1 November 2026, 13:03
Nga G.M
Aleksandar Vuçiç dhe Viktor Orban
SERBI- Ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiç priti sot në Beograd ish-kryeministrin hungarez Viktor Orban, pasi të dy humbën pushtetin në vendet e tyre brenda shtatë muajsh nga njëri-tjetri. Kujtojmë se Viktor Orban, pas 16 vitesh në pushtet, humbi ndaj Peter Magyar të TISA-s në prill të këtij viti, ndërsa sundimi 14-vjeçar i Aleksandar Vuçiç përfundoi gjashtë ditë më parë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 25 tetor.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ish-presidenti i Serbisë e priti Orbanin në shtëpinë e prindërve të tij pranë Beogradit. Gjatë takimit, ai theksoi se, pavarësisht humbjeve zgjedhore, ata nuk e kanë humbur dinjitetin e tyre dhe as miqësia e tyre nuk është dëmtuar.
“Jam shumë i lumtur që mund të pres Viktor Orbanin, mikun tim të ngushtë, vëllain tim. Do të kalojmë shumë mirë këtu, në shtëpinë e babait tim, jo shumë larg Beogradit. Dhe po, të dy humbëm së fundmi në zgjedhje, por nuk e kemi humbur dinjitetin, krenarinë apo besimin tonë. Mirë se erdhe, Viktor”, tha Vuçiç në një video që postoi në Instagram.
"Miqtë mbeten gjithmonë miq, dhe miqtë e vërtetë bëhen edhe më të afërt në kohë të vështira. Mund të jesh i sigurt, Aleksandër, se unë jam gjithmonë në anën tënde. Për më tepër, ti e di se ishte më shumë sesa thjesht një miqësi midis nesh të dyve. Ishte një sukses i madh - përmirësimi i marrëdhënieve, madje vëllazërisë, midis Serbisë dhe Hungarisë, midis serbëve dhe hungarezëve. Unë mbetem i përkushtuar për të vazhduar në këtë rrugë", tha ish-kryeministri hungarez.
Orban tha se shpreson që serbët dhe Serbia do të kenë sukses në të ardhmen dhe i uroi gjithë të mirat Vuçiçit, familjes së tij dhe popullit serb.
"Zoti e bekoftë familjen tuaj, popullin tuaj dhe juve", tha Orban.
Vuçiç, duke përqafuar Orbanin, e përfundoi postimin me mesazhin: "Do të kthehemi!"/Dosja.al
Aleksandar Vuçiç Viktor Orban
Bota
1 November 2026, 12:32
G.M
Qytetarët e mbledhur mbajnë 16 minuta heshtje në tubimin përkujtimor para stacionit hekurudhor në Novi Sad, 1 nëntor 2026.
 ...
Bota
1 November 2026, 11:23
G.M
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se nuk njohin asnjë të burgosur politik që është liruar nga trajtimi i detyruesh&...
Bota
1 November 2026, 10:57
G.M
pamje
PORTUGALI- Policia në Portugali ka ndërhyrë për të shpërndarë kampin e protestuesve në Lisbonë, ku ishin ng...
Bota
1 November 2026, 10:52
G.M
Xi Jinping
KINA- Partia Komuniste e Kinës ka miratuar një paketë të re masash për të rritur disiplinën dhe kontrolli...
Bota
1 November 2026, 09:51
G.M
pamje
GJERMANI- Protestat masive të të rinjve në Gjermani kundër rritjes së kostos së jetesës, shkurtimeve në a...
Bota
1 November 2026, 09:45
G.M
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në Atlanta, më 31 tetor 2026: “Nuk po pretendojmë se jemi në prag të një marr&eu...
Bota
1 November 2026, 09:10
G.M
viktima
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Nju Jorkun, ku një 28-vjeçare është sulmuar me thikë në q...
Bota
1 November 2026, 08:54
G.M
pamje
FRANCA- Protestat masive në Francë dhe Gjermani kundër rritjes së kostos së jetesës, problemeve në arsim dhe për...
Bota
1 November 2026, 08:40
G.M
viktima
QIPRO- Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Limasolit në Qipro, ku një 43-vjeçar me origjin&eum...
Bota
1 November 2026, 08:10
G.M
raketa
KORE E VERIUT- Koreja e Veriut ka kryer një test të ri ushtarak, duke provuar një kokë luftarake me municione thërrmuese p&eum...