22 November 2026, 07:50
Nga G.M
Emmanuel Macron
FRANCA- Presidenti francez Emmanuel Macron po shqyrton mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës për të vendosur kufizime më të forta mbi borxhin publik dhe shpenzimet shtetërore. Nisma synon të vendosë një disiplinë më të rreptë fiskale në një kohë kur Franca përballet me deficit të lartë buxhetor, rritje të borxhit dhe përplasje politike për miratimin e buxhetit të vitit 2027.
Sipas planit që po shqyrtohet, Macron mund të thërrasë Kongresin e Parlamentit francez në janar, ku deputetët dhe senatorët do të mblidheshin së bashku në Versajë për të diskutuar një rishikim të mundshëm kushtetues. Në qendër të propozimit është vendosja e një të ashtuquajturi "rregull i artë" fiskal, i cili do të detyronte qeveritë të respektonin objektiva shumëvjeçarë për menaxhimin e financave publike.
Në këtë mënyrë, buxhetet vjetore të shtetit dhe të sistemit të sigurimeve shoqërore do të duhej të përputheshin me një plan afatgjatë për uljen graduale të deficitit dhe stabilizimin e borxhit. Një mekanizëm i tillë do të kufizonte hapësirën e qeverive të ardhshme për të marrë vendime buxhetore që devijojnë nga objektivat e përcaktuara fiskale. Ideja nuk është e re. Një propozim i ngjashëm ishte paraqitur në vitin 2011, por nuk arriti të miratohej.
Këtë herë, kryeministri Sébastien Lecornu thuhet se ka nisur konsultimet me aktorë të ndryshëm politikë për të shqyrtuar mundësinë e rikthimit të reformës.Për miratimin e një ndryshimi kushtetues përmes Kongresit kërkohet shumica prej tre të pestash e votave të vlefshme, pasi teksti të jetë miratuar paraprakisht nga të dyja dhomat e Parlamentit. Nisma ka marrë mbështetje nga Tubimi Kombëtar, partia e së djathtës ekstreme, e cila ka propozuar më herët kufizime të ngjashme për shpenzimet dhe borxhin publik.
Kreu i partisë, Jordan Bardella, ka deklaruar se grupimi i tij do ta mbështesë ndryshimin kushtetues nëse ai përputhet me propozimet e tyre për ndalimin e planeve buxhetore që rrisin më tej borxhin kombëtar. Edhe Marine Le Pen ka kërkuar prej kohësh vendosjen e kufizimeve më të forta mbi financat publike, duke e bërë disiplinën fiskale një nga temat kryesore të debatit politik përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027.
Deficiti dhe borxhi, në qendër të shqetësimeve
Franca po përballet me një situatë të vështirë financiare. Deficiti buxhetor parashikohet të arrijë në 5.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2026, ndërsa qeveria synon ta ulë atë në 5% gjatë vitit 2027.
Megjithatë, realizimi i këtij objektivi mbetet i pasigurt, për shkak të mungesës së konsensusit politik dhe vështirësive për miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm. Rritja e borxhit publik dhe mosmarrëveshjet mes forcave politike kanë shtuar shqetësimet për qëndrueshmërinë financiare të vendit.
Nëse Macron vendos ta çojë përpara këtë iniciativë, ajo mund të përbëjë një nga ndërhyrjet e tij të fundit të rëndësishme politike përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse presidenti do të thërrasë Kongresin në janar dhe nëse do të sigurojë shumicën e nevojshme për ndryshimin kushtetues./Dosja.al
Emmanuel Macron
Bota
22 November 2026, 07:48
G.M
Foto ilustruese
GUATEMALË- Një trafikant i dyshuar meksikan i drogës, i kërkuar nga autoritetet amerikane për lidhje me një orga...
Bota
22 November 2026, 07:42
G.M
pamje
INDONEZI- Një zjarr masiv ka përfshirë një fabrikë ëmbëlsirash në Indonezi, duke shkaktuar të pakt&e...
Bota
22 November 2026, 07:29
G.M
foto ilustruese
SHBA- Një tjetër grup prej 25 migrantësh të deportuar nga Shtetet e Bashkuara ka mbërritur në Liberi, n&e...
Bota
22 November 2026, 07:28
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar lidhur me sulmin e dyshuar kibernetik ndaj Byrosë Federale të Hetimit (FBI), d...
Bota
21 November 2026, 23:03
E.d
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar se Partia Progresive Serbe mund të mos marrë ...
Bota
21 November 2026, 22:43
E.d
EVROPA- Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e disa vendeve evropiane për të protestuar kundër rritjes së &cce...
Bota
21 November 2026, 22:31
E.d
Pamje
PALESTINA- Tre persona humbën jetën ditën e sotme, pasi një dron izraelit goditi një furgon që transportonte ndihma ...
Bota
21 November 2026, 22:23
E.d
Foto ilustruse
UKRAINA- Një central bërthamor në Ukrainë ka ulur prodhimin e energjisë elektrike pasi dy linja të transmeti...
Bota
21 November 2026, 21:48
E.d
Pamje
IRAN- Një sulm iranian ka shkaktuar zjarr në një objekt industrial civil në Bahrein, duke vënë në alarm autoritetet e...
Bota
21 November 2026, 21:37
E.d
Pamje nga sulmet
MEKSIKA- 11 persona kanë humbur jetën gjatë përplasjeve të armatosura në shtetin Sinaloa të Meksik&eu...