LIVE UPDATES
Politike

Lista Studentore synon t'i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

Lista Studentore fitoi zgjedhjet në Serbi, duke mundur Partinë Përparimtare Serbe, e cila kishte qenë në pushtet për 14 vjet.

20 November 2026, 12:48 Nga G.M
Lista Studentore synon t'i rishqyrtojë marrëveshjet me
Anëtarë të Listës Studentore në një konferencë për media në Kuvendin e Serbisë, në Beograd, më 17 nëntor 2026.

Lista Studentore paralajmëron se do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit. Prishtina, ndërkohë, thotë se normalizimi i marrëdhënieve fillon me pranimin e realitetit.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe pavarësia e saj është e pakthyeshme”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës për Radion Evropa e Lirë (REL).

Lista Studentore fitoi zgjedhjet në Serbi, duke mundur Partinë Përparimtare Serbe, e cila kishte qenë në pushtet për 14 vjet. Në pjesën e programit kushtuar interesave kombëtare, Lista Studentore thotë se do ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe se nuk do ta lejojë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Me pranimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve në vitin 2023, Serbia u zotua se nuk do ta kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Palët u pajtuan edhe për planin e zbatimit të marrëveshjes. Marrëveshja parasheh që Kosova dhe Serbia të respektojnë integritetin territorial të njëra-tjetrës dhe t’i njohin simbolet kombëtare të njëra-tjetrës.

Lista Studentore paralajmëron gjithashtu se do t’i ndjekë penalisht të gjithë “përfaqësuesit përgjegjës të regjimit për të gjitha veprat e mundshme penale që lidhen me lidhjen dhe zbatimin e marrëveshjeve antikushtetuese në dëm të Serbisë”.

Çfarë thotë BE-ja?

Bashkimi Evropian, që ndërmjetëson dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, thotë se Serbia mbetet e detyruar t’i respektojë zotimet që ka marrë në dialog edhe pas ndryshimit të pushtetit.

“Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi nuk i ndryshojnë bazat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe as detyrimet që kanë marrë përsipër palët”, tha një zëdhënës i BE-së në një deklaratë për REL-in pas fitores së Listës Studentore.

BE-ja pret që Serbia të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialog, t’i përmbushë detyrimet e saj dhe të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Beogradi ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Që nga fillimi i dialogut më 2011, palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje për çështje si liria e lëvizjes, integrimi i gjyqësorit dhe i policisë, energjia elektrike, telekomunikacioni, njohja e diplomave dhe statusin e komunitetit serb në Kosovë. Çfarë tjetër parasheh programi i Listës Studentore? 

Çfarë thotë Kosova?

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë mund të arrihet vetëm nëse njohja e ndërsjellë është në qendër të procesit.

“Vetëm mbi këtë bazë mund të ndërtohen marrëdhënie evropiane të fqinjësisë së mirë. Mbetemi të përkushtuar ndaj një dialogu që ndihmon në arritjen e këtij qëllimi dhe i mundëson rajonit t’i kapërcejë tensionet e përsëritura dhe të ecë drejt paqes së qëndrueshme dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm”, tha Ministria.

Sipas Ministrisë, qëndrimi i Listës Studentore ndaj Kosovës mund t’i thellojë ndasitë që dialogu synon t’i kapërcejë.

“Premtimi i Listës Studentore për ripërtëritjen politike të Serbisë tingëllon jobindës kur programi i saj shpreh zyrtarisht të njëjtat ambicie territoriale që karakterizuan politikën e qeverisë së mëparshme ndaj Republikës së Kosovës. Ata e konsiderojnë vendin tonë pjesë të Serbisë, e përcaktojnë shprehimisht këtë si objektiv politik dhe premtojnë se do ta bllokojnë anëtarësimin tonë në organizata ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Petrov thotë se anulimi i marrëveshjeve që Serbia ka zbatuar është pothuajse i pamundur

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, Vlladan Petrov, tha në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë se, sipas tij, është pothuajse e pamundur të rikthehet gjendja para zbatimit të marrëveshjeve që Serbia ka arritur me Kosovën.

Petrov, i cili theksoi se po shprehte mendimin e tij personal, tha se Serbia do të kishte bazë kushtetuese për t’u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga dialogu vetëm nëse Gjykata Kushtetuese do ta ndryshonte qëndrimin e vitit 2014 dhe do t’i trajtonte marrëveshjet si traktate ndërkombëtare.

Në vitin 2014, Gjykata Kushtetuese e Serbisë hodhi poshtë kërkesën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Marrëveshjes së Parë të Brukselit. Gjykata e cilësoi atë marrëveshje politike, pa statusin e një traktati ndërkombëtar.

“Por, e përsëris, cilado qoftë natyra e tyre, Republika e Serbisë i ka zbatuar plotësisht prej kohësh, ndaj natyrshëm shtrohet pyetja se çfarë pasojash konkrete mund të sillte një vendim i tillë, edhe po ta marrim si hipotezë”, tha Petrov.

Pas fitores në zgjedhje, përfaqësuesit e Listës Studentore kërkuan dorëheqjen e disa drejtuesve të institucioneve, përfshirë Petrovin. Pse Gjykata Kushtetuese nuk e shqyrtoi kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Brukselit? 

Cili është qëllimi i rishqyrtimit të marrëveshjeve?

Bogolub Millosavleviq, profesor i së drejtës kushtetuese në Serbi, thotë se ende nuk është e qartë se si do t’i rishqyrtojë Lista Studentore marrëveshjet e arritura në dialogun me Kosovën dhe çfarë synon të arrijë me këtë rishqyrtim.

“Nuk besoj se do të ndërmerrej ndonjë hap që bie ndesh me synimet dhe planet e Listës Studentore për t’u afruar me Bashkimin Evropian. Rishqyrtimi [i marrëveshjeve në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën] duhet të ketë një qëllim, sepse pushteti i mëparshëm ka bërë gjithfarë gjërash”, tha ai për REL-in.

Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, e sheh paralajmërimin për rishqyrtimin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve si një thirrje për partneritet me BE-në dhe për një minimum respekti. Ai nuk pret që Lista Studentore t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Serbisë. Nga pikëpamja kushtetuese, Janjiq thotë se Kosovës dhe Serbisë do t’u shërbente një pauzë në dialog për të krijuar kushtet për partneritet dhe për ta vazhduar dialogun mbi baza të reja.

“Të mos nxitojmë. Le t’i hedhim themelet për vazhdimin e dialogut”, tha Janjiq. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 mbetet në fuqi, pasi askush nuk mund ta rishqyrtojë.

Artan Muhaxhiri, analist politik nga Prishtina, e cilëson qëndrimin e Listës Studentore ndaj Kosovës si një “narrativë populiste” që bie ndesh me synimet e Serbisë për t’u afruar me BE-në.

Sipas Muhaxhirit, Lista Studentore ka mundësi të sjellë “ndryshime thelbësore pozitive në shoqërinë serbe”. Por, ai thotë se Lista do ta humbiste këtë mundësi nëse zgjedh të “hyjë në një betejë irracionale dhe të humbur paraprakisht për ta ndryshuar historinë në kontekstin e Kosovës”.

“Suksesi i ideve të tyre përparimtare për transformimin emancipues politik dhe sociokulturor të Serbisë do të varet nga sa realiste do të jetë qasja e tyre ndaj proceseve më të vështira dhe më delikate. Marrëdhëniet me Kosovën do të duhej të ishin ndër përparësitë kryesore”, tha ai për REL-in.

Muhaxhiri i sheh zgjedhjet presidenciale në Serbi, që duhet të mbahen deri në fund të vitit, si shpjegimin e vetëm për qëndrimin e deritanishëm të Listës Studentore ndaj Kosovës. Sipas tij, dialogu nuk mund të vazhdojë nëse Lista Studentore nuk e ndryshon qasjen ndaj Kosovës./REL

lista studentore serbe

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...