithçka që në 45 minutat e para. “Los Blancos” ngjiten në kuotën e 27 pikëve dhe afrohen në tre pikë me Barcelonën.
SPANJE - Real Madridi mori një fitore të pastër 3-0 në transfertë ndaj Racing Santander, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të La Ligës. Skuadra madrilene e zgjidhi praktikisht takimin që në pjesën e parë, duke realizuar tri herë dhe duke administruar më pas avantazhin deri në fund.
Kylian Mbappé zhbllokoi rezultatin pas vetëm 10 minutash lojë, duke fituar dhe shndërruar në gol një penallti. Ky ishte realizimi i tij i 12-të në kampionat dhe i 15-ti në total këtë sezon, përfshirë edhe tre golat në Champions League.
Në minutën e 20-të, Jude Bellingham dyfishoi shifrat pas një pasimi të saktë nga Arda Güler, ndërsa në minutën e 36-të Diomande vulosi rezultatin 3-0 me një goditje të fuqishme në volej nga jashtë zonës. Për të ishte goli i tretë në katër ndeshjet e fundit.
Në pjesën e dytë, Real Madridi kontrolloi lojën, ndërsa Racing Santander tentoi të reagonte. Vendasit fituan fillimisht një penallti pas një prekjeje të dyshuar me dorë nga Tchouameni, por vendimi u anulua pas rishikimit. Bellingham shënoi edhe një herë në minutat e fundit, por goli i tij nuk u quajt i vlefshëm për pozicion jashtë loje.
Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi e Real Madridit në kampionat dhe në Champions League. Me 27 pikë, “Los Blancos” mbeten në vendin e tretë, vetëm tri pikë larg Barcelonës, ndërsa vazhdojnë të ndjekin kreun e renditjes.
Në ndeshjet e tjera, Athletic Bilbao fitoi 2-1 derbin bask ndaj Real Sociedad. Iñaki Williams kaloi vendasit në avantazh në minutën e 14-të, Sucic barazoi në të 30-ën, ndërsa Berenguer vendosi gjithçka me një penallti në shtesën e pjesës së parë. Bilbao ngjitet në 15 pikë, ndërsa Sociedad mbetet me 19.
Ndërkohë, Valencia mori një fitore të rëndësishme 1-0 në transfertën ndaj Elches, falë golit të Sadiq në minutën e 69-të. Pavarësisht tri pikëve, Valencia mbetet në zonën e rënies nga kategoria me nëntë pikë, ndërsa Elche ka 10.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Juventusi rikthehet te fitorja në Serie A, duke mposhtur Napolin me rezultatin 2-0 në përballjen e vlefshme për javën e 10-t&eu...
MEKSIKE - Kimi Antonelli ka hyrë në historinë e Formula 1. Piloti italian i Mercedes është shpallur kampion bote, duke u bërë...
ITALI - Sfida Como–Venezia u shoqërua me polemika për një 11-metërsh të akorduar dhe më pas të anuluar pas ndërhyr...
TURQI - Ernest Muçi po kalon një moment të shkëlqyer te Trabzonspor. Futbollisti shqiptar ishte vendimtar në fitoren 2-0 ndaj Gazian...
TIRANE - AF Elbasani ka siguruar një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Laçit. Miqtë kaluan të parët në avantazh n&eu...
VORE- Egnatia ka dalë triumfuese nga transferta ndaj Tiranës, duke fituar 1-2 në një përballje të luftuar, ku gjithçka...
GJERMANI - Çfarë mund t'i mungojë një futbollisti që sapo ka fituar Topin e Artë? Harry Kane e ka një përgjigje, madje...
FRANCE - Një dyshim për rrjedhje informacioni dhe manipulim të mundshëm të basteve ka vënë në lëvizje organizator&e...
FRANCE - “France Football” ka bërë publike të gjitha votat e 100 gazetarëve që përcaktuan renditjen përfundimtare...
ANGLI - Një sfidë me shumë histori dhe objektiva të rëndësishëm do të zhvillohet këtë të diel në Anf...