Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Bota
Mbyllen dy linja të transmetimit të energjisë në një central bërthamor në Ukrainë, IAEA ngre alarmin për sigurinë
Në njoftimin e publikuar në platformën X, agjencia nuk bëri të ditur emrin e centralit bërthamor të prekur, por konfirmoi se ndërprerjet në furnizimin me energji kanë ndikuar në funksionimin e tij, duke e detyruar të reduktojë prodhimin.
21 November 2026, 22:23Nga E.d
Foto ilustruse
UKRAINA- Një central bërthamor në Ukrainë ka ulur prodhimin e energjisë elektrike pasi dy linja të transmetimit të energjisë u mbyllën, me dyshimet se ndërprerja lidhet me aktivitetin ushtarak në zonë. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), e cila njoftoi se njëra prej dy linjave të transmetimit vijon të jetë jashtë funksionit.
Në njoftimin e publikuar në platformën X, agjencia nuk bëri të ditur emrin e centralit bërthamor të prekur, por konfirmoi se ndërprerjet në furnizimin me energji kanë ndikuar në funksionimin e tij, duke e detyruar të reduktojë prodhimin.
Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-s, Rafael Grossi, përsëriti thirrjen për përmbajtje nga palët e përfshira në konflikt, duke paralajmëruar se përkeqësimi i gjendjes së rrjetit energjetik mund të rrezikojë sigurinë bërthamore. Ndërprerjet e përsëritura të furnizimit me energji në objektet bërthamore përbëjnë një shqetësim serioz, veçanërisht në kushtet e konfliktit të vazhdueshëm ushtarak në Ukrainë./Dosja.al