Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Udhëtimi prej 22 mijë kilometrash dhe historia e dëmtimeve kanë shqetësuar drejtuesit e Barcelonës. Klubi ka kontaktuar Federatën Braziliane për të kufizuar ngarkesën fizike të sulmuesit gjatë dy miqësoreve.

SPANJE - Raphinha ndodhet tashmë në Singapor, ku kombëtarja e Brazilit do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Japonisë dhe përfaqësueses vendase.
Por, përtej angazhimeve me Seleçaon, në Barcelonë ka shqetësim për gjendjen fizike të sulmuesit, i cili duhet të përballojë edhe një udhëtim prej rreth 22 mijë kilometrash.
Drejtuesit katalanas kanë kontaktuar Konfederatën Braziliane të Futbollit (CBF), duke kërkuar një menaxhim të kujdesshëm të minutave të aktivizimit të lojtarit. Sipas mediave braziliane, kërkesa e Barcelonës është marrë në konsideratë dhe stafi i kombëtares pritet të mos e ngarkojë Raphinhan përtej nevojës gjatë këtyre dy miqësoreve.
Trajneri Carlo Ancelotti pritet të tregojë kujdes të veçantë me sulmuesin, sidomos duke pasur parasysh se bëhet fjalë për ndeshje pa karakter zyrtar. Barcelona nuk dëshiron të rrezikojë një tjetër dëmtim të një prej futbollistëve më të rëndësishëm të saj.
Shqetësimi nuk është i rastësishëm. Raphinha është golashënuesi më i mirë i Barcelonës me 19 gola, ndërsa kryeson edhe listën e realizatorëve të La Ligës me 15 rrjeta. Për më tepër, ai është kthyer disa herë nga grumbullimet me Brazilin me probleme fizike.
Sulmuesi i mbylli me shqetësime tri ndeshjet e fundit me përfaqësuesen, ndërsa në mars pësoi një dëmtim në përballjen kundër Francës. Problemet muskulore e detyruan të mungonte në çerekfinalen e Champions League kundër Atletico Madrid.
Edhe gjatë Botërorit pati shqetësime fizike, megjithëse ato nuk e penguan të vazhdonte të luante me Barcelonën. Ndërkohë, në tetor u kthye para kohe nga grumbullimi në Australi, ku Brazili zhvilloi ndeshjet e tij, për shkak të problemeve muskulore.
Ekzaminimet zbuluan një edemë në këmbën e djathtë, e cila e mbajti jashtë fushave në ndeshjet kundër Getafes dhe Galatasarayt.
Pikërisht kjo histori dëmtimesh ka bërë që Barcelona të kërkojë garanci për menaxhimin e Raphinhas. Për katalanasit, rikthimi i tij në gjendje optimale është shumë më i rëndësishëm sesa minutat që mund të marrë në dy miqësoret e Brazilit.
TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të përballet me Finlandën mbrëmjen e 12 nëntorit, në një sfidë të rënd&...
SPANJE - Barcelona po shqyrton mundësinë për të përforcuar repartin defensiv gjatë merkatos së dimrit, duke kërkuar nj&...
SPANJE - Lamine Yamal po përgatitet të nisë një kapitull të ri në jetën personale, duke zgjedhur një prej pronave m&eum...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit&rdquo...
ANGLI - Formula 1 do ta mbyllë sezonin në Lindjen e Mesme. Pas ditëve të pasigurisë për shkak të konfliktit mes Iranit dhe Sh...
FRANCE - “Blutë” humbasin Marcus Thuram për ndeshjet e ardhshme, pasi sulmuesi i Interit është detyruar të largohet nga gr...
ITALI - Milani do të qëndrojë për shtatë ditë larg fushave stërvitore. Ruben Amorim ka vendosur t'u japë futbollist&eum...
ITALI - Azzurrët do të duhet të bëjë pa Nicolò Zaniolon në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kund&e...
ZVICER - Sipas raportit zyrtar të UEFA-s, Shqipëria ka arritur të kapë shifrën e 7.789 pikë për sezonin 2025/26, duke pë...
SPANJE - Joan García ndihet rehat me stilin e lojës së Barcelonës dhe linjën e lartë mbrojtëse të vendosur nga Hansi ...