LIVE UPDATES
Politike

"KLSH ka zbuluar se fonde  të pashfrytëzuara ekzistojnë, ndërsa familjet ende presin"/ Vangjeli: Edi Rama, ku kanë shkuar 1.16 miliardë eurot e rindërtimit?

Gjatë fjalës së saj, Vangjeli i kërkoi kryeministrit Rama të jetë transparencë për destinacionin e parave dhe arsyet pse, shtatë vite pas tërmetit, ka ende familje që presin në qiell të hapur.

20 November 2026, 12:35 Nga G.M
"KLSH ka zbuluar se fonde  të pashfrytëzuara
Genta Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe mungesë transparence në fondet e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019. Sipas saj, për periudhën 2019-2026 janë raportuar mbi 1.16 miliardë euro për rindërtimin, ndërsa të dhënat e KLSH-së tregojnë se realizimi i fondeve për tetëmujorin e vitit 2026 ishte vetëm 14.8%. Gjatë fjalës së saj, Vangjeli i kërkoi kryeministrit Rama të jetë transparencë për destinacionin e parave dhe arsyet pse, shtatë vite pas tërmetit, ka ende familje që presin në qiell të hapur.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Gjatë seancës plenare të kësaj jave, Kryeministri Edi Rama tha se ka një problem me rindërtimin në Bashkinë e Tiranës, sepse kjo Bashki ka dy vjet pa kokë. Ka dhe një problem tjetër kryeministër, sepse një shumë e madhe në dispozicion të strehimit dhe të rindërtimit nuk është vënë në lëvizje.

Tani, le të dëgjojë kryeministri dhe të gjithë shqiptarët çfarë evidencash dalin nga institucionet për procesin e rindërtimit gjatë qeverisjes së tij. Më 26 nëntor 2026 mbushen 7 vite nga tërmeti shkatërrues. Megjithatë, procesi i rindërtimit vijon të financohet në disa bashki të vendit, duke dëshmuar se ende nuk ka përfunduar.

1. Rindërtimi vijon të kërkojë financime shtesë edhe pas 7 vitesh.

Vetëm në dhjetor 2024 dhe dhjetor 2025, qeveria miratoi fonde të tjera për banesa individuale në Durrës, Kamëz, Mirditë, Shijak, Krujë dhe Vorë. Pra, problemi nuk kufizohet vetëm në Tiranë.

Dokumente provuese: VKM nr. 837, datë 26.12.2024; vendimi i datës 30.12.2025, fond shtesë 501,942,235 lekë.

2. KLSH ka evidentuar mungesë koordinimi dhe mangësi në planifikimin afatgjatë të fondeve.

Dokument: KLSH, Efektiviteti i programeve për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore 2019, f. 40–41.

3. Rindërtimi është miratuar pa mbulim të plotë financiar.

Deri në fund të vitit 2023, qeveria kishte miratuar projekte rindërtimi me vlerë 120.7 miliardë lekë, por financimi faktik ishte vetëm 91.3 miliardë lekë. Mbeteshin rreth 29.4 miliardë lekë për t’u siguruar. Për më tepër, për vitin 2025 nuk ishte planifikuar asnjë fond për rindërtimin, megjithëse kishte ende projekte të pambuluara financiarisht.

Dokument: KLSH, Raport mbi Zbatimin e Buxhetit të Shtetit 2023, f. 42, rubrika 2.1 – Fondi i Rindërtimit.-

4. Sipas të dhënave për 8-mujorin, realizimi financiar i vitit 2026 ishte vetëm 14.8% në nivel kombëtar.

Realizimi arriti vetëm 977 milionë lekë nga rreth 6.6 miliardë lekë fonde të disponueshme, ose 14.8%. Nga kjo shumë, vetëm 285 milionë lekë ishin investime kapitale.

Dokument: Ministria e Financave, Relacioni i Projektbuxhetit 2027, f. 98.

5. Më e rëndësishmja, nga deklarimet dhe raportimet zyrtare të Ministrisë së Financave dhe KLSH-së, gjatë periudhës 2019–2026, janë raportuar për rindërtimin mbi 104.7 miliardë lekë ose rreth 1.16 miliardë euro.

– 2019: 540 milionë lekë, sipas deklarimit të ministres së Financave në Kuvend.

Dokument: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, 30.03.2023, Fjala e ministres Delina Ibrahimaj në interpelancën parlamentare për procesin e Rindërtimit, paragrafi që fillon me ‘Nëse do të ndaleshim te alokimet sipas viteve…’.

– 2020–2024: 100,030 miliardë lekë financim faktik, kundrejt 122,794 miliardë lekëve kosto të projekteve të miratuara me VKM. Diferenca prej 22,764 miliardë lekësh nuk ishte pasqyruar siç duhet në planifikimin buxhetor për vitet pasuese.

Dokument: KLSH, Raport përfundimtar auditimi mbi planifikimin dhe zbatimin e buxhetit të vitit 2024 në Ministrinë e Financave, tetor 2025, f. 163, kreu C – Fondi i Rindërtimit.

– 2025: Nga 9.045 miliardë lekë fonde të disponueshme u realizuan 3.157 miliardë lekë. Realizimi ishte 63.1% i fondit të planifikuar prej 5 miliardë lekësh, ndërsa 3.2665 miliardë lekë rezultonin të pashpërndara.

Dokument: KLSH, Raporti mbi Zbatimin e Buxhetit të Shtetit 2025, seksioni B.4.5, f. 67, Tabela e Fondit të Rindërtimit dhe tabela e realizimit sipas burimit.

– Janar–gusht 2026: U realizuan 977 milionë lekë, të ndara në 285 milionë investime kapitale, 8 milionë shpenzime operative dhe 684 milionë transferta për familjet.

Dokument: Projektbuxheti 2027, f. 98, Tabela 26, Fondi i Rindërtimit.

6. Miliarda lekë janë shpenzuar për bonusin e qirasë, por ende mungon transparenca për familjet e pastreha.

Dokument: Ministria e Financave, deklarimi në Kuvend, 30.03.2023, pjesa për bonusin e qirasë.

7. KLSH ka evidentuar gjithashtu shpërndarje joefektive të fondeve në Tiranë.

Për periudhën 2020–2021, fondet e alokuara për infrastrukturën ishin 271% e nevojave të vlerësuara nga PDNA, ndërsa fondet për banesat mbulonin vetëm rreth 11% të nevojave.

Dokument: Raporti i auditimit të KLSH-së për rindërtimin, f. 47–48.

8. Mangësi në administrimin e bonusit të qirasë në Durrës.

Nga 922 familje të shqyrtuara, për 68 nuk ishin kryer ende inspektimet për verifikimin e dëmeve në banesa. Janë evidentuar edhe familje me banesa të pabanueshme që plotësonin kushtet për bonus, por nuk e përfitonin.

9. Si dhe mungesë transparence në nivel vendor.

KLSH evidentoi se faqet zyrtare të Bashkive Tiranë dhe Durrës nuk përmbanin informacionin e nevojshëm për procesin e rindërtimit.

Prandaj, në vend të retorikës boshe, Kryeministri duhet të dalë para shqiptarëve dhe të tregojë:

1. Ku kanë shkuar miliardat e shpenzuara dhe pse realizimi faktik i fondeve mbetet kaq i ulët?

2. Sa banesa janë përfunduar dhe dorëzuar realisht në çdo bashki deri sot?

3. Pse janë ndërprerë bonuset e qirasë për familje që ende nuk kanë zgjidhje strehimi?

4. Ku kanë përfunduar fondet e papërdorura dhe kush mban përgjegjësi për mosrealizimin e tyre?

Nëse pengesa e rindërtimit është vetëm mungesa e një kryetari bashkie, kush e shpjegon realizimin prej vetëm 14.8% të Fondit të Rindërtimit në nivel kombëtar? Faji i kujt është që një shumë e madhe në dispozicion të strehimit dhe të rindërtimit nuk është vënë në lëvizje?

Shtatë vite pas tërmetit, shqiptarët janë lodhur me justifikime. Qeveria jo vetëm që duhet të japë llogari, por të mbajë përgjegjësi për fondet e miratuara, institucionet që i kanë administruar dhe banesat që u janë premtuar qytetarëve./Dosja.al

genta vangjeli

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...