10 November 2026, 19:15
Nga DOSJA

TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të përballet me Finlandën mbrëmjen e 12 nëntorit, në një sfidë të rëndësishme për ecurinë në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran synojnë të marrin maksimumin në këtë përballje, me objektivin për të siguruar vendin e parë në Grupin C1.
UEFA ka përcaktuar edhe ekipin e arbitrave që do të vendosë drejtësi në këtë takim. Bëhet fjalë për një klasë gjyqtarësh nga Portugalia, me Joao Pinheiro të caktuar si arbitër kryesor.
Pinheiro është një emër i njohur në arenën europiane. Sezonin e kaluar ai drejtoi gjysmëfinalen e Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, ndërsa këtë vit ka arbitruar edhe përballjen mes Argjentinës dhe Zvicrës në Botërorin 2026.
Në sfidën Shqipëri-Finlandë, portugezi do të ndihmohet nga bashkëkombësit Luciano Maia dhe Hugo Marques, të cilët do të jenë asistentët e tij. Arbitër i katërt është caktuar João Gonçalves.
Ndërkohë, në dhomën e VAR-it do të jetë Tiago Martins, me Bruno Esteves në rolin e asistentit të tij. Kështu, UEFA i beson një trupe portugeze drejtimin e një prej sfidave të rëndësishme të kuqezinjve në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 November 2026, 19:03
SPANJE - Barcelona po shqyrton mundësinë për të përforcuar repartin defensiv gjatë merkatos së dimrit, duke kërkuar nj&...
Sport
10 November 2026, 17:58
SPANJE - Lamine Yamal po përgatitet të nisë një kapitull të ri në jetën personale, duke zgjedhur një prej pronave m&eum...
Sport
10 November 2026, 17:38
TIRANE - Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit&rdquo...
Sport
10 November 2026, 17:29
ANGLI - Formula 1 do ta mbyllë sezonin në Lindjen e Mesme. Pas ditëve të pasigurisë për shkak të konfliktit mes Iranit dhe Sh...
Sport
10 November 2026, 17:01
FRANCE - “Blutë” humbasin Marcus Thuram për ndeshjet e ardhshme, pasi sulmuesi i Interit është detyruar të largohet nga gr...
Sport
10 November 2026, 16:43
ITALI - Milani do të qëndrojë për shtatë ditë larg fushave stërvitore. Ruben Amorim ka vendosur t'u japë futbollist&eum...
Sport
10 November 2026, 16:34
ITALI - Azzurrët do të duhet të bëjë pa Nicolò Zaniolon në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kund&e...
Sport
10 November 2026, 16:21
ZVICER - Sipas raportit zyrtar të UEFA-s, Shqipëria ka arritur të kapë shifrën e 7.789 pikë për sezonin 2025/26, duke pë...
Sport
10 November 2026, 16:03
SPANJE - Joan García ndihet rehat me stilin e lojës së Barcelonës dhe linjën e lartë mbrojtëse të vendosur nga Hansi ...
Sport
10 November 2026, 15:52
ZVICER - Arsène Wenger mund të jetë një nga rivalët e Gianni Infantinos në zgjedhjet e ardhshme për president të FIFA...