21 November 2026, 23:03
Nga E.d
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar se Partia Progresive Serbe mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke argumentuar se në kushtet aktuale nuk ka kuptim të garojë. Kreu i grupit parlamentar “Serbia Wins” deklaroi të shtunën, më 21 nëntor, në një intervistë për televizionin Informer, se pjesëmarrja e SNS-së në garën presidenciale mbetet e pasigurt.
Megjithatë, Vuçiç theksoi se vendimi përfundimtar nuk varet vetëm prej tij, pasi Asambleja e partisë mund të vendosë që SNS të hyjë në garë edhe kundër vullnetit të tij.
“Në këto kushte, nuk ka kuptim të marrim pjesë”, u shpreh Vuçiç.
Sipas tij, shumica qeverisëse mund të mbështetet te rreth dhjetë kandidatë të vegjël, të cilët do të hynin në garë për t'i dhënë procesit zgjedhor legjitimitet. I pyetur për kandidatët e mundshëm të opozitës, Vuçiç përmendi dy emra, Saçiç dhe Katarina Sçepanoviç, duke pretenduar se pas kësaj strategjie qëndron një skenar politik. Deri në momentin e publikimit të lajmit, personat e përmendur dhe përfaqësuesit e Listës Studentore nuk kishin reaguar ndaj deklaratave të tij.
Vuçiç bëri të ditur se SNS do të zhvillojë konsultime të hënën, më 23 nëntor, për të diskutuar nëse partia do të marrë pjesë në zgjedhje dhe cilat do të jenë kushtet e saj. Ai iu referua gjithashtu mundësisë që përfaqësuesit e SNS-së të marrin vende në komisionet parlamentare, duke përmendur rregullat e Këshillit të Evropës.
Ndërkohë, zgjedhjet presidenciale në Serbi ende nuk janë shpallur zyrtarisht. Kryetari i Kuvendit dhe ushtruesi i detyrës së presidentit, Aleksandar Çupiç, deklaroi më 20 nëntor se zgjedhjet pritet të shpallen brenda afatit ligjor, jo më vonë se 27 nëntori. Sipas legjislacionit serb, nga shpallja e zgjedhjeve deri në ditën e votimit duhet të kalojnë të paktën 30 dhe jo më shumë se 60 ditë./Dosja.al
Aleksandër Vuçiç
Bota
21 November 2026, 22:43
E.d
EVROPA- Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e disa vendeve evropiane për të protestuar kundër rritjes së &cce...
Bota
21 November 2026, 22:31
E.d
Pamje
PALESTINA- Tre persona humbën jetën ditën e sotme, pasi një dron izraelit goditi një furgon që transportonte ndihma ...
Bota
21 November 2026, 22:23
E.d
Foto ilustruse
UKRAINA- Një central bërthamor në Ukrainë ka ulur prodhimin e energjisë elektrike pasi dy linja të transmeti...
Bota
21 November 2026, 21:48
E.d
Pamje
IRAN- Një sulm iranian ka shkaktuar zjarr në një objekt industrial civil në Bahrein, duke vënë në alarm autoritetet e...
Bota
21 November 2026, 21:37
E.d
Pamje nga sulmet
MEKSIKA- 11 persona kanë humbur jetën gjatë përplasjeve të armatosura në shtetin Sinaloa të Meksik&eu...
Bota
21 November 2026, 20:54
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Departamenti Amerikan i Bujqësisë (USDA) është bërë objekt i një sulmi kibernetik, gjatë t&e...
Bota
21 November 2026, 20:44
E.d
Jair Bolsonaro
BRAZIL- Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në repartin e kujdesit intensiv në një spital në...
Bota
21 November 2026, 20:33
E.d
Pamje
PERU- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 të shkallës Richter ka goditur pjesën qendrore të Perusë t&eum...
Bota
21 November 2026, 20:25
E.d
Foto ilustruse
BAHERIN- Ministria e Brendshme e Bahreinit ka lëshuar një paralajmërim për një kërcënim të mundshë...
Bota
21 November 2026, 20:18
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Shumica e fluturimeve të planifikuara në Aeroportin e Brukselit pritet të anulohen ditën e hënë, pë...