20 November 2026, 16:40
Nga E.M

SHBA- Kompania e prodhimit të David Beckham, Studio 99, pritet të realizojë një film biografik kushtuar legjendës George Best, një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Manchester United dhe futbollit botëror.
Projekti ndodhet ende në fazat e para të zhvillimit, ndërsa mesazhi kryesor i filmit mbetet rrëfimi i jetës së ish futbollistit irlandez duke nxjerrë në pah sukseset në fushën e lojës, famën e madhe dhe problemet personale që shoqëruan karrierën e tij.
Studio 99, e bashkëthemeluar nga Beckham, është kompania që realizoi dokumentarin me katër episode për jetën e ish-kapitenit të Anglisë në Netflix
George Best ishte një nga ikonat e Manchester United, ku luajti për 11 vite. Ai debutoi me skuadrën në moshën vetëm 17-vjeçare dhe gjatë kësaj periudhe shënoi 179 gola në 470 ndeshje. Për pesë sezone radhazi u shpall golashënuesi më i mirë i klubit.
I lindur në Belfast të Irlandës së Veriut, Best u bë i famshëm jo vetëm për talentin e jashtëzakonshëm, por edhe për stilin e tij të jetesës dhe famën që e shoqëronte. Për shkak të pamjes dhe popullaritetit të madh, ai u pagëzua me nofkën “Beatle-i i pestë”, në një referencë për grupin legjendar muzikor The Beatles.
Best ndërroi jetë në vitin 2005, në moshën 59-vjeçare, si pasojë e dështimit të shumë organeve, pas komplikacioneve të lidhura me transplantin e mëlçisë dhe varësinë nga alkooli.
David Beckham, i cili mbajti fanellën me numrin 7 te Manchester United për gjashtë vite, nga viti 1997, pas vdekjes së tij e cilësoi Best si një legjendë të futbollit./Dosja.al

David Beckham George Best
Art&Argëtim
20 November 2026, 15:31
E.M
RUSI- Koncerti i planifikuar në Danimarkë i reperit Kyivstoner ka ngjallur frikë pasi dy danezë dyshohet se janë punësuar nga int...
Art&Argëtim
20 November 2026, 14:44
E.M
FRANCË- Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu dhe shkrimtari Michel Houellebecq, janë vënë nën hetim gjyqësor nga ...
Art&Argëtim
20 November 2026, 07:30
I.A
Foto ilustruese
DashiDita është mjaft interesante, sidomos duke parë përpara drejt fundjavës që do të nisë me një...
Art&Argëtim
19 November 2026, 21:45
G.M
Danielle Parton
SHBA- Dolly Parton u kujtua me emocione në ceremoninë e 60-të të ndarjes së çmimeve CMA, ku një h...
Art&Argëtim
19 November 2026, 20:59
E.M
NEW YORK- Hailey dhe Justin Bieber kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre në New York pas publikimit të disa foto...
Art&Argëtim
19 November 2026, 20:21
G.M
John Travolta
SHBA- Aktori i njohur amerikan John Travolta po përjeton një vit të veçantë në karrierën e tij, i sh...
Art&Argëtim
19 November 2026, 19:35
G.M
Marlon Jackson
SHBA- Marlon Jackson, një nga anëtarët e grupit legjendar Jackson 5 dhe vëllai i këngëtarit të ndjer&...
Art&Argëtim
19 November 2026, 19:21
G.M
Mariah Carey
BRAZIL- Mariah Carey ka shkaktuar shqetësim te fansat pas paraqitjes së saj në koncertin e parë të turneut t&eu...
Art&Argëtim
19 November 2026, 17:35
G.M
Kim Kardashian
SHBA- Kim Kardashian ka reaguar ashpër ndaj Lamar Odom, ish-bashkëshortit të motrës së saj Khloe Kardashian, pa...
Art&Argëtim
19 November 2026, 14:38
E.M
PORTUGALI- Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka bërë debutimin e tij të parë në industrinë televizive si producent. Ylli por...