4 November 2026, 17:27
Nga G.M
J.D. Vance
SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance, ka reaguar pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke identifikuar luftën si një nga arsyet kryesore që çuan në largimin e votuesve nga Partia Republikane.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në një reagim publik, Vance theksoi se një pjesë e konsiderueshme e amerikanëve që kishin mbështetur Donald Trumpin në zgjedhjet e vitit 2024, këtë herë vendosën të votojnë për demokratët.
Sipas tij, problemi nuk ishte pjesëmarrja e ulët e republikanëve në zgjedhje, por fakti se shumë prej mbështetësve të tyre u paraqitën në qendrat e votimit dhe zgjodhën kundërshtarët politikë.
Katër arsyet që larguan votuesit nga republikanët
Vance renditi katër çështje kryesore që, sipas analizave të kryera nga republikanët, ndikuan në ndryshimin e qëndrimit të votuesve:
Përfundimi i luftës dhe konflikteve që përfshijnë SHBA-në.
Ulja e kostos së jetesës dhe përballimi i inflacionit.
Rikthimi te politika “Amerika e Para”.
Ndryshimi i marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Izraelin.
.Ai pranoi se këto shqetësime përfaqësonin një pjesë të madhe të pakënaqësisë së votuesve që më parë kishin mbështetur Trumpin.
“Votuesit tanë shkuan në votime, por nuk votuan për ne”, ishte një nga përfundimet kryesore të analizës së tij.
Zëvendëspresidenti amerikan u ndal edhe te ndikimi i luftës në rezultatin zgjedhor, duke e cilësuar atë si shkakun kryesor të humbjes. Sipas tij, konflikti, së bashku me vështirësitë ekonomike dhe pakënaqësinë ndaj politikës së jashtme amerikane, ndikuan drejtpërdrejt në vendimin e qytetarëve.
Vance përmendi gjithashtu se edhe këshillat për një zgjidhje diplomatike të konfliktit rezultuan të drejta, pavarësisht kritikave që ishin bërë më herët ndaj këtij qëndrimi. Në fund të reagimit, ai pranoi se votuesit e pakënaqur kishin arsye për të kritikuar drejtimin e partisë, duke u shprehur se paralajmërimet e tyre nuk ishin marrë mjaftueshëm seriozisht.
Megjithatë, Vance u shfaq optimist për të ardhmen politike të Shteteve të Bashkuara, duke bërë thirrje që pakënaqësia e votuesve të shërbejë si pikënisje për ndryshimin e kursit të Partisë Republikane./Dosja.al
donald trump J.D. Vance
Bota
4 November 2026, 17:11
G.M
foto ilustruese
TURQI- Turqia ka reaguar ndaj raportit të Komisionit Evropian për procesin e saj të integrimit, duke akuzuar Bashkimin E...
Bota
4 November 2026, 17:08
G.M
protesta ne France
FRANCA- Franca pritet të përballet me një tjetër valë protestash dhe grevash, ku parashikohet që nga 5...
Bota
4 November 2026, 16:51
G.M
Marrëveshje të pazbatuara, dialog i bllokuar politik dhe kritika të reja nga Bashkimi Evropian. Në raportet e sivjetme të progresit, K...
Bota
4 November 2026, 16:33
G.M
te miturit
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Pensilvani të SHBA-së, ku një 42-vjeçar dyshohet se...
Bota
4 November 2026, 16:29
G.M
pamje
HUNGARI- Hungaria ka ndërmarrë një hap historik duke publikuar dhjetëra mijëra dokumente të shërbimeve sekrete...
Bota
4 November 2026, 16:13
G.M
TURQI- Komisioni Evropian ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Turqisë, duke ngritur shqetësime për zhvillimet në Egje, Mesdheun Lindor d...
Bota
4 November 2026, 16:08
G.M
Avioni i kompanisë Air Serbia, i cili të martën në mbrëmje u kthye në Beograd gjatë fluturimit për në Moskë p...
Bota
4 November 2026, 15:54
G.M
Fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara pritet ta ndryshojë balancën e pushtetit në Kongr...
Bota
4 November 2026, 15:26
G.M
Autoritetet ukrainase po vëzhgojnë tetë cisterna që transportojnë mbi 300.000 tonë dizel rus dhe që mund të jenë n...
Bota
4 November 2026, 15:16
G.M
pamje
MALAJZI- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Malajzi, ku një person i dyshuar për vjedhje, teksa po ndiqej n...